Protesta e së hënës e Bashës nuk solli asgjë të re. Nuk kishte asnjë ndryshim me të kaluarat përveç faktit se ishte protestë e sforcuar.
Militantët e PD-së pritën gjer sa të shuhej dhe rrezja e fundit e diellit që të dilnin për shëtitje në fresk. Protesta ishte thirrur në orën 20.00, mezi filloi në orën 21.00 dhe Basha priti që të vinte dhe protestuesi i fundit që të plotësonte 85% e famshëm që “braktisi” Ramën, sipas tij.
Pamë një Bashë të braktisur, i cili në vend të bashkëpunëtorëve, në krah kishte vajza të reja. Nuk pamë asnjë figurë nga PD. Cila është qeveria në hije e opozitës? Me kë do ta sjellë ndryshimin Basha?
Mbajti një fjalim që zgjati 26 minuta. Një fjalim ulëritës, kaotik, përsëritës (fiks si gjendja në PD), me akuza të vjetra dhe me po të njejtën ofertë: Të rezistojmë. Të rrëzojmë Ramën me betejë!!
Pra, Basha nuk kuptoi asgjë nga 9 protestat e kaluara. Nuk kuptoi se qeveria nuk rrëzohet me protestë, por me votë dhe pavarësisht qëndresës dhe thirrjeve të ngjirura të Bashës, shqiptarët e thanë fjalën e tyre me votë.
Basha mbrëmë, më shumë se kurrë në shumë fjali ngjasonte me paraardhësin e tij, Berishën, me një retorikë të vjetëruar, me akuza përsëritëse, ku këtë herë përveç sulmit ndaj Ramës, Basha sulmoi mediat dhe biznesmenët, ndërsa u bëri karshillëk ndërkombëtarëve.
“Shpëtimi nuk do të na vijë nga jashtë”, tha Basha, si për të thënë se PD do të vazhdojë në të sajën, pavarësisht thirrjeve dhe këshillave të të huajve, që ajo të futet në rrugën institucionale.
Por krejt në të kundërt është duke ecur kreu i PD-së, i cili nuk la pa përmendur dhe përgjimet e BILD. Por asnjë fjalë për faktin se ato përgjime i kishte në dorë që para dy vitesh.
Asnjë fjalë për pazarin e bërë për mbajtjen e përgjimeve 2 vite në sirtar.
Dy ishin propozimet e Bashës mbrëmë: Reformë zgjedhore dhe partiake, pa thënë asgjë më shumë se kaq si dhe të rezistojmë….me pak fjalë protesta në rrugë.
Në 5 muaj protesta, dy janë gjërat e fituara nga Basha: Ilir Meta, që nga president u bë anëtar PD, si dhe 85% refuzim.
Pjesmarrja ne proteste kishte ndryshime sasiore (ishin pakesuar ndjeshem) ndekohe qe kishte ndryshime cilerore, kishte pjesmarres edhe gomere. Cfare kuptimi kishte pjesmarrja e gomereve ne proteste, a thua per te shtuar numrin e tyre apo per te thene se edhe te tjeret nuk jane me te zgjuar!!??
Fix, nuk jep më asgjë. Edhe ato vajzat e reja që i rrinë mbrapa, se duan ti marrë televizori për tu dukur të rëndësishme, ngatërrohen me gazetarët e gazetaret që duan ti fusin në gojë mikrofonin. Nuk e kuptoj se ç’fitime u sjell televizioneve kjo ndjekje direkt e protestës? Kush i paguan gazetarët e ekzaltuar që vetëm bërtasin që t’i dëgjojnë ata që pyeten, por që i njëjti volum vjen edhe në ekran e pastaj fillon Eni e Fevziu të çirren sa ju merret zëri. Dhe të kënaqin me pyetjet që bëjnë, e pastaj ata që pyeten përgjigjen si duan ata, jo pyetjes që u bëhet. U bëra kurjoze dje të dëgjoj pyetjen që po i bëhej Berishës, por kur dëgjova përgjigjen, edhe ata që e pyetën e panë se e kish humbur orientimin, mgjt e lanë të bënte atë që ka bërë për 30 vjet, sharë kur nuk i ka interesuar dhe lëvduar ( Metën dje) kur ja do puna. Mu dukën shumë të mjerë ata në studio, ata në shesh dhe mjaftoi kjo që unë të ndrroja kanal. Na e shpifët media jo profesionale, ju që dilni xhiro në 21.00 ndonëse lajmërimi ishte në 20.00(do bëjnë shtet këta që s’janë korrektë me vehten e njerëzit).
Një gjë duhet të dini të gjithë: sikur mos të xhirohen, asnjë nuk del në protestë, as vetë Luli. A nuk e provoni dhe ta besoni këtë?