Partizani-Qarabag/ Gurbanov: Edhe në Baku do jetë e vështirë; Lerda: Kemi armë që mund të përdorim në ndeshjen e kthimit

10 Korrik 2019, 19:54Sport TEMA

Trajneri i Karabak, Gurban Gurbanov, ka deklaruar pas ndeshjes kundër Partizanit se është i lumtur me rezultatin e sfidës së sotme ndaj të kuqve, edhe pse lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.

Në konferencën për shtyp  ai u shpreh se kishte përballë një kundërshtar të vështirë dhe që luante shumë mirë në mbrojtje, teksa u shfaq i kënaqur për barazimin.

“Ishte ndeshje shumë e vështirë për ne dhe kundërshtari luajti shumë mirë në mbrojtje.  Ishte e vështirë për lojtarët tonë. Edhe pse morëm barazim, në Baku do të jetë ndeshje e vështirë.

Partizani ka lojtarë të shpejtë në kundërsulm. Do të përgatitemi mirë. Duke parë si shkoi ndeshja jam i kënaqur me këtë barazim që kemi marrë”.

Futbollisti që vuri më shumë në vështirësi?“Kishte disa lojtarë që më pëlqyen dhe mënyra si ishte vendosur, loja taktike dhe teknike. Janë dy ekipe kampionë. Nuk është dobësuar ekipi im dhe të dyja e meritonin të ishin në këtë fazë. Mendojmë vetëm për ndeshjen e kthimit”.

Krahasimi me ndeshjen e para një viti ndaj Kukësit? “Nuk mendoj për atë, pasi Kukësi dhe Partizani janë dy ekip ndryshe me lojë ndryshe. Nuk mendoj për ndeshjen e para një viti”, tha trajneri i Karabakut.

Trajneri  Partizanit, Franko Lerda, është shfaqur i lumtur me atë që ka parë në fushën e lojës ndaj Karabakut dhe sheh me optimizëm drejt ndeshjes së kthimit. Për RTSH ai vlerësoi pozitivisht paraqitjen e skuadrës së tij, duke deklaruar se ekipi kishte shanse edhe për sfidën e kthimit.

“Jam shumë i kënaqur që djemtë kanë interpretuar mirë ndeshjen.  Kemi krijuar rastet tona ndaj një ekipi të fortë, e dimë që Karabak ka lojtarë teknik e të fortë. Kemi bërë ndeshjen që kishim përgatitur, me pak fat mund të merrnim një rezultat më të mirë. Kishim përgatitur ndeshjen ashtu si e e interpretuan djemtë, ishin të aftë.

Si Braunm, ashtu edhe Broja kanë luajtur mirë, me sjelljen e duhur dhe na ndihmuan në këtë ndeshje.

Ata goditën traversën dhe kishin një rast me pozicion jashtë loje. Ne kishim traversa dhe patëm dy raste me Çinarin. Ata mbajtën topin më shumë por rastet i patëm ne. Me pak më shumë fat munë të fitonim ndeshjen.

Besojmë për në Baku se është e hapur. Kemi armë të rëndësishme për të vënë në fushë dhe do ta bëjmë një gjë të tillë atje. Si skuadër duhet të kemi parasysh e të kuptojmë se kë kemi para, pastaj si të gjithë, mund të bëhet më mirë”, tha Lerda.

 

2 komente në “Partizani-Qarabag/ Gurbanov: Edhe në Baku do jetë e vështirë; Lerda: Kemi armë që mund të përdorim në ndeshjen e kthimit”

  1. Drenova says:

    Ne se Lerda qenka i lumtur me ate cfare pame ne ndeshjen e djeshme,atehere i bie,qew Partizani paska zgjedhur nje trainer te nivelit te skuadres se Luzit te Vogel e jo nte superiores!
    I lumtur duhet te ishte ne se do kishte fituar ndeshjen 3-0!
    Ky trainer sikur vjen nga Namibia e jo Italia qe u lumturoka edhe me nje ndeshje skandaloze!
    Duke pare kete ndeshje te Partizanit une kurre nuk do pranoja te isha trainer i tij,vetem ne se do kisha mbetur pa buke!
    Krahasoni Partizanin e Resmes,Bizit,Panos,Berishes,Mustes,Dedjes,Krajes etj me keta amatoret e sotem te vjen te vjelle te shohesh ndeshjet e tyre!
    Asnje triblim,asnje pasim,asnje mur me njeri tjetrin ,asnje gjuajtje ne porte etj dhe qenkan lumturuar!

    1. Tifoz i zakonshëm says:

      Saktë. E lash ndeshjen pa e parë deri në fund. Nuk kishte gjë më të turpshme. Kurrë nuk kemi parë një skuadër si Partizani, e cila nuk bëri qoftë edhe një herë të vetme më shumë se dy pasime të saktë. Mbledhur disa kuaj pa pikën e vlerës nga pikpamja atletike dhe gjimnastikore, të cilëve u kishin kërkuar të qëndronin të gjithë në mbrojtje dhe vetëm të largonin forcërisht dhe pa adresë çdo top që vinte në zonë. Një futboll i nivelit të kooperativave bujqësore të viteve 70-80 të shekullit që lamë pas.
      Partizani i djeshëm është pasqyra më e gjallë e nivelit aktual ë futbollit tonë. Njerëzia kanë të drejtë që nuk shkelin në stadiume. Të shikosh Realin, Barcelonën, Juventusin, Liverpulin, Sitin dhe pastaj të shkosh në stadium për të parë Partizanin? Jo, kjo s’mund të bëjë kurrë vaki!….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje