Zv/ministri i Mbrojtjes: Si nuk i vajti mendja Bashës të frymëzonte kryebashkiakët e djathtë të hidhnin ndonjë lek pas tërmetit në Korçë?!

12 Korrik 2019, 19:10Politika TEMA

Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka denoncuar kryedemokratin Lulzim Basha dhe ish-bashkitë e djathtë se nuk kanë bërë asgjë për të mirën e qytetarëve.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Koçi akuzon Bashën se mbledh vartësit e tij dhe iu jep urdhra për të mos humbur karrigen, por që për qytetarët as që e vë ujin në zjarr.

Dhe për të vërtetuar pretendimin e tij, numri 2 i Mbrojtjes sjell si shembull zonën e Korçës, e cila pak ditë më parë u prek nga tërmeti dhe të vetmit që iu gjendën pranë këtyre banorëve ishin Qeveria dhe bashkitë e drejtuara nga socialistët.

Basha ka bërë mbledhje me krerët e Bashkive të djathta. Urdhra pa fund për interes të karriges së tij. 

Opo si nuk i vajti mendja ‘ frymëzonte që të ndërmerrnin dhënie ndihme për banesat e shkatërruara nga tërmeti në Korçë? 

Sepse asnjë prej tyre nuk ka dhënë kokërr leku për atë situatë. 

Ndryshe nga bashkitë e majta që iu përgjigjën me humanizëm dhe bujari nevojës për rindërtim banesash. Përbashkinesiduhet.com”, shkruan zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

2 komente në “Zv/ministri i Mbrojtjes: Si nuk i vajti mendja Bashës të frymëzonte kryebashkiakët e djathtë të hidhnin ndonjë lek pas tërmetit në Korçë?!”

  1. shteti ne sherbim te pushtetit says:

    O Petro rrogen e merr nga taksat tona si zvminister e ben punen e kryetarit te psv91! Do bejme shtet!!!!

  2. X says:

    Gjeje ligjin o Petro qe bashkite te japin ndihma per banoret e nje bashkie tjeter.MOS I EDUKONI NJERIZIT ME SHKEJE LIGJI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje