PRAPASKENAT: Ilir Meta thyen bojkotin e Tiranës dhe Prishtinës për të nderuar aleatin e ngushtë të Putinit në Ballkan

9 Korrik 2019, 11:32Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Mediat shqiptare po e trajtojnë si një eveniment thjesht polemizues vajtjen e Ilir Metës në Samitin e Jahorina-s në Bosnje, ku pritet të takohen disa liderë ballkanikë.

Në fakt, është më shumë se kaq, dhe përbën një zhvillim politik tejet të rëndë dhe dukshëm një devijim politik i sjelljes euro-atlantike të Shqipërisë.

Bosnjë-Hercegovina është një shtet federal që drejtohet nga një qeveri e përbashkët e tre strukturave etnike dhe administrative: asaj boshnjake, serbe dhe kroate.

Boshnjakët dhe kroatët janë në një strukturë të përbashkët, ndërsa Republika Srbska është struktura tjetër thuajse autonome.

Qeveria Federale nuk ka shumë kompetenca në territor, përveç policisë, mbrojtjes dhe diplomacisë, kurse Presidenca ka edhe më pak.

Presidenca e vendit përbëhet nga tre persona: Milorad Dodik, lideri i Republika Srbska, Zheljko Komshiç, që është i zgjedhur i kroatëve për të përfaqësuar etnitetin në Presidencë, dhe Shefik Xhaferoviç, që përfaqëson boshnjakët.

Dy të fundit nuk janë figura eminente politike, kurse Dodik është shumë i rëndësishëm, pasi përveçse përfaqëson liderin kryesor të Republika Srpska, është edhe aleati më i ngushtë, më i ngushti fare, thuajse sa Sllobodan Millosheviçi, i Moskës zyrtare dhe i Vladimir Putinit në Ballkan.

Moska ka zgjidhur qesen për Dodikun dhe i financon policinë speciale, konsorciumet e naftës dhe gazit e të tjera ente, që mbajnë në këmbë një projekt politik anti-perëndimor dhe anti-NATO në rajon.

Milorad Dodik është kundër anëtarësimit të Bosnjë-Hercegovinës në NATO.

Dodik ka thirrur samitin e Jahorina-s. Jahorina është pjesë e bashkisë së Pale-s, apo çerdhja politike e shtabit të Radovan Karaxhiçit dhe Ratko Mlladiçit gjatë luftës së Bosnjës.

Sot pjesë e Republika Srbska-s dhe e administruar nga Dodik.

Samitin e Jahorina-s e ka bojkotuar në mënyrë demonstrative presidenti i Republikës të Kosovës Hashim Thaçi, me argumentin se “ftesa denigruese e kryetarit aktual të kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës e bën të pamundur pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e Kosovës në këtë takim”.

Pas Prishtinës, edhe Tirana zyrtare me zërin e shefit të diplomacisë në detyrë, Genc Gakaj, shpalli bojkotin.

Cakaj tha  se se “trajtimi nga organizatorët në drejtim të Kosovës është i papranueshëm dhe shkon kundër synimit për të krijuar një atmosferë besimi, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe stabilitet”.

Por çuditërisht edhe përkundrejt këtyre vendimeve, Ilir Meta vendosi të shkojë në Jahorinë, duke thyer fort, demonstrativisht, qëndrimin e dy kancelarive shqiptare për ta bojkotuar samitin e Jahorinës.

Pse e bëri Ilir Meta këtë gjest? Padyshim që do të duhet ta shpjegojë, por fakt është se ky veprim i jep Milorad Dodikut, aleatit më të ngushtë të Putinit dhe sivëllait politik të Aleksandër Vuçiçit, një armë të fortë.

Që presidenti i Shqipërisë refuzon qëndrimet politike të Tiranës dhe Prishtinës dhe mbështet Dodikun.

Dhe jo thjesht në mënyrë indirekte por të drejtpërsëdrejt Ilir Meta kthehet në sponsor politik të aleatit të Vladimir Putinit në rajon.

Samiti i Jahorinës, i organizuar nga presidenca e Dodik, përveç Erdoganit dhe presidentit të Sllovenisë, që janë partnerët kryesorë ekonomikë të Bosnjës dhe kanë arsye ndoshta më shumë se politike për të shkuar, nuk është se i jep një shtytje proceseve europianiste Shqipërisë apo edhe prestigj shqiptarëve në rajon.

Atëherë cilat janë arsyet gjeo-politike që shtyjnë Ilir Metën të jetë mysafir i Dodikut në restortin e skive të Jahorinës?

Këtë e shpjegon qartë e shkoqur Sputnik, media e Kremlinit për Ballkanit: Ilir Meta mbërriti në Jahorinë përkundër bojkotit të Tiranës dhe Prishtinës…

Është interesante se si do të prononcohej në këtë rast një nga mbështetësit e zjarrtë të Ilir Metës, Berat Buzhala, që ka akuzuar Ramën si aleat të Vuçiçit.

I cili në 2016, i bëri thirrje Ali Ahmetit për të bërë qeverinë me aleatin tjetër të Putinit në Ballkan, Nikolla Gruevskit…

23 komente në “PRAPASKENAT: Ilir Meta thyen bojkotin e Tiranës dhe Prishtinës për të nderuar aleatin e ngushtë të Putinit në Ballkan”

  1. Amy says:

    nga ana tjeter, kjo tregon sa hipokrit eshte presidenti jone ne raport me Ameriken dhe Europen, Ilir meta kurr nuk eshte europian, ai e ka zemren dhe shpetimin e tij ne serbi ose moske, atje ka per te kerkuar azil dhe do iki si gruevski…

  2. I says:

    Burg per tradheti te lart. Dhe mos e deboni xhuxhin, por Spaç.

    1. Komentuesi says:

      Me kete veprim antikombetar,Ilir Meta i vuri kapak, se eshte kundra kombit dhe tradhetar.Per kete ai duhet te marin denimin e merituar.

  3. Dash says:

    Falemnderit z. Pata per informacionin dhe analizen shume efikase

  4. Vangjeli says:

    Meta eshte kunder Kosoves kunder Shqiperise kunder Camerise.Meta i urren shqiptaret dhe bashkimin kombetar.Sepse fuqizimi i Shqiperise si shtet do ta coje ate ne halene ku kane perfunduar tradhtaret si Esat Toptani.Prandaj ai perpiqet qe te kete nje Shqiperi te percare e te shushatur.

  5. Te Lumtë Ylli Pata, brilante kjo analizë. Fundja në takimin e “dirigjuar 100%” nga Sërbo-Rusët ka shkuar, fundja tek “shtëpia” e shokëve të idelaleve ka “shkuar”.

  6. Timi says:

    Jo ka mbushur por e ka derdhur kupën. Siç tha Rama dje.

  7. Cudia says:

    Momenti i mire per Buzhalen ta mare ne interviste…

  8. Feik Njuzi says:

    i bini fyllit ?????, ham ham ham se se shpejti Baba Taku me urdher nga Partia do hetoje Floririn e Rames….lol!

  9. Lani says:

    i korruptuari kujton se do ta shpetoje putini per vjedhjet qe ka bere ky i poshter me gith baxhellen e qelbur

  10. Arifi says:

    Po si ka ngelur me gje metes!! Ka vajt te bej ndonje deklarat per Kosoven mos fiton ndonje pike .. kaq.. te hiqet patriot i madh .

  11. Ben says:

    “Mica, si “batman” (lakuriq nate), ne nje tentative per kopjuar keq, ashtu si Micen, Ramen ne Serbi ?, vecse vendit, kushtet dhe koha nuk jane te njejtat? Por keshtu do te ndodhe kur del jashte kopetences se institucionit qe i eshte ngarkuar detyra kushtetuese e ndjekjes se Politikes dhe marrdheniet me Jashte.
    Per ?qe mendojne se Presid ka te drejte te nderhy , ky eshte rast i nje veprimtarie normale diplomatike, dhe vecse ka sabotuar “linjen” e perbashket Kosov-Shqiperi, ka dale si ze i trete duke i kujtuar Serbeve se ne jemi jo nje shtet por 5-shtetesh. Shpersoj qe Miku i Mutes, Hajdar/Ram-smushi ta kuptoje….

  12. Sit back and relaks■●hgffyhi▪%^* says:

    O hipokriter muti, po kur vjen puna per te hequr taksat doganore e taksat e levizjes per te lehtesuar levizjen e mallrave e njerezve midis kosoves e shqiperise nuk beni asgje, e dilni tani na tregoni bojkote patriotike. yyyytttt rrace muti. E sa per saktesim ai Cakaj nuk eshte shef por zv/shef i diplomacise. . .

  13. Patrioti? says:

    “Mica, si “batman” (lakuriq nate), ne nje tentative per kopjuar keq, ashtu si Micen, Ramen ne Serbi ?, vecse vendit, kushtet dhe koha nuk jane te njejtat? Por keshtu do te ndodhe kur del jashte kopetences se institucionit qe i eshte ngarkuar detyra kushtetuese e ndjekjes se Politikes dhe marrdheniet me Jashte.
    Per ?qe mendojne se Presid ka te drejte te nderhy , ky eshte rast i nje veprimtarie normale diplomatike, dhe vecse ka sabotuar “linjen” e perbashket Kosov-Shqiperi, ka dale si ze i trete duke i kujtuar Serbeve se ne jemi jo nje shtet por 5-shtetesh. Shpersoj qe Miku i Mutes, Hajdar/Ram-smushi ta kuptoje….

  14. Ledio says:

    Kam 20 vjet qe po ju them qe Meta, Sala, Basha &Co jane spiun Serbo-Rus edhe te vendosur ne krye (2 te paret) ne krye te levizjes studentore me bekimin e anti-shqiptarit edhe kry -spiunit Ramiz Alia. Nqs doni prova , shikoni ku eshte katandisur Shqiperia ne keto 28 vite. Rama eshte i korruptuar por te pakten nuk ka dhene sinjale qe eshte edhe anti-shqiptar prandaj duhet mbeshtetur ne kete drejtim derisa ta pastroje (nqs e ka me gjithe mend) Shqiperine nga keta hajdut edhe jenicer te Rusise.

    1. Feik Njuzi says:

      Rama shiti perfundimisht detin, plerat toksike do na i sillte ne Shqiperi bile dhe emigrantet e Afrikes e ushtaret e ISIS sikur nuk na dalin dobicat islamike te Iranit por Meta per arsye mbijetese nuk e ka vulosur akoma tradhetine e RamBushatit.

  15. filati says:

    Meta po pregatit terenin per te shkuar apo strehuar te Putini per arratisje politike.

  16. FBI says:

    Berat buzhala nuk eshte gje tjeter vecse ” prezervativi” i ndytesive te klanit ruso-serb Berisha+Meta+Basha, qe per 30 vjet shkaterruan ceshtjen shqiptare

  17. Prokurori says:

    Ilir Meta eshte nje rrezik potencial per Shqiperine.

  18. Xeni pa qime says:

    ANAL- IST I BERAT BUZHALA OSE BUBUZHELI
    SI DO TA GJYKOJE VISITEN E LIKE FLORIRIT ?
    KOSOVEN E SHPETON VETEM EDI RAMA HASHIM THACI DHE BÂTON HAXHIU

    1. O xen ;

      shko mer taj vendos niher qimet pasanej flasim

      se po ta ban carmina

  19. Aleksander Thana says:

    Po e late akoma te livadhise hajdutin gangster, edhe te tjera do te beje. I pari theu embargon e NATO’s per Milloshevicit, ky kokedollap thyen embargon e Dy shteteve shqiptare per Serbine e Vucicit.

  20. Arber says:

    Arsyeja madhore e largimit te metes nga soros eshte largimi i metes si Shqiptar, pasi soros financon deshqiptarizimin e politikes ne Shqiperi se keshtu realizon me lehte e shpejt planet e globalizmit nen thundren cifute.Se cifutet jane popull i zgjedhur e ne popull i hedhur, braktisur.Perralla filozofike te shek 21.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje