ANALIZA: Ku gaboi Aleksis Tsipras?

8 Korrik 2019, 19:44Rajoni TEMA

Greqia dallohet si vendi i vetëm në Evropë ku mund të ndeshësh në shumicë politikanët e dinastisë, që trashëgojnë pushtetin e tyre. I tillë është dhe rasti i Kyriakos Mitsotakis, babai i të cilit ka qenë kryeministër, motra e të cilit ka qenë ministre e jashtme dhe nipi i të cilit është kryebashkiaku i Athinës. Nepotizmi dhe dinastitë e tilla kanë qenë një problem shumë i madh i Greqisë, që i shkaktuan dhe pasojat ekonomike dhe politike të mëvonshme.

Megjithatë Kyriakos Mitsotakis ka arritur ta paraqesë veten si një fytyrë të re, pavarësisht nga trashëgimia e tij, duke fuqizuar një parti që ishte larguar nga skena politike në vitin 2015 për të shkak të korrupsionit të lartë.

Në atë kohë, Alexis Tsipras dukej si figura e ndryshimit. Në tubimet e tij, populisti i krahut të majtë u zotua të heqë programin e shpëtimit të Greqisë dhe t’i japë fund masave shtrënguese. Ai solli një ministër të financave, ‘kaubojs’ me xhaketë, Yannis Varoufakis, i cili e shtyu BE-në dhe bëri armiq në Bruksel dhe Berlin. Ai e udhëhoqi Greqinë në një referendum mbi refuzimin e shkurtimeve të buxhetit të Evropës, pavarësisht paralajmërimeve nga kreditorët e saj se po e udhëhiqte vendin drejt largimit nga eurozona.

Por Tsipras premtoi më shumë seç mund të realizonte! Nën presionin e BE-së, kontrollet e kapitalit në bankat e saj dhe kërcënimi i “Grexit”, largimi nga euro, ai u detyrua i poshtëruar të bënte një kthesë 180 Gradë, duke nënshkruar një kredi 89 miliardë Euro dhe ndërmarrë politika buxhetore me shumë kursim. Elektorati i tij mbështetës filloi të hiqte dorë nga mbështetja.

“Fakti që Tsipras arriti të qëndrojë në pushtet për katër vjet pavarësisht thyerjes së premtimeve të tij, është një dëshmi për talentin e tij politik”, thotë profesor George Pagoulatos i Universitetit të Ekonomisë të Athinës. “Partia e tij, Syriza, tani mbart një ideologji shumë të ndryshme nga politikat që ai zbaton, që është e pakuptimtë. Gjëja kryesore që mban partinë së bashku është Tsipras”, shton Pagoulatos.

E vërteta është që Tsipras ia rriti pritshmëritë vetes dhe popullit grek, por dështoi t’i arrijë ato. Pavarësisht disa arritjeve të tij, ai u bë pjesë e disa skandaleve, përfshirë atë herën kur pavarësisht premtimeve të tij për të larguar popullin nga zotërimi i elitave, u fotografua në një jaht super luksoz. Ai gjithashtu ndërtoi një retorikë dhe politika anti-evropiane.

Ndërkohë, Mitsotakis ka premtuar uljen e taksave dhe krijimin e vendeve të punës, me një agjendë privatizimi dhe menaxhim të shëndoshë politik. Bërja pjesë në grupin më të madh parlamentar në BE, është një tjetër indicie që tregon se gjasat janë që Mitsotakis t’i realizojë premtimet që thotë.

Trashëgimia e vetme politike e Alexis Tsipras është rrëzimi i demagogjisë populiste si mjet për të ardhur në pushtet. Kjo sepse zgjedhjet e kësaj të diele vërtetuan edhe njëherë tjetër se populizmi, më shumë se sa një trend, është thjesht një fenomen ciklik.

10 komente në “ANALIZA: Ku gaboi Aleksis Tsipras?”

  1. ME EMER says:

    Aleksi Ciprac eshte nje figure politike e denje ne Greqi dhe ne Europe .B.B.C.-ja dihet se kush eshte , nuk ka nevoje per koment .Oligarket “fijet kanceroze ” i kane hedhur kudo ne bote ..!

    1. Deep State Analbabistan says:

      Turqit shqiptare duhet te marrin leksione nga ‘jevgjit’ grek kur flitet per demokraci , evropian dhe qyteterim. Grecia nuk a shpellare,hajdare e leber me gjoks me vrima. Realiteti flet vete.

  2. Kuq e zi says:

    Cipra gaboi se thirri referendum pastaj e perdhosi rezultatin e tij
    Nqs do ishte ne zvicerr do ishte ne burg perjete po te kundershtonte rezultatin e referendumit

  3. Andrea says:

    Alex evgjiteria nuk te meriton. Leri evgjitet ne dore te kirjakosve tua mballosin mire torovilen.

  4. ta says:

    nuk e di por me erdhi shume keq per humbjen, ai ishte kreminister me i mire.

  5. spata says:

    Cipren e rrezuan ekstremet fashiste te BE.I moren cfare deshen per te qetsuar popullin e trazuar me iden se do te dilni nga kriza.Por nga ana tjeter i vune kufi pushtetit te Cipres.Cipra ra nga ulja e pagave te punonjsve , aparatit burokratike dhe pensjonet.Marveshja per emrin e Maqedonis qe nje tjeter goditje per te .

  6. beni says:

    Pushtet merenn e jepen Simbas konjukturave ekonomike!
    Vota e votimet jan një mënyr mashtrimi,për të then se ka demokraci!?
    A thua se është një dinasti ardhja e djalit të Micotaqitt në krye të qeveris greke?

  7. realisti says:

    Cdo popull meriton qeverine qe zgjedh. E cfar tjeter meritojne greket vecse te birin e atij qe i varferoj deri ne ekstrem dhe tani e votojne ne shumice vetem se u premton se nuk do i vjedhe si i ati!!!! Greket jane popull pragmatist,nuk kane vizion dhe nuk sakrifikojne per te ardhme me te mire. Ashtu do te ngelen gjithmone,bishti i Europes….. Por fat jo i mire per ne qe i kemi komshi.

  8. Tori says:

    Me ardhjen e micotaqisit greqia do te zhytet me keq ne vorbullen e genjeshtrave dhe premtimeve te pambajtura.Dy familjet ne greqi papandreu dhe micotaqis kane monopolin e pushtetit ne greqi.Dhe greket e mjere kujtojne se rrojne ne dhimokracia.

  9. Rita says:

    Ish-Kryeministri Cipra ( dhe s”e kuptoj pse e shkruani greqisht kur i gjithe artikulli fillon e mbaron ne shqip ) doli papritur askush ne skenen politike sikur dikush e percaktoi te mirrte frenat e qeverise pas falimentimit te ekonomise greke . Partia qe ai mori ne dore pas terheqjes se kryetarit te saj te mplakur tashme ne 5-10 % qe mirrte ne zgjedhjet papritur arriti te triumfoje me votat e Pasok–ut ( te gjithe Pasokxhinjte votuan e vazhdojne te votojne per Sirizan e Cipras ) .Kjo parti tashme e familjes Papandreu eshte ne vend te trete e s”dihet sa do te mbijetoje apo do te ringjallet me nje tip si Cipra .Ish-Kryeministri do te mbahet ne histori si i pari udheheqes qe zgjidhi dhe grindjen shume vjecare te Greqise me Makedonine e Veriut I vetmi gabim i tij qe dhe e rrezoi nga posti ishte kerkimi i demshperblimiit nga Gjermania .Me paret e Gjermanise po mbahesh e po kalon krizen ekonomike ,ke nje borxh kreditor qe per ironi perkon baraz me shumen qe kerkonte dhe Cipra ( gati 300 miljard euro ) dhe beson se ky shtet do te perkrahje pa ndalim ????? Ky ishte gabimi i vetem i tij ! Dhe nje ngerc tjeter i pa zgjidhur ne Greqi ka mbetur dhe ndarja e Kishes nga shteti qe e filloi Cipra por nuk e perfundoi se nuk e lane . Mire qe nuk paguajne taksa ( Kishat ) por paguhen dhe nga shteti rreth 5000 prifterinj .Greqia mbetet vendi i pare ne europe qe feja eshte nje me shtetin .Duhet te rifitoj dhe nje here qe te zbatoj dhe ligjin e ndarjes se Kishes nga shteti . Ato qe duan te tregohen si patriote te vertete mos mburren ne se duan te numerojne si gabim marreveshjen e Ohrit se shumica e kombeve ne bote e kishin njohur prej vitesh Makedonine me emrin e saj dhe nga Greqia duhesh vetem nje firme qe te mbaronte ky problem absurd . Zgjjollen Aleksin qe meriton cmimin Nobel per paqen qe u vendos perfundimisht .Ah Aleksi gabove me Gjermanine !!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ダッチワイフ

    ロボット sex まともなダッチワイフを購入する方法巨大なおっぱいを持つ太ったダッチワイフセックスドールケア103-スケルトンケアなぜセックスドールは孤独を直すことができるのですか?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje