Nga Fatjon Baze
CAS, i ka dhënë këtë të premte goditjen fatale klubit të Skënderbeut, duke i dhënë të drejt UEFA-s për dënimin 10 vjeçar që i përjashton korçarët nga të gjitha kompeticionet europiane. Një goditje e rëndë që nuk bie vetëm mbi Skënderbeun, por dhe për imazhin e futbollit shqiptar, që tashmë ka në gjirin e saj një ekip që është bërë shëmbull për akuzën me të rëndë që ka loja e futbollit: trukimet e ndeshjeve.
Dhe përgjegjësit kryesorë që kanë njollsur futbollin shqiptar dhe veçanarisht Skënderbeun janë Ardjan Takaj, Agim Zeqo, Ridvan Bode dhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, i cili ka dhënë edhe ai bekimin e tij për këto trukime, duke mbyllur sytë përpara shitjeve të ndeshjeve që kryente ekipi bardhekuq, si në vendin tonë ashtu dhe në Europë, në mënyrë që të përfitonin para të pa ligjshme këta drejtues dhe ai vetë personalisht.
Minimumi që këta persona duhet të bëjnë është ndjesa që duhet t’i kërkojnë sportdashëvse korçar, të cilët sot me të drejtë janë më të zhgënjyerit për këtë vendim dhe nuk e kanë këtë kusur, as nga UEFA, as nga CAS-i, por nga këta persona të cilët për të përfituar para të pista në mënyrë jo “fair-play” kanë përdorur skuadrën e Skënderbeut duke u tallur me ndjenjat e tyre.
Takaj dhe Duka nuk duhet që të jenë më as pjesë e futbollit shqiptar, pasi janë si askusht tjetë në Europë të çertifikuar si hajdutë ndeshjes.
Them Duka, sepse ka dhe ai pjesën e tij tek Skënderbeu si një person që ka dhënë para për këtë skuadër nepërmjet kafe “AMA” që është sponosori kyresor i kësaj skuadre, dhe Duka është aksioneri kryesor i atij biznesi.
Por në një vend si Shqipëria ku hajdutët janë kudo në postet kryesore dhe nuk u futet gjëmb në këmbë, edhe në futboll, nuk është se do të shohim ndonjë gje ndryshe, përveçse deklaratave justifikuese ku kanë synim për t’ia hedhur fajin personave të tjerë.
Jam i qartë që atyre nuk u vjen keq për këtë vendim pasi e kanë ditur prej kohësh që shanset për të fituar këte betejë kanë qenë zero, por dhimbja është tek tallja që kanë bërë me tifozët korçarë, duke i gënjyer se do të dilnin fitimtar, duke prodhuar shpesh here lajme të rreme se jemi pranë fitimit të gjyqit etj. Tifozët korçarë nuk duhet që ta gjejnë fajtorin tek të tjerët, por tashmë duhet t’i kërkojnë llogari Ridvan Bodes, Agim Zeqos, Ardjan Takajt dhe Armando Dukës pse i kanë mashtruar, pse i kanë shitur, pse i kanë tallur, pse u kanë dhuruar emocione fallco.
E vërteta është se Skënderbeun nuk ishte një ëndërr e bukur siç duan të shesin, por ishte ishte një mundësi elektorale që u shfrytëzua nga këta drejtues për të përfituar vota. Dhe pasi nuk ia arritën dot që të përfitonin politikisht, e shfrytëzuan për të pëfituar para në mënyra të paligjshme duke shitur ndeshje që kishte gjithë mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila është pjesë e kësaj historie.
Ndaj mos u mashtroni nga parrullat se u ndërpre një ëndërr e bukur. U ndërpre thjesht një binzes që u ngrit për të fituar miliona në mënyrë të pa ligjshme!
NJE ANALIZE E PERSOSUR E NJE GAZETARI TE TALENTUAR !
Keep going Fatjon !
Dhe kush e lavderon se?
Nje mashtrues,delirant,shpellar,qe nuk le asgje per te lepire kockat e hedhura:Dhoga!
Alban marifetet e tua nuk perputhen me ato qe shkruan[per politiken]prandaj fuck you spiun [ose spiee]
Brilant Fatjon
Njollosen turpesisht nje klub sportiv me histori e kontribut te jashtezakonshem ne zhvillimin e sportit shqiptar. As e kam vene kurre ne dyshim, nga koha kur i vodhen kampionatin Flamurtarit se pergjegjes eshte Duka.
i pari eshte AGIM ZEQO dhe i dyti DUKA LESHI dhe me rradh, mjer ato njerez atje qe i rrenin MAFJE dhe pik…SPAKU KU JE!!!!!!!
Takaj, Zeqo, Bode, Duka, qe te kater keta pisa gangstere burgun pak e kane.
Shtet inekzistent.
ik o spiun
Duka sado qe lakohet per prapesira nuk peson asgje. Si eshte kjo pune. Ku e ka thembren e Akilit ky njeri.
FSHF duhet te mesoje nga rasti i Platini dhe nese provohet qe eshte i perfshire Duka duhet larguar nga ky post qe ja ka ngulur thonjte. Kjo nuk duhet kaluar me nje te kerkuar falje. A ka veting per FSHF?
Nga Zeqo te Takja ndryshoj vetem modeli i flokeve ne epokat e skenderbeut por kurre nuk ndryshun dy gjera shume thelberose 1- ARMAND DUKA SI SPONSOR , 2- PUROJA QE TREGON KARAKTER DHE MENDESIN E GANGOS . Njollosen FUTBOLLIN SHQIPTARE DHE EMRIN E HEROIT TONE KOMTARE , PRANDAJ DUHET NJE LIGJ QE MOS PERDORET SIMBOLET DHE EMRAT KOMBETARE PER BIZNES , SHKATERRUAN DHE GJITH EKIPET E TJERA DUKE I FITUR NE BORXHE DERI NE FYTE,DUKE PRISHUr garen ,Duke larguar investitoret, Duke larguar tifozet, Duke falimentuar te NDERSHEMIT, DUKA JEP LLOGARI PER KAMPIONATIN SHQIPTARE QE TANI U CERTIFIKUA DHE KOMBETARJA ESHTE CUNGU I FUNDIT QE TE KA MBETUR E DO GLLABEROSH Nga FSH , TURPI DHE DREJTESIA E RE TE PRET.
Keto probleme i ka ngritur prej vitesh ne analizat e tij brilante Z.Gezim Sinemati, nje gazetar aq sa profesionist dhe kurajoz ne qëndrimet e tij. Per fat te keq ndër vite askush nuk ka reaguar nga Fshf. Personalisht mendoj qe Duka eshte nje mafioz qe jo vetem nuk mund të jete Anetar i Komitetit Ekzekutiv te Uefas, por ne dritën e këtij vendimi te Cas duhet shkarkuar urgjentisht. Mjere futbolli shqiptar ne dore te ketij pleres qe ka bere miliona euro me Skënderbeun dhe Kombëtaren
Duhen arrestuar drejtuesit e Skenderbeut.
Te shesesh ndeshje eshte veper penale. Prove me te madhe se ky vndim nuk ka.
Htim kryesisht ndaj Zeqos, gruas se Zeqos, Takajt, Dukes.
Po cbisnes I piset o trim….ne kemi pare ndeshje te shkelqyera teSkenderbeut ne Europe…tani na duhet te shohim skuadrat e Gicit apo Demit qe rrifen me 7- 0….. Sot kta Bodet,Gimcet e Zamirat jane me Ps e prape me pushtet…u kenaqet qe Shqiperia tani ka vite nuk kalon nje tur….
Me mire te jash nje cope buke me ndere apo te vrasesh e te vjedhesh dhe te jetosh ne llux?
Me keqardhje të thellë shoh se si gazeta tema e cila e pozicionuar politikisht kundër opozitës,për të disatën herë sulmon klubin dhe Skuadrën e Skënderbeut,kënaqet e lumturohet me dënimin e tij,vetëm e vetëm se në themel të ndërtimit të kësaj skuadre të lavdishme dhe këtij klubi modern qëndrojnë disa persona pranë opozitës shqiptare.
Të jesh kundër opozitës si gazetë,nuk është mëkat.Por që arsyeja të të errësohet deri aty sa të pranosh racizmin pervers antishqiptar të një organi si UEFA,i cili për të disatën herë mban qëndrime armiqësore flagrante ndaj futbollit shqiptar,kjo është e pa falshme.Ti japësh të drejtë UEFA-s dhe ta lavdërosh për këtë dënim ekstrem të pa parë në histori,ose duhet të jesh i marrë,ose një antishqiptar i thekur që me këtë qëndrim komponentinon rëndë gjithë politikën e gazetës Tema.
Mos u nxiton zotërinj.Ka akoma shpresë për drejtësi.
Atëherë çfarë do bëni!
Me siguri atë që bën Fatos Lubonja që ju e keni armik.Do thoni se Skënderbeu i bleu të huajt.
Prisni dhe pak.
Ore gomar! Skuadra e Skenderbeut eshte denuar nga Gjykata Sportive Evropiane per TRUKIM, me fakte ta padiskutueshme dhe krejtesisht te vertetuara, ti e ke hallin te gazeta anti-opozitare! O DEBIL, denimin nuk e ka dhene as gazeta, as gazetari, as tifozet, as skuadrat e tjera! A kupton o KOKTRASH!?
O njerez!
O tifoze te Skenderbeut !
Une jam shkodran ,po tifoz vitet e fundit i ekipit me te mire we sporti shqiptar kishte ndonjehere.
Atij ekipi qe mori pjese ne champions lige,europa lige e na beri krenar.
Humbet Barcelona 4 -0,fiton me PSG 6-1 aq sa parashikonin bastet.
Eleminohet Bajern,Real Madrid ,turperohen Milan e Juventus e askush nuk i akuzon per trukime.
Udheheq Barcelona 0-2 ne pjesen e pare Fiton Granada 3- 2 ne fund e mbetet ne La liga.Dikush tjeter bie ne liga 2.
Po nuk sheh Uefa trukime.
Shikoni kush eshte denuar deri tani nje ekip maqedonas,nje ekip rumun e Skenderbeu une.
Nisur nga akuzat e FED bet qe merr miliona euro nga Uefa gjoja per kontrollin e basteve,per nje sport te paster.
Asnje ekip europian i denuar se nuk kane beth per ta ba.
Denohen ekipet e shteteve te vogla,pa shtet si shembull per te tjeret,si justifikim i parave te marra nga uefa.
Te te munde Sporting Lisbona 3 -0 nuk eshte turp.
Ai mund Interin e 80% te ekipeve europiane.
Pse te mos e munde Skenderbeun ?
Per te tjerat…Takaj apo dhe bashkia Korçe nuk duhet te lejojne shperberjen e Skenderbeut.
Te mos i humbin shpresat.Ka dhe gjykata civile europiane qe japin drejtesi.
Se edhe ne Uefa,edhe ne Cas ka persona qe i pelqejne parate e Fed betit.
Uroj qe drejtesia te vihet nje dite e Skenderbeu te mbetet ne perjetesi si trashegimtari i Skenderbeut te pavdekshem.
Ore ti tifoz! Secili shikon hallin ne shtepine e vet, ti derdellis jo po shiko ai e shiko ky, shiko ata e shiko keta. Nuk ka asnje dyshim qe Skenderbeu ka trukuar ndeshjet dhe eshte kapur ne flagrance nga organet kopetente te UEFA-s. NUK KA DYSHIM!!! Mekanizmat qe perdor sot UEFA jane plotesisht te sakte dhe krejtesisht te pakundershtueshem, kush deshiron mund te marre informacion per kete dhe te bindet. Na vjen apo s’na vjen keq ne, kjo s’ka piken e rendesise. Le te jete nje mesim i mire per te gjithe klubet shqiptare qe te luajne paster dhe te mos merren me maskaralleqe!
Tani ti hiqen titujt “kampion” Korces dhe ti jepet 1 Durrsit dhe 1 Vlores. Keshtu u vepru dhe ne Itali me calciopolin me duket..
NJISHI ESHTE DUKA I DROGES……
Ky Duka ishte ne fillimet e tij te karierës kur erdhi ne pushtet Berisha. Ne fillim duket sikur kta te fy nuk shkonin mire po pastaj Berisha nderroi mendje dhe u be mik me duken e futbollit dhe me te gjithe Dukat. Cfar magjie beri Duka mbi Berishen. Apo i tha do ti ndajme bashke. Dhe duka erdhi e u be i fuqishem si nje oktapod. Dhe çfardo zgjedhjesh te behen fiton Duka. Kta jane te frikshem si ky e si PDja. Kur ju mbushet mendja te rrin nuk u behet te ikin.
cfare jeni juve ore maskarenj qe hidhni balte per gjite ate pune qe eshte bere deri tani ,per ta ngritur Skenderbeun ne ato nivele ku ishte para nje viti dhe e hidhni poshte me nje shkrim te nje pseudogazetari,jeni ziliqare,turp per nje gazetar ,turp per te gjithe se jemi Shqiptare
Normale qe u ndertua superekip ,po si u ndertua, Duke shkatrruat gjithnekipet e tjera dhe e perdorte superligen si nxemje dhe parapergatitje per vjedhjet dhe fitoret ne Europe, KANACE VIDHNI PLOTE POR HISTORIN SE BENI DOTE.
Nxirrni vrer se ju erdhi dita, ate qe arriti Skenderbeu as ne ender nuk do e shihni me ne futbollin shqiptar, trukimet vete i bejne te medhenjte, nqs nuk duan trukime le te mbyllin bastet, por bejne shembull nje ekip modest.
Super Fatjon !!! Bjeru BANDITÉVE dhe KRRIMINELÉVE , qé béjnè PARA dhe €URO ,me lloj lloj Pislliqesh dhe pastaj i Pérdorin , pér té VRARÉ SHQIPTARÉT , né SHQIPÉRI !!!!
Tashti te presim qe Ritvan Bode te trukoje ne BANKEN E SHQIPERISE
Fatjon po ja sellon kot shume me teper nga c’duhet. Rrofte sebepi dhe ke mare varene per te mberthyer nje gozhdez ne dere.Nuk eshte hera e pare qe e ben kete .Kuptohet edhe perse . Nuk them se Skenderbeu ka qene shenjtor.Por ti e di shume mire se deri ne ate kohe te gjitha ekipet shqiptare kerkonin te shkonin ne Europe vetem e vetem per te trukuar ndeshje sepse askush nuk ishte ne gjendje te kalonte ndonje tur per te qene .Ju keni qene aty dhe nuk keni folur kurre. U desh te vinte Skenderbeu qe te shperthenit ,jo vetem ketu brenda por edhe jashte vendit, akuzat tuaja. Skenderbeu ishte nje skuader shqiptare, madje gjitheshqiptare .Erdhi me mentalitet ne formimin e pergjithshem por edhe sportiv krejtesisht shqiptar .Ai nuk mund te dilte vecse dalngadale nga suaza e pergjithsme shqiptare . U perball me Europen si e tille ,deshtoi keqazi ne rrafshin moralo ligjor por ja doli si askush tjeter ne historine e futbollit shqiptar ne aspektin sportiv. Do te na marre malli tani e tutje te shohim ndonje shembull te ngjashem per kushedi sa e sa vjet. Ja shikoji edhe kete vit. Keto jane skuadrat shqiptare qe Skenderbeu u paska rene me qafe ne gjithe keto vite .Dhe ne Europe i dashur gazetar i mllefosur rezultatet arrihen vetem me cilesi dhe me asgje tjeter.E Skenderbeu akuzohet vetem se ka shitur ndeshje dhe jo se ka blere.Keshtu qe kur nuk ka blere te tilla ne Europe nuk ka se perse te blinte brenda vendit ku ju djeg marrazi juve.
Po justifikon vetveten dhe hajdutin me duket ?
Do na duhen disa vite per te pare ekipe ne grupe,por nje gje eshte e sigurt se me vone nuk do shkaterrohet Kampionatin dhe nuk do vodhen gjith ekipet per te ndertuar nje ekip te vetem, mbani emrin e nje shenjtori o djait e Futbollit , skishte pare historia e Futbollit Shqiptare kaq shume korrupsioni dhe shkaterrim
Nga qe Rama e njihte aftesine trukuese te Bode-leshit e coi ne Banken e Shqup-nise, per te rregulluar bilancin duke futur 1,ooo Evro qe te pjellin 10,000 EVRO. Pridh o rama pordh me bode dhe kompani qe me ne fund po dhisni Banken sic e dhjeu Fullhani&CO. Pastroni banken e Shqiperise nga keta hora sa nuk eshte vone, se tymin e zi bankes po ja qitni qe tani. Te pakten lexoini opinionet e popullit, se vete nuk dilni ne terren per te pare se cfare ben politika dhe administrata ne jeten reale, qe po shkaterron ekonomine shqiptare nga korrupsioni me i madh ne te gjitha kohet.
Me vjen keq per tifozat e Skenderbeut. Un nuk jam Korcar po kam ber tifo per Skenderbeun. Kta legena drejtues nuk diten ta rruajn ekipin.. u zuri syt paraja. Duke e ditur qe dyshimi me i vogel elkipet si puna jone di i derrmoj uefa. Kta e ben balt fare.
O pushti i vogel i meros[nga cepani,edhe ilirin qe andej e kini]laje gojen o bastard tipik allashqiptar do ju vije dita edhe juve !prisni prisni,skini pare gje akoma[sic thote edhe lartmadhnia juaj]shporuni mor vemje qe na mbite nga skarapari …Mero ndac botoje ndac mos e boto!problemi ngelet tendi…
KY zoteria qe na paska bere gjith kte analize me sa duket paska prova per trukimet qe ka bere Skenderbeu dhe nuk na I pasqyroi ti lexojme dhe ne te tjere t!!! te hapim syte dhe ne te tjeret PA jo per ndonje gje. Po me sa duket qenka dhe ky pjese e kazanit mediatik qe thote z. Rama. Problemi I ketyre gazetareve specialiste te futbollit qe nuk Kane lojtur as edhe nje dite problem nuk eshte Skenderbeu, problemi eshte qe u bene kaq vjet qe me se fundi del kampion nje ekip I kryeqytetit keta lloj gazetaresh dhe pseudo analista sporti nuk e honepsin dot se si Korca apo dhe Kukesi 2 ekipe jo te kryeqytetit po rri shkruajne historine dhe ka lene ne hije ekipet e kryeqytetit. Ky zoteria qe I di te gjitha pse nuk na thote pak se si u shpetua Tirana kte vit apo dhe 1 vit me pare se te binte nga kategoria? A nuk ka jetuar ky zoteria vite me pare ne shqiperi per te pare se si degjeneroeshin ekipet shqiptare ne evrope Duke ngrene nga 5-6 Gola ne cdo ndeshje? Megjithate edhe sikur ver8 Skenderbeu te kete bere pislleqe ne evrope nuk mund te denohet me hamendje se paska lojtur koeficenti pasi kusho qe ka lojtur baste e di Shume mire qe luhaatje te koeficentit ka cdo dite ne qindra ndeshje keshtu qe mos ja futni kot si kau peles. Eshte mese e qarte qe Skenderbeu u be shembull per gjith boten dhe per te justifikuar milionat qe mer cdo vit nga uefa fed beti I leshit. Keshtu qe zoteri gazetar duhet te jeni I lumtur qe jetuat ne kohen e skenderbeut pasi niveli I futbollit shqiptar kapi majat dhe Tani e tutje nje zot e di se kur do kemi nje perfaqesim shqiptar ne grupet e uefas.
Realiteti objektiv eshte qe vetem Skenderbeu ishte ekip dinjitoz shqiptar,asnje ekip nuk ka shu kaq larg dhe i vetmi ekip ku loja mbante ere Europe,Ka shit apo nuk ka shit eshte tjeter gjo ,Demi dhe Gici as kane per te arrit kurre ate qe arriti Skenderbeu.,do kalojne ndoshta shume dhjetvjecare qe te futen ndonjehere ne grup te europa lig,