Rusia kundër Ramës për bashkimin e misioneve diplomatike me Kosovën: SHBA e BE po inkurajojnë "Shqipërinë e Madhe"

9 Korrik 2019, 09:42Rajoni TEMA

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Kosovës për bashkimin e misioneve diplomatike, përveç Serbisë, ka reaguar edhe Rusia.

Në një deklaratë të cituar nga agjenci TASS, në lidhje me këtë marrëveshje ministria e Jashtme e Rusisë thekson se “hapat provokues nga Tirana dhe Prishtina, të cilat janë në përputhje me konceptin e ‘Shqipërisë së Madhe’, shkaktojnë shqetësim serioz.”

Në vijim, thuhet: “Ne dëshirojmë të theksojmë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian preferojnë të mos reagojnë ndaj lëvizjeve të tilla shkatërruese, duke inkurajuar në të vërtetë mendimin e ‘Shqipërisë së Madhe’ që është e dëmshme për rajonin”.

Kujtojmë që, Rusia ka reaguar dhe më herët kundër bashkëpunimeve të Shqipërisë me Kosovën, duke dalë hapur në mbrotje të qëndrimeve të Serbisë.

Në marrëveshjen e nënshkruar më 2 korrik, Shqipëria dhe Kosova do të përfaqësohen me ambasada të përbashkëta në vende të ndryshme të botës.

Në këtë marrëveshje sqarohet se Republika e Shqipërisë merr detyrime konkrete në prezantim, mbrojtje dhe afirmim të qëndrimeve politike të Republikës së Kosovës në të gjitha rastet ku pjesëmarrja e kësaj të fundit është e pamundur për shkaqe objektive.

Marrëveshja inicion ngritjen e “Fondit të Përbashkët për Menaxhimin, Ngritjen dhe Zhvillimin e Ambasadave, Misioneve dhe Konsullatave” me qëllim krijimin e hapësirave për përdorim të përbashkët nga dy vendet.

3 komente në “Rusia kundër Ramës për bashkimin e misioneve diplomatike me Kosovën: SHBA e BE po inkurajojnë “Shqipërinë e Madhe””

  1. ¬ says:

    Ka të drejtë Russia. S’duam Kosovar në Ambasad të Shqipërisë. Sërbia dhe Maqedonia e Veriut e kanë një bashkpunim të tillë.

  2. ME EMER says:

    Kosova eshte Shqiperi , ta dije Putini e te gjithe te tjeret . Kete gje nuk mundet ta pranojne vetem “zemer zinjte ” , por personalisht nuk me pelqen te pranohet as dhe nga ata qe enderojne per te tjera qellime , natyrisht te hereta . Kosova eshte Shqiperi dhe te drejten per tu bashkuar me trungun “meme” e gezon ne menyre te plote .

  3. Dardan says:

    Federata Ruse: Sperfaqja 17 milion e 98 mije e 246 km2= shteti me siperfaqen me te madhe ne rruzullin tokesor (11.52%); me nje popullsi prej 147 milion banore ngre alarmin per “Shqiperine e Madhe” (Shqiperi+Kosove) me siperfaqe te perbashket rreth 39 mije e 656 km2 dhe popullsi ne regjister rreth 4 milion banore, e radhitur nder shtetet me te vegjel te botes!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje