Presidenti Ilir Meta, gjatë pjesmarrjes së tij në Samitin e Sarajevës, ka takuar sot Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Në facebook, ndërsa ndanë një foto të takimit, Meta shkruan se të dy vendet duhet të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave për anëtarësim në tetor.
Duke u ndalur tek situata në vend, Presidenti shkruan se sot bëhet një muaj i shpërdoruar kot që nga dekreti për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, për arritjen e një zgjidhje gjithpërfshirëse që forcon besueshmërinë e vendit për zgjedhje të lira e të ndershme.
Postimi i plotë i Metës:
Kënaqësi e veçantë të takoja Presidentin e Maqedonisë së Veriut, z.Stevo Pendarovski. Të dy vendet tona duhet të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave për anëtarësim në tetor.
Duhet të përfitojmë nga ky momentum mjaft pozitiv që ka krijuar Marrëveshja e Prespës, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë sot bëhet një muaj i shpërdoruar kot që nga dekreti për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, për arritjen e një zgjidhje gjithpërfshirëse që forcon besueshmërinë e vendit për zgjedhje të lira e të ndershme.
Po kështu ishte kënaqësi të konstatoja vendosmërinë e Presidentit Pendarovski për të bashkëpunuar dhe përfshirë opozitën në dialog për çështjet themelore të shtetit dhe demokracisë.
Debil!!
Ka filluar ti duket vetja hero ketij zullumit!
Meta – Ç’më duhet mua se ç’bēj unë!
Thjesht nje takim “jasht protokollar” ! Ulur ne nje kolltuk,20cm larg njeri tjetrit ne nje kohe pushimi,ku askush nuk di se cfare kane biseduar. Takimet zyrtare behen te pakten,me nje tavoline ndermjet ! Eshte turp ti “shesesh deklarata” sikur vijne nga takime zyrtare ! Protokolli