Në emisionin ‘Open’ në Top Channel vijon debati për krizën politike në Shqipëri dhe për mënyrën se si ajo do të zgjidhet.
Të ftuarit në studio nuk i janë shmangur edhe diskutimeve mbi audio-përgjimet e dosjeve 339 dhe 184, ku ndër të tjerë është regjistruar edhe Damian Gjiknuri, ish-ministër i Transportit, teksa flet për dërgimin e disa “çunave problematikë” në qendrat e votimeve.
Por sipas kolegut të tij në PS, Alket Hysenaj, “çunat problematikë” janë të rinjtë e forumit rinor socialist që ‘të marrin gjak në vetull’.
“Çunat problematikë janë të rinj të FRESSH që të marrin gjak në vetull. Nëse ti (i drejtohet Çlirim Gjatës) nuk e njeh shprehjen popullore, ta them unë që të marrin gjak në vetull për të drejtën e tyre”, u shpreh Hysenaj.
Por kjo deklaratë u konsiderua nga Sekretari për Çështjet Ligjore në PD si një thirrje për dhunë.
“Kjo është thirrje për gjak dhe për dhunë. Uroj ta dëgjojnë ndërkombëtarët”, replikoi Çlirim Gjata.
Misery loves company. Mafia e tokes dhe mbetjet toksike te pushtimit 2000 vjecar po shkaterrojne shqiperine sic bene me 30 qershor e ne vazhdim.Paraardhesit e tyre i kane mesuar ..perca , sundo e shkaterro.Dhe kur kemi patur qeveri italo gjermane kuislinge mbi koke 1939-1944 nuk eshte sjelle kaq keq me shqiptaret e poullin ne pergjithesi.