Ambasadori amerikan: Taksa duhet të hiqet për të vazhduar bisedimet me Serbinë

8 Korrik 2019, 15:57Rajoni TEMA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott, tha se taksa që u ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia, është pengesë për vazhdimin e dialogut për normalizim marrëdhëniesh midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Ne i kemi thënë qartë Qeverisë së Kosovës se mendojmë se taksa duhet të hiqet, në mënyrë që të vazhdojnë bisedimet”, tha Scott, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Në një ngjarje në Beograd, ai tha se SHBA-ja “e njeh ende udhëheqjen e Bashkimit Evropian në procesin e negociatave” dhe se “është e rëndësishme që të dyja palët të kthehen në tryezën e negociatave”.

Dialogu është ndërprerë prejse Kosova u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia, në nëntor të vitit të kaluar.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se dialogu nuk do të vazhdojë derisa kjo taksë mbetet në fuqi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se taksa do të zbatohet derisa Serbia nuk e njeh Kosovën.

Thirrje për heqjen e taksës, Qeverisë së Kosovës i kanë bërë edhe zyrtarë të Bashkimit Evropian, edhe të SHBA-së.

4 komente në “Ambasadori amerikan: Taksa duhet të hiqet për të vazhduar bisedimet me Serbinë”

  1. spartak says:

    Mos e hiq Ramush taksën .
    U bë mbi 20 herë që Ju shkruaj për këtë problem . Mos ja hiq jo vetëm Serbisë e B&H , por po pate mundësi vendosja edhe atyre 5 shteteve , anëtare të BE-së ( BE – i thënçin ) që nuk duan ta njohin shtetin e pavarur të Kosovës . BE-ja , s’ka pasë prej kohësh forcë vendim-marrëse ( ju e provuat me vizat pasi plotësuat kërkesat që ju bënë-Demarkacionin në favor të Malit të ZI ) . Tani , as mos prisni ndonjë hajër fare prej tyne , por vetëm ndonjë pisllik e maskarallik në favor të Serbisë , Rusisë , Greqisë dhe personale , në kurriz dhe dëm të Kosovës , Shqipërisë , Maqedonisë dhe interesave të kombit shqiptar në trojet e veta në BALLKAN .
    Mos u tut hiç Ramush përballë kujtdo , Nuk janë interesa amerikane ato thirrje , por lobe e lobime sllavo – greko – ortodokse , në SHBA dhe nëpër kanceleritë pro sllave si gjithmonë të Europës .
    Amerika dhe Shteti Amerikan janë me shqiptarët , të cilët njohin për miqtë ma të mëdhej e ma besnikë të Amerikës jo vetëm në rajonin e Ballkanit , por edhe në Europë , Amerikë e kudo ku gjenden nëpër botë .
    NANA SHQIPNI dhe bijtë e saj nuk kanë dekë , madje sot janë ma të gjallë se kurrë . Duhet një organizëm institucional i përbashkët mbarë kombëtar për qëndrimet dhe politikat e jashtme në mbrojtje të interesave të kombit .
    Mbi KOMBIN SHQIPTAR s’do mund të ketë e s’do mundet me dalë asnjë i vetëm ( kushdo drejtues qoftë ai ) .
    Trojet ETNIKE shqiptare të Kosovës , Shqipnisë , Maqedonisë , ndën Serbi , Mal të Zi e Bosnjë , janë larë me gjak shqiptarësh ndër shekuj në ç’do pëllëmbë të tyre dhe nuk mundet asesi të guxojë askush ti prekë kollaj e jo më të guxojë ndonjë të bëjë pazare me to për interesat e veta politike .
    Ramush . Mos u tut . Sot , ma shumë se kurrë shqiptarët kudo ku janë ndihen ma shumë se kurrë zot në vendet e tyre në BALLKAN .

    1. Gimi says:

      Ke harruar Camerin, zoti llogore

  2. Shqiptari says:

    Kryeminister llogoreje ,hiq taksen dhe LARGOHU nga llogorja qe Ke mbetur, LARGOHU nga imati personal dhe shiko imteresat e Kosoves sote dhe Kosoves Bashk me Shqiperine neser

  3. Vangjeli says:

    Serbise i duhen bere dhe shtrengime te tjera se u bene 20 vjet qe ka mbaruar lufta dhe akoma as ka kerkuar falje per krimet por vazhdon e fut shkopinj ne rrota duke pritur rastin e volitshem qe te ndryshoje kuadri nderkombetar i gjeopolitikes qe ti turret Kosoves per ta aneksuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje