Lulzim Basha zotohet para shqiptarëve: Ne do të largojmë Ramën dhe do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Me ne do lulëzojë ekonomia

10 Korrik 2019, 10:40Politika TEMA

Lulzim Basha thotë se ai dhe opozita do të bëjnë Shqipërinë si gjithë Europa. 

Në një shënim në facebook Basha thotë se PD do largojë Ramën dhe do t’i hapi tregjet, do të garantojë konkurencën e lirë, do të krijojë një mjedis, ku të lulëzojë sipërmarrja private. 

“Shumica absolute e shqiptarëve të vendosur dhe mendjendarë në betejën për largimin e Edi Ramës dhe regjimit të tij, duhet ta dijë se Partia Demokratike, opozita e bashkuar e ka dëgjuar dhe do ti prijë aspiratës tuaj për ndryshim. Ky ndryshim nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë çështje fjalësh, por veprash dhe garancish. 

Së bashku ne do ta kthejmë këtë mazhorancë absolute të refuzimit të regjimit, mazhorancën absolute “Rama ik”, në mazhorancën kombëtare të ndryshimit të madh për çdo shqiptar. 

Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, ndryshimit që kërkojnë shqiptarët. 

Qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e lira, do të hapë menjëherë negociatat me Bashkimin Europian, do ta fusë vendin në rrugën e përparimit dhe zhvillimit. 

Rruga e përparimit, kërkon një ekonomi të lirë dhe konkurencë të ndershme. Lufta kundër monopolove, lufta kundër klientelizmit, lufta kundër kapjes së ekonomisë, lufta kundër varfërisë do të jetë sfida jonë më e vështirë. 

Shqipëria ka aq shumë pasuri dhe mundësi natyrore, sa shqiptarët mund të jetojnë të gjithë në kamje. Ata duan vetëm lirinë, vetëm konkurencën e ndershme, që të prodhojnë dhe krijojnë me mundin dhe aftësinë e tyre. 

Ne do t’i hapim tregjet. Do të garantojmë konkurencën e lirë. Do të krijojmë një mjedis, ku të lulëzojë sipërmarrja private. Liria ekonomike do të sjellë punë. Liria ekonomike do të sjellë mirëqenie. 

Ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa!”– shkruan Basha. (TemA) 

3 komente në “Lulzim Basha zotohet para shqiptarëve: Ne do të largojmë Ramën dhe do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Me ne do lulëzojë ekonomia”

  1. shqip says:

    Gomar ! Ti dhe ai qe te vuri ty te besh krye*ar . Qe te arrish deri aty ku thua ti , e para duhet te djersishe ca . E dyta duhet te kerkosh voten . Ti ben gjene me idiote qe ekziston . Ti keto ja kerkon Rames jo popullit . Ti thua :” Rama ik , se dua te vij une ” . Lyli meso matematiken njehere . 7X7=42 . PO mqs paske 85% te popullit me vete , pse s”u fute ne zgjedhje dhe i kishit fituar 100% bashkite e vendit ( ato te Burundit ) . Fol me vete o idiot . Njerezit shkojne ne plazh , kush u marros te degjoje gomarlleqe alla Shqup.com ! Lere tani me kaq se do iki behari e do vije dimri , pastaj do vije prape behari tjeter . E ti do jesh gjithnje te pika fillestare . Melodi me fyell, po ne nje vrime ama .

  2. klemi says:

    Mos ka ndermend te rifilloje me piramidat ky debil??? Por jemi te sigurte se basha nuk do te jete e nuk mund te jete km i shqiperise. Ai jo vetem eshte i pafte, gje qe e ka provuar disa here, por edhe edhe hajdut e kriminel.

  3. LULJA says:

    LULE MOS U TALLE TI E KE RREZUAR RAMEN 10 HERE
    SHQIPERINE E KE BERE SI MOSCA
    PARA LULE TE SHPETOSHE KOKEN SE PD IKUUUUIII

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje