Një histori krimi dhe drame politike në Bruksel: Kush e “vrau” Spitzenkandidat- kandidatin kryesor?

10 Korrik 2019, 11:15Bota TEMA

Nuk ka mungesë të të dyshuarve në dramën e qeverisjes së BE-së.

Akuzat variojnë, mbi vdekjen e sistemit të “kandidatit kryesor” (Spitzenkandidat) për zgjedhjen e presidentit të Komisionit Europian, pozicioni më i fuqishëm i BE-së.

Është një histori krimi dhe një një dramë politike gjithashtu- e luajtur mbi samitët e shumtë, duke përfshirë një maratonë ditore dhe të netëve të kësaj jave – se si duhet të qeveriset Bashkimi Europian.

Manfred Weber, kandidati gjerman i qendrës së djathtë, ka drejtuar gishtin mbi një aleancë të presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Zyrtarët francezë dhe të tjerë sugjerojnë që Weber të shikojë më pranë “shtëpisë” – pra veten e tij dhe Partinë e tij Popullore Europiane (EPP).

Anëtarët e Parlamentit Europian fajësojnë krerët e vendeve anëtare të BE, të cilët hodhën poshtë sistemin e kandidatit kryesor, për të zgjedhur ministren gjermane të Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, si kandidatja e tyre, diçka e papritur për Presidencën e Komisionit.

Por vetë deputetët gjithashtu akuzohen për sabotimin e një sistemi, që pretendojnë ta preferojnë shumë.

Sipas traditës së nderuar, ‘detektivët’ e brendshëm të POLITICO-s, i kanë mbledhur të dyshuarit, që të studiojnë rastin e secilit, përpara se të zbulojnë të vërtetën.

Parlamenti Europian: Deputetët e lartë erdhën me sistemin para zgjedhjeve të Parlamentit Europian 2014.

Duhej të funksiononte kështu: Aleancat pan-europiane të partive kombëtare do të propozonin secila krye-kandidatin e tyre përpara zgjedhjeve.

Ky person do të ishte gjithashtu kandidati i tyre për të qenë president i Komisionit Europian.

Këshilli Europian, i përbërë nga udhëheqës kombëtarë, atëherë do të propozonte kandidatin e partisë fituese, e cila pastaj do të konfirmohej nga Parlamenti.

Deputetët argumentuan se ky sistem solli më shumë demokraci në zgjedhjen e shefit të Komisionit.

Shumë udhëheqës të qeverive kombëtare nuk e pëlqenin sistemin.

Ata vunë në dukje se traktatet qeverisëse të BE-së kërkojnë vetëm që ata të marrin “parasysh” zgjedhjet e Parlamentit, kur zgjedhin kandidatin për president të Komisionit.

Dhe ata theksuan se kanë legjitimitetin e tyre demokratik, si udhëheqës të zgjedhur.

Kritikët e konceptit gjithashtu vunë në dukje se votuesit në zgjedhjet e BE-së, ende zgjedhin nga partitë kombëtare – dhe shumica dërrmuese e votuesve nuk janë në dijeni të aleancave pan-europiane dhe kandidatëve të tyre kryesorë.

Por sistemi mbizotëronte në 2014, me kandidatin kryesues të PPE-së, Jean-Claude Juncker të Luksemburgut.

Kësaj radhe, koncepti ishte i turbullt.

Disa eurodeputetë insistuan që duhej të veprohej si herën e fundit.

Por të tjerët argumentuan se çdo Spitzenkandidat që mund të komandonte shumicën e votave në Parlamentin Europian, mund të bëhej president i Komisionit.

Kjo e la të hapur mundësinë që partitë e ndryshme të mund të bashkoheshin së bashku, pas një Spitzenkandidati.

Kjo paqartësi e bëri edhe më të vështirë konceptin për votuesit e zakonshëm dhe skenën për një betejë të ashpër paszgjedhore, me kampe të ndryshme që interpretojnë sistemin në mënyra të ndryshme.

Juncker pranoi të premten se procesi këtë herë ishte “jo shumë transparent”.

Gjuha gjermane: Zgjedhja e një fjale të gjatë gjermane (pa dyshim jo aq e gjatë për standardet gjermane) për të përshkruar diçka, duke pritur që ajo të kuptohet dhe të pëlqehet lehtë në të gjithë Europën, ishte ndoshta optimiste.

Partia Popullore Europiane: Aleanca mbizotëruese politike e kontinentit, e cila përfshin Kristian- Demokratët e Angela Merkel dhe parti të tjera të qendrës së djathtë nga e gjithë Europa, ndermori një rrezik të madh duke zgjedhur Weber si kandidatin kryesor.

Bavarezi është një deputet veteran dhe udhëheqës i grupit të EPP në Parlamentin Europian.

Por ai nuk ka përvojë në zyrën e lartë ekzekutive publike.

Për dekada me radhë, presidentët e Komisionit kanë shërbyer më parë si kryetarë të qeverive kombëtare, ose ministra të lartë.

Me zgjedhjen e Weber në vend të ish- kryeministrit finlandez Alexander Stubb, u rritën shanset që krerët e BE të refuzojnë kandidatin e tyre si të pakualifikuar.

Guy Verhofstadt dhe liberalët e Europës ishin përkrahës entuziastë të sisitemit me Spitzenkandidat.

Por, ndërsa ata u zhvendosën drejt një lidhjeje me Macronin – një kritik i hapur i sistemit – Verhofstadt ndryshoi qendrim.

Ish-kryeministri belg e justifikoi kthesën duke thënë se shpresonte që listat transnacionale të kandidatëve do të shfaqeshinn në zgjedhje, duke u lejuar votuesve të zgjedhin drejtpërdrejt një Spitzenkandidat.

Liberalët përfunduan duke emëruar një Spitzenteam – një listë kandidatësh për vendet e punës në BE – të cilat nuk u konsideruan si “kandidatë kryesorë” të vërtetë nga partitë e tjera.

Ndryshimi i mendjes së tyre nënkuptonte që një nga grupet kryesore të Parlamentit nuk ishte më prapa këtij sistemi.

Emmanuel Macron: Si një njeri i panjohur në skenën e BE-së, i cili nuk i përket as familjeve kryesore të qendrës së djathtë apo të qendrës së majtë, Macron nuk e fshehu përbuzjen e tij për sistemin Spitzenkandidat.

Sistemi nuk ofroi avantazh të dukshëm ndaj tij apo grupit të tij politik.

Ai përsëriti shumë nga kritikat e gjata të sistemit, duke përfshirë se kandidatët kryesorë nuk ishin të njohur për shumicën e votuesve europianë.

Që sistemi të ketë ndonjë kuptim, pohon Macron, BE duhet të prezantojë listat transnacionale të kandidatëve, duke u lejuar votuesve të gjithë Bllokut të votojnë për të njëjtët parti dhe liderë.

Macron gjithashtu e bëri shumë të qartë – shumë të qartë, për disa gjermanë – se nuk mendonte që Weber ishte i përshtatshëm.

Duke vepruar kështu, ai e dobësoi sistemin Spitzenkandidat – edhe pse ai ishte i gatshëm të pranonte një kandidat tjetër kryesues, nënkryetari i tanishëm i Komisionit të Parë, Frans Timmermans, nga Partia e Socialistëve Europianë.

Viktor Orbán: Udhëheqësi hungarez, kampioni i “demokracisë iliberale”, shprehu suportin e tij për “vrasjen” e dy Spitzenkandidaten – Weber dhe Timmermans.

Por Orban është kthyer vonë në kampin anti-Spitzenkandidat.

Deri në mars, ai tha se do ta mbështeste Weberin “deri në fund”.

Ai u konvertua vetëm pasi gjermani, i cili ka kërkuar kohë për të krijuar marrëdhënie të mira me Orbanin, mbështeti pezullimin e partisë së tij nga PPE.

Dhe as Hungaria, as Grupi i Katërt i fortë i Qeverisë së Europës Qendrore dhe Lindore nuk ishte mjaft i madh për të vrarë Spitzenkandidatin.

Në rastin e Weber, ata u ndihmuan nga Macron, plus udhëheqësit socialistë dhe liberalë.

Kryeministrat e PEP: Një grup udhëheqësish kombëtarë të PEP, duke përfshirë Leo Varadkar të Irlandës, Bojko Borisov të Bullgarisë dhe Andrej Plenkoviç të Kroacisë, u rebeluan kundër një plani kompromisi të përkrahur nga Merkel, e cila do t’i jepte Timmermans Presidencën e Komisionit dhe kryetar të Parlamentit do bënte Weber.

Ky plan do të kishte dy “kandidatë kryesorë” në pozitat më të larta të BE.

Por rebelët konservatorë vendosën se donin që PPE të mbahej mbi presidencën e Komisionit, mbi të gjitha, edhe nëse kjo nënkuptonte të hidhte në erë sistemin Spitzenkandidat.

“Shumica dërmuese e kryeministrave të PPE nuk besojnë se ne duhet të heqim dorë nga presidenca e Komisionit mjaft lehtë, pa luftë”, deklaroi Varadkar të dielën.

Disa udhëheqës nga vendet rebele të PPE u ankuan gjithashtu se Weber kishte arritur një marrëveshje që siguronte punë për veten dhe Timmermans, pa u thënë atyre, sipas diplomatëve.

Manfred Weber: Weber ishte Spitzenkandidat i partisë që përfundoi e para në zgjedhjet e Parlamentit Europian, megjithëse me më pak vende se herën e fundit.

Por Weber nuk mundi të bindte partitë e tjera pro-BE në Parlament që të mblidheshin pas tij.

Nëse ai kishte qenë në gjendje të demonstronte se kishte mbledhur një shumicë, do të ishte shumë më e vështirë për udhëheqësit e BE ta refuzonin.

Ai gjithashtu nuk ishte në gjendje të merrte grupin e tij parlamentar për të mbështetur marrëveshjen e përkrahur nga Merkel, e cila do të kishte ruajtur sistemin Spitzenkandidat duke vënë Timmermans në Presidencën e Komisionit.

EPP- MEP: Pas një sesioni që zgjati gjatë gjithë natës, disa liderë të BE po përpiqeshin të hënën pasdite të ndiqnin një paketë që do ta kishte bërë Timmermans-in president të Komisionit.

Por pastaj erdhi fjala nga një takim i deputetëve të EPP në Strasburg, se ata nuk do të votonin për të konfirmuar ndonjë kandidat që nuk vinte nga familja e tyre partiake.

Me Weberin jashtë konkurrimit, grupi më i madh në Parlament vendosi që mbajtja e Komisionit ishte më e rëndësishme, sesa sistemi Spitzenkandidat, që EPP kishte mbrojtur gjatë.

Të gjithë Spitzenkandidatët dhe eurodeputetët: Weber nuk ishte i vetmi kandidat kryesor i cili nuk mund të mblidhte shumicën në Parlament.

As Timmermans, as komisioneri i Konkurrencës Margrethe Vestager, nuk mund të shfaqeshin si zgjedhje liberale për Komisionin.

Dhe deputetët nga grupet kryesore pro-BE nuk ishin të gatshëm të bënin kompromiset e nevojshme për të krijuar një shumicë të tillë.

Kjo bëri që udhëheqësit të zgjidhnin dikë tjetër – duke rezultuar në zgjedhjen e papritur të von der Leyen.

Pra, kush i shkatërroi Spitzenkandidatët? Është një rezultat i njohur për tifozët e Poirot – të gjithë bashkë.

Politico.eu-Përshtati në shqip për TemA: Diona Çeço

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje