Ministri i ri i Jashtëm i Greqisë nuk është profili nga ku mund të reflektohen qëndrimet e ashpra dhe të drejtpërdrejta të Qirjakos Mitostaqisit ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, por sërish me Nikos Dendiasin në krye të diplomacisë greke, Tiranën e presin kohëra më të vështira sa u takon bisedimeve dypalëshe për çështjen e kufirit detar dhe për çështjet e tjera, që mund të ngadalësojnë rrugën e integrimit në Bashkimin Europian.
I lindur mu përballë Shqipërisë, në Korfuz në vitin 1959, Nikos Dendias është një jurist karriere prej dekadash pjesë e Demokracisë së Re dhe i shpërblyer disa herë me poste ministri. Në CV-në e tij janë gjithashtu edhe angazhimet në komisionet e çështjeve ligjore dhe të drejtave të njeriut në Këshillin e Europës.
Në karrierën e gjatë politike është shquar për maturinë dhe pjekurinë e shfaqur me qëndrimet dhe deklaratat e kujdesshme sa u takon marrëdhënieve me fqinjët, por rastet e shpërthimit ndaj Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe sidomos Turqisë nuk kanë munguar.
“Dhimbja” e madhe e kokës për të do të mbërrijë nga lindja. Turqia është prej kohësh në qendër të debateve të politikës greke për aksionin e kërkimit të naftës në ujërat mesdhetare në veri të Qipros. Dendias ka kritikuar kabinetin e Aleksis Tsipras për mefshtësi përballë këtyre aksioneve turke dhe ka kërkuar një qëndrim më të ashpër.
Por, jashtë vëmendjes nuk ka për të qëndruar Shqipëria. Si deputet i Demokracisë së Re në parlamentin grek, ai ka kritikuar diplomacinë e ndjekur nga “adashi” i tij, Nikos Kotzias në bisedimet me Shqipërinë. Dendias, së bashku me korin e drejtuesve të tjerë të Demokracisë së Re kërkonte që të bëhej transparencë se për çfarë po diskutonin dy vendet dhe akuzonte se nga pakti Kotzias-Bushati përfitonte Shqipëria.
Thirrjen më të fortë do ta bënte në kohën kur Qeveria shqiptare miratoi dhe më pas u tërhoq nga një ligj që sekuestronte pronat në zonat bregdetare. Demokracia e Re e vlerësonte këtë ligj si shkelje flagrante e të drejtave të minoritetit grek dhe kërkonte që vendosjes e vetos ndaj hapjes së negociatave të anëtarësimit me BE-në për Shqipërinë.
“Nuk duhet të ketë negociata anëtarësimi në BE për Shqipërinë përsa kohë nuk respektohet e drejta e pronave dhe të gjitha të drejtat e tjera të minoritetit grek atje”, deklaronte Nikos Dendias. Tërheqja e qeverisë shqiptare nga ligji në fjalë ndodhi pas reagimit edhe të Aleksis Tsipras.
Por, deklaratën më të fortë kundër Shqipërisë, Nikos Dendias e ka bërë në 2016.
“Me çfarë morali e ngre çështjen çame Edi Rama, kur ne të gjithë e dimë rolin e çamëve në Luftën e Dytë Botërore? Pse po e ngre tani këtë çështje Edi Rama?”, deklaronte ai gjatë një debati në parlamentin vendas.
Athina zyrtare në atë kohë nuk reagoi për këto deklarata dhe këtë mosreagim, Nikos Dendias e lexonte si lëshim që qeveria greke po i bëntë palës shqiptare. Ai shkonte deri atje sa të hamendësonte se palët nën tavolinë po diskutonin për çështjen çame, megjithëse si Nikos Kotzias e përjashtonte këtë në mediat shqiptare dhe greke.
Qëndrim të ashpër ai ka ndjekur edhe ndaj Maqedonisë së Veriut. Ai qorton marrëveshjen e Prespës për çështjen e emrit dhe së fundmi është zotuar se Athina do të ushtrojë presion që të rishikohen disa aspekte të kësaj marrëveshjeje, që kanë të bëjnë me gjuhën dhe kulturën.
“Shkupi duhet të bindet se Greqia është i vetmi vend në rajon që i intereson që të ekzistojë si shtet. Të tjerë duan shkatërrimin e këtij shtetit dhe mos harroni se një pjesë e territorit shkon për Shqipërinë e Madhe”, deklaroi ai në një intervistë radiofonike në Athinë.
Rryma e diplomacisë së ndjekur prej Dendias është ajo konservatore, e linjës së ashpër, por jo ekstremiste. Përkundrazi, ai u është kundërvënë ekstremistëve dhe rasti më i bujshëm ka qenë zënka me deputetët e Agimit të Artë gjatë diskutimeve në një komision parlamentar për çështje të buxhetit për diasporën.
Ai u sulmua fizikisht nga deputeti i Agimit të Artë, Ilia Kasiridhis dhe më vonë deklaronte se sulmi lidhej me aktivizimin personal të tijin në dosjen e vrasjes së të riut Pavlo Fisas nga ekstremistët e Agimit të Artë.
Sa i takon emigracionit, Dendas ka ndjekur një linjë liberale në periudhat kur ka drejtuar Ministrinë për Mbrojtjen e Qytetarit. Ai është autori i firmosjes së marrëveshjes me Shqipërinë në 2013, që zgjidhi ngërçin me çështjen e toponimeve në pasaportat shqiptare.(Gazeta Si)
Le të shohim si do sillet, por nëse Greqia nëpërmjet tij do kërkojë gjunjëzimin e qeverisë shqiptare në dëm të interesave të saj kombëtare të Shqipërisë, kurrë mos u integrofshim në Europë. të jesh me këmbë e duar dhe të pranosh të bëhesh paraplegjik për tekat e të tjerëve jo vetëm që nuk ia vlen, por do të ishte një vënie e kokës në gijotinë si një gjë që mezi e pret vdekjen.
Gjejini ndonje damar ketej ketij çamit te korfuzit.
Gabimin fatal e beri BE qe nuk i la te kapitullonin keta plera raciste…..
Niko Dendias te shikoje problemet e greqise njehere. Po mbeti shqiperia ne dore te grekut na ka marre lumi me kohe.
Dhendhias eshte me origjin nga Vunoi te Himares. Gjyshi i tij ka ikur ne korfu qe 1890. E thot dhe vet kur takohet me Himariotet ne Athine
Ky fare karrieristit me aftesi e me mastera.Gabon rende kur kerkon mohimin e autoktonve Came dhe i jep vetes te drejte per cfarosjen e tyne barbarisht duke i ekspoldue ne kultet fetare.Me pretendimin qe paskeshin lidhur bashkpunim me pushtuesit gjerman.Ky pretendim asht gjenocid i hapur aq ma teper per ta ba te bindshem sepse ky na qenka i karrieres me plot lavdi e paska reputacion te madh ne BE.E supozojme qe Camet u lidhen me pushtuesit gjerman.Kjo nuk ka lidhje aspak me autoktonine.Camet jane autokton si te lidhen si te mos lidhen me gjermanin apo me dreqin a te birin.Zotri ban sa te doje qefi drejtesi por Camet jane autokton dhe gezojne te drejtat e veta natyrore trashigimiet,shto dhe ato te drejtat e njeriut qe i percakton i fameshmi Helsinki.
Persa i takon Detit.Koj ceshtje ka perfundue ne pazare kush t’ia hedhin tjetrit.Por Bota duhet te ket rregulla dhe ligje qe nuk nuk lejon te bahen pazare ne kurriz te Shqiperise as te greqise.Mbasi deti ishte brenda te drejtes teritoriale kufitare te shtetit Shqiptare.Ky pisllek na u krijue nga nji coban idot pe vucidolit qe edhe pse mbante kepuce truni i tije nuk njihte ma shume se opingen dhe tranzit mushkun.