Kriza politike dhe lufta për pushtet bën Shqipërinë qesharake, mediat e rajonit tallen me thyerjen e “bojkotit” nga Meta në Samitin e Bosnjes

9 Korrik 2019, 10:06Rajoni TEMA
Kriza politike dhe lufta për pushtet bën Shqipërinë

Mediat e rajonit kanë evidentuar krizën politike në Shqipëri dhe luftën për pushtet që ka shpërthyer mes Presidencës dhe qeverisë, përsa i përket dhe politikës së jashtme.

Gazeta “Klix” shkruan se Presidenti shqiptar ka mbërritur në Bosnje për të marrë pjesë në samitin e ministrave të rajonit, përkundër vendimit të qeverisë për të bojkotuar këtë takim, në solidaritet me Kosovën.

Presidenti shqiptar Ilir Meta mbërriti në Jahorina sonte. Meta vendosi të vijë pavarësisht nga një vendim i mëparshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë që anuloi pjesëmarrjen në Samitin e ministrave.

Ministri shqiptar Gent Çakaj bojkotoi takimet në Sarajevë, sepse, siç tha ai, është solidaritet me Kosovën.

Ai njoftoi në Tëitter se “qëndrimi i organizatorit të samitit ndaj Kosovës është i papranueshëm dhe se është në kundërshtim me qëllimin e krijimit të një atmosfere besimi, marrëdhëniesh të mira fqinjësore dhe stabilitetit”.

Meta nesër do të marrë pjesë në seancën plenare të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Jahorinë, duke i dhënë fund një presidence një vjeçare të BiH në këtë nismë rajonale.

Iniciativa Rajonale e SEECP u nis në Sofje më 1996 me qëllim të forcimit të bashkëpunimit rajonal, sigurisë dhe stabilitetit”, shkruan kjo media.(TemA)

 

4 komente në “Kriza politike dhe lufta për pushtet bën Shqipërinë qesharake, mediat e rajonit tallen me thyerjen e “bojkotit” nga Meta në Samitin e Bosnjes”

  1. ¬ says:

    Skraparlliu Meta nga dita e djeshme, flet si kryetar LSI, kundërshtar i flakt I qeverisë Rama, por harron se zgjedhjet legjislative të 2017 – ës, e zhytën në vrimë të banjos.

  2. klemi says:

    Po te kesh plehra presaident, sigurisht keshtu do te ndodhi. Keto tipa nuk pyesin per shqiperine por vetem per vehten dhe femijet e tij. Thyerja e bojkotit te presidentit do te thote UDB-se qe kane luftuar gjimone shqiptaret dhe shqiperine, e keta sigurisht jane ndihmuar nga te tille njerez, plehra te ketij vendi.

  3. I says:

    Dhe shtoni “… ne samitin e ndjekur, Presidenti Meta dha gojore ç’do Rusi te pranishem ne ndertesen ku u be pritja”.

  4. cris says:

    Kjo eshte nje prove tjeter per veprime kunder interesave kombetare. Hiqeni kete qelbesire sa me shpejt. Ku jane patriotet militante te PD ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje