Theu bojkotin në Bosnje, sekretari socialist: Ilir Meta zyrtarizoi qëndrimin pro-rus

10 Korrik 2019, 09:13Politika TEMA

Sekretari për Mediat në PS, Alfred Peza akuzoi Presidentin e Republikës, Ilir Meta, se ka zyrtarizuar qëndrimin e tij pro-rus me pjesëmarrjen në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Qeveria shqiptare kishte vendosur të bojkotonte samitin e organizuar në Bosnje-Hercegovinë, për shkak të mos-trajtimit si të barabartë të Republikës së Kosovës, por ky bojkot u thye nga presidenti Meta.

“Ilir meta zyrtarizoi qëndrimin e tij pro-rus në të gjithë aktivitetin e tij”, deklaroi Peza në emisionin ‘Open’.

Sipas Pezës, Meta e do Shqipërinë si një Republikë Lindore dhe jashtë institucioneve Perëndimore.

Presidenti e zyrtarizoi me veprimtarinë dhe pranimin e ftesës nga njeriu i Putinit aktivitetin pro rus. Kërkon një Republikë Lindore, pro ruse dhe jashtë institucioneve Perëndimore”, tha ai.

Edhe shefi i opozitës është marrë i pandehur për financime nga Rusia”, shtoi Alfred Peza.

“Identik si Enver Hoxha”, akuzoi Çlirim Gjata Alfred Pezën.

Gazetari Ilir Babaramo hodhi poshtë pretendimin e Pezës se pjesëmarrja e Metës në SEECP ishte lajmi i ditës, pasi për të lajm i ditës ishte deklarata e Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut, se “Rama, Erdogan, Putin, Thaçi dhe Vuçiç janë bërë bashkë për të ndryshuar kufijtë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje