Ish-kreu i SHISH: Amerikanët më sollën informacion për korrupsionin e bërë nga një kryeministër shqiptar

9 Korrik 2019, 21:31Politika TEMA

Ish-kreu i SHIK-ut, Fatos Klosi u pyet se çfarë ndodh kur drejtuesi i shërbimit informativ ka në dorë informacione për afera të kryeministrit, duke qenë se jep llogari tek ky i fundit.

I ftuar në emisionin “Provokacija” në ABC News, Klosi tha se ka pasur informacione të tilla dhe kjo është një situatë e paparashikuar nga ligjet e vendit.

Mustafa Nano: Çfarë ndodh nëse strukturave të SHIK-ut i bie në dorë një informacion shumë i rëndësishëm, i cili flet për afera korruptive të kryeministrit. Çfarë ndodh?

Fatos Klosi: Po. Më kanë rënë mua. Ça do ndodhë? Kam ngelur unë në këtë rrethanë.

Mustafa Nano: Ti në këtë rrethanë si kryetar i SHIK-ut nuk e informon kryeministrin?

Fatos Klosi: Jo, unë nuk e kam informuar. Por i kam pyetur ata që e sollën informacionin, kanë qenë amerikanët.

Mustafa Nano: Fjala ishte për kë kryeministër?

Fatos Klosi: Për një kryeministër.

Mustafa Nano: Po ju një kryeministër keni pasur.

Fatos Klosi: Tre, kështu që e kam më kollaj për t’u fshehur. Ia çova presidentit.

Dhe presidenti tha “po unë ça ta bëj këtë”, fjalë për fjalë.

Është një rast që nuk është parashikuar gjëkundi në ligjet tona.

Në qoftë se mendohet se është i korruptuar kryeministri është skandal, nuk shtrohet problemi ça bën SHIK-u.

Kemi ardhur në një vend ku shteti nuk i ka parashikuar këto gjëra.

12 komente në “Ish-kreu i SHISH: Amerikanët më sollën informacion për korrupsionin e bërë nga një kryeministër shqiptar”

  1. USA says:

    Mbaji infot o klos te kane thene per ate kryeministe qe I ka xhepat te shputat kembeve. Ruaje o lolo.

  2. lesh e li says:

    Cfare bere me informacionin, or palluqe. E arkivove apo fshive menderen me te?

  3. Sulioti says:

    Fatos Nanoja ka qene i korruptuar koke e kembe.Dhe nji shishe birre ti jepje te linte celsat e zyres.Dhe nusen Asfalia greke ja beri ne Janine.

  4. A. Z. says:

    Mendoj se duhet t’ja dërgoje prokurorit të përgjithshëm. Kryeministri nuk është i imunizuar nga krimi i korrupsionit e për rrjedhojë mund të akuzohej pasi të sigurohenshin provat.
    Nëse nuk lejohej përgjimi i kryeministrit, mund të viheshin në përgjim dhe të ndiqeshin bashkëpunëtorët e tij në këtë aferë.
    Arrestimi i këtyre të fundit pas sigurimit të provave do të çonte në akuzë edhe kryeministrin.

  5. Rozafa @ yahoo.com says:

    Ky eshte personi me idiot qe pretendon se njeh aktivitetin e sherbimit inteligjent thjesht nje noter djetash….., ne krye te ketij sherbimi kane qene edhe njerez ekselent dhe nuk bejne asnje prononcim……….Sherbimi eshte ne nivelin e strukturave te tjera shteterore, sepse te tille e ka deshiruar politika…… Aleatet perndimor e kane si asetin me te cmuar te sigurise kombetare me kuader ligjor te mirpercaktuar me vartesi te nje´ Keshilli te posacem parlamentar´ me te cilin nuk luhet e behet asnje kompromis nga askush me emer te pervecem……ti lesh keto sherbime ne duart e kryeministrave e presidenteve opo te ketij titullari ESHTE inegzistente……………………

  6. SSH says:

    Dihet qe e ka boterisht me Nanon, nga qe Nano e konsideronte si njeri pa bosht, thashethemaxhi tavolinash, jo shume te zgjuar dhe inkompetent per detyren qe i kishte ngaruar President, thjesht se e kishte shok.
    Pastaj absurditete te tiilla qe amerikanet i jepnin ketij provat e korrupsionit te kryeministrit, Jane ne te njejtin nivel me hajvanlleqet e Berishes.
    Ky kishte vetem zyren, se sherbimi sekret nuk egzistonte. Te ringrish nje sherbim sekret dhe ushtri pas katastrofave si ajo e 1997, duhen minimumi dy dekada.
    Ishte ky motivi qe nje inkompetent i tille merrej gjithe diten me thashetheme tavolinash dhe Shqiperia me Kosoven ishin ne humnere.
    Amerikanet nese kane informacione te tilla korrupsioni, qe duken sheshit tek politikanet shqiptare dhe jetà e tyre luksoze, ose i perdorin per shantazh osé ja kalojne prokurise permes medias osé ju shkon mire se keshtu vjedhin te gjithe perfshire edhe amerikanet dhe kontrollojne Shqiperine me dobica te korruptuar qe i mbajne prej hunde.
    Pse duhet ti jepnin ketij prova te tilla dhe cfare prisnin prej ketij qe parazitonte ne zyre dhe tavolina baresh dhe qe ishte askushi, kjo nuk ka asnje kuptim logjik.

  7. patrioti says:

    O të pjerdhsha në vesh .
    Si thu ti nuk ishte parashiku . Nuk kishte LIGJ . Po pse Hajdutët janë të ndarë me kategori . Po pse për një lapangjoz hajdut ordiner , ngrehen dyzet policë , prokurorë , etj në këmbë , si dhe për çdo hajdut e kriminel kështu veprohet dhe është vepru . Nuk dije zotnija jote me ja relatu direkt prokurorit ma të parë , si dhe ta ndiqje deri në fund . Apo , ma mirë ta mbaje si “AS” ndën mëngë . Hajde PATRIOT hajde .
    Hajde kryetar SHIK-u , hajde . Ta kam thënë se SHIK-u jot do kishte zili Sali Berishën për informacionin që zotëronte dhe me të cilin vepronte .

  8. Cudia says:

    Prandaj ka ecur Shqiperia cdo 10-vjecar. Ti bejme ligjet qe te vjedhim dhe te jemi te nderuar…. Populli e do Ilir Meten ne burg. I ndrihte shpirti Dritan Priftit.

  9. NocRrokHajdarsala says:

    Pa tjeter qe per Tos Nanon behet fjal.
    Por,nji gje tingllon e pahijshme gjer ne poshtersi.
    Kur Sala ben te 99 at ,madje vret t pafajshem n mes t rruges diten me diell,dhe ketcnon se do i shumfishoj te vraret,apo kur ben puç me dhun per marrje pushteti,amero-europianet jo vetem qe s bzajn,por edhe kercnojn qeverin shqiptare “me prerje ndihmash”
    Kur Tos Qyqari,i burgos politik nga Sal Katunari,don me bo nanji qindark si revansh per vitet e burgut,ai menjeher denencohet spiunohet nga amerikant si korrupt!!
    Dobëll standarti ben muuuuu…
    A ka korrupsjon me t madh sesa t perkrahesh vrasesin dhe t luftosh nji shites geshtenjash ke dera shkolles tetvjecare,”pse s ka licenc”!?
    Kshtu tingllo ky muhabet.
    Po,kan ardh koh t kqija
    Shqiptart e kuptun qe bota demo perndimore osht krim korrupsjon,prandaj edhe i kan fut kemben gazit n marrsh t gjasht tu shpejtu “me fitu kohen e humbur”
    Kush s bo krim korrupsjon perfundo morracak.

  10. Sqepari says:

    Ore majmun pa burrni, pse beni si te mencur kur nuk permendni emrin e kryeministrit? Frikacak!

  11. Klosi thote per “Një” nga “Tre” KM, por le te nenkuptohet per të Tre “Balozë” si KM, Nano+Meta+Berisha… Ai eshte Profesor Fizike dhe luan bukur me “Një” nga “Tre”, cfare i kane thene Ata pertej Atlantikut, qe nxirr “Një” dhe dalin te “Tre”… Amerikanet tani po futen plotesisht dhe fuqishem per pastrimin minimal te dy me hajdutet dhe kriminelet pas renies se Komunizmit, si Berisha + Meta.

  12. Doni says:

    Eshte Fatos Nano per aferen e Sheratonit. Ja tha Mejdanit, Berishes, Rakipit dhe kreut te KLSH (Mustafa). Pasi ja tha Nano beri marreveshje me Berishen dhe Klosi, Mejdani, Rakipi dhe Mustafa u shkarkuan. U vune njerez qe do i mbronin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje