DOSSIER/ Del në dritë intervista e rrallë e Ismalil Qemalit: Të bashkojmë kombësitë, ja çfarë do të ndodhë me regjimin xhonturk

13 Korrik 2019, 16:17Dossier TEMA

Nga Aurenc Bebja

“L’Echo de Paris” ka botuar, të hënën e 25 tetorit 1909, në faqen n°3, intervistën ekskluzive të korrespondentit të saj me Ismail Qemalin, në lidhje me të ardhmen e Perandorisë Osmane.

Çështja e Ballkanit: Çfarë do të ndodhë me regjimin xhonturk ? Deklarata të rëndësishme të Ismail Qemal Beut.

Nga korrespondenti ynë i veçantë :

Londër, 24 tetor.

Qëtësimi i Orientit (Lindjes) varet aktualisht nga dy faktorë :

1° Një zgjidhje paqësore e çështjeve të Kretës dhe, në lidhje me këtë, tetë ditë më parë, duke përdorur informacionin e marrë nga burimi më i mirë, ne theksuam rrezikun e mosveprimit të katër fuqive dhe ekspozuam kompromisin me të cilin, ne kemi arsye për të menduar kështu, do të pajtohej qeveria greke;

2° Nga përgjigjja e dhënë nga ngjarjet në lidhje me pyetjen e bërë dje nga De Racconigi, bashkëpunëtori ynë Z. Dru : Çfarë do të ndodhë me regjimin xhonturk ? Kam patur fatin e mirë për të pyetur gjerësisht mbi këtë temë një nga burrat më energjik dhe të shkolluar që e ka vënë në pah Revolucionin turk : Ismail Qemal Beun.

Është një shqiptar shtatshkurtër dhe i fuqishëm. Sytë e tij shkëlqejnë, mjekëra e bardhë vë në pah buzëqeshjen e tij. Të pordorura sipas të gjitha nuancave të tyre etimologjike, fjalët franceze rrjedhin lehtë. Bashkëpunëtor i Mit’hat Pashës në 1876, me një eksperiencë prej shtatë vitesh në mërgim, duke vënë në pah cilësitë e mëdha të administratorit si guvernator i Galipolit, i pritur si mbret nga shqiptarët e Beratit, në vendlindjen e tij, pas grushtit të shtetit të 24 korrikut, Ismail Qemal Beu ka ndërmarrë që prej asaj kohe një betejë të guximshme.

Ai është përpjekur të luftojë kundër zakoneve dhe praktikave të imituara nga despotizmi, të përdorura lehtësisht nga revolucionarët e pasur të të gjitha kohërave dhe të gjitha vendeve.

Këshilltar i afërt i Vezirit të Madh Qamil Pasha, i cili e vlerësonte për njohuritë e burrave të shteteve evropiane, i ofroi atij disa herë pushtetin dhe gjatë dorëheqjes së këtij të fundit, në një parlament të terrorizuar, zëri i tij i pavarur u dëgjua. Udhëheqës i Bashkimit Liberal, ngjarjet e 13 prillit e çuan atë në presidencën e Dhomës. Me ardhjen në pushtet të Shefqet Pashës, për t’i shpëtuar litarit, atij iu desht të largohej jashtë vendit.

Por sot, duke besuar në ligjet e vendit të tij, duke dashur të njohë vetëm idetë dhe injoruar njerëzit, ai do të kthehet në Konstandinopojë dhe do të marrë pjesë në proçedurat parlamentare. Pra, ky është Ismail Qemali.

E pyeta :

“A mendoni se regjimi i ri i ka gjetur tashmë themelet e tij të vërteta, dhe se nuk duhet pritur ndonjë përplasje ?”

Ai u përgjigj :

“Shpresoj që çdo përplasje e re do të shmanget në vendin tim dhe unë do të përkushtohem që ta parandaloi atë. Reforma e zakoneve politike të liderëve tanë të tanishëm është kushti i domosdoshëm për një epokë të re stabiliteti. Deri më tani, njerëzit kanë evoluar në Konstandinopojë, por praktikat e qeverisë mbeten të njëjta si në kryeqytet ashtu edhe në provinca. Asnjë reformë nuk është raportuar në administratë, qoftë për punët publike ose drejtësinë. Në pushtetin qendror, në ministritë, ndjekin gjithmonë metodat rigoroze të despotizmit, kështu që regjimin e ri me atë të vjetërin e ndan vetëm një linjë : pakënaqësia e popullit është shumë më e madhe sot, ministrat ekzistojnë vetëm në aparencë : personaliteti i tyre zhduket para Komitetit i cili, që nga dita që thirri ushtrinë në ndihmë kundër Qamil Pashës, i dha vetes rolin e drejtuesit.”

Sipas analizës së fundit, sovraniteti qëndron tani në qarqet e oficerëve të rinj të ushtrisë.

— Cili është mendimi juaj mbi qeverinë dhe personelin legjislativ aktualisht në vend ?

— Burra të shkëlqyer; ata mund të jenë të dalluar, por në fakt nuk janë veçse figurantë (kukulla). Mungesa e karakterit më duket të jetë veçori dalluese e numrit më të madh të tyre. Ju nevojitet një shembull ? Dy ditë para trazirave revolucionare, më 13 prill, Hilmi Pasha, Veziri i Madh, më thirri tek ai duke mu lutur që t’i sillja me vete njerëzit më me ndikim nga miqtë e mi politikë. I përgjigjem ftesës së tij.

— Rreziku është i madh – tha ai – le të pajtohemi për një program, dhe ju do të merrni drejtimin e Ministrisë së Brendshme, të cilën unë e kam lënë për një kohë të gjatë pa drejtues dhe ky post është për ju.

— Ndihma ime nuk ka nevojë të shpërblehet – i thashë; Nesër do të përcaktojmë vijën e politikës sonë.

Të nesërmn ndodhën trazirat. Dhe ja ! Hilmiu nuk pati frikë të më caktojë, që komiteti të hakmerrej, se përballë rrezikut, unë i kisha refuzuar atij ndihmën time.

Disa ditë më vonë, pasi Tufik Pasha mori postin e Vezirit të Madh – e rrespektoj shumë besnikërinë dhe guximin e tij – unë u thirra në pallat, meqë sulltani dëshironte të sigurohej ndaj mendimeve të mia.

Ai bëri disa komplimenta ndaj meje dhe bashkatdhetarëve të mi shqiptarë.

I kthyer në Dhomën e parlamentit, ua komunikoj kolegëve të mi të Shqipërisë, fytyra e tyre ndriçohet nga fjalët e mia. Por ne biseduam në gjuhën tonë amtare. Disa shikime të dyshimta u hodhën mbi ne. “Ju duhet të na tregoni se çfarë ju gëzon”, na thanë. Megjithatë, vura re, se një deputet, i ulur për të dëgjuar më mirë në tryezën time, kishte shënuar disa fjali. Ai papritmas flet :

“E pyeta Ismail Qemalin nëse ai kishte qenë në pallat; ai më tha jo. Unë kam provën se ai shkoi atje. Intriga fatale po zhvillohen kundër nesh.”

Po këta politikanë të njëjtë, të cilët më kanë denoncuar si një mik i Abdul-Hamidit, më kanë raportuar disa muaj më parë në pallat si mik të Reshadit, sulltanit aktual, duke marrë në konsideratë disa raporte policore. Sipas këtyre tipareve, gjykoni atëherë Burrat.

— Por patriotizmi i komitetit është i patundur ?

 Ai u ofrohet të huajve, veçanërisht Gjermanisë dhe Austrisë, ashtu si Regjimi i Vjetër ofrohej gjatë grindjeve tona me Austrinë. Një rast u paraqit për ne që të heqim një pengesë kundër ambicieve të kësaj fuqie. Në të njëjtën kohë kur ne njohëm aneksimin e Bosnjes dhe Herzegovinës, na duhej të kërkonim nga qeveria e Vienës – dhe pastaj nga qeveritë e tjera evropiane – një garanci ushtarake për integritetin tonë territorial. I konsultuar, baroni Marschall, ambasador i Gjermanisë, na pati inkurajuar në këtë drejtim. Por ja që Rifat Pasha nënshkroi konventat austro-turke pa formuluar ndonjë kërkesë. Dhoma mbajti seancën deri në orët e vona të natës për të ratifikuar projektligjin.

“Ose do të japim dorëheqjen – tha ministri – ose do të dalim nga këtu me traktatin e ratifikuar.”

Bërtita : “Është si nën regjimin e vjetër; refraktarët futen në kurth nëpërmjet urisë dhe gjumit.” Nuk më dëgjuan, dhe kur Rifat Pasha, i cili kishte firmosur, erdhi për të kërkuar garancitë austro-hungareze, ata iu refuzuan. Pse kjo tërheqje ? …

Sot, Gjermania dhe Austria kanë vënë dorën mbi këta oficerë të rinj, ndër të cilët ne duhet të kërkojmë, siç ju thashë më parë, nervin e regjimit tonë; duke i imponuar nga aparati ushtarak, ato mund të rrezikojnë ndërhyrjet më të këqija dhe, përsëri, është e nevojshme të bërtasësh. Interesi kombëtar kërkon që ne të reagojmë kundër ndikimit të tyre; pas ndërtimit të hekurudhës së Bagdadit, ta shfrytëzojmë vetë atë, duke paguar kështu thjesht kapitalet e huaja. Duhet të ndërtohet hekurudha e Bagdadit, mirëqenia e Perandorisë varet nga ajo, por është e nevojshme që kjo hekurudhë të jetë turke, është çështje që prek pavarësinë tonë.

— Cili është përfundimi juaj ? …

— Ne kemi nevojë për një qeveri të përgjegjshme dhe reformuese, duke hedhur poshtë traditat politike dhe administrative të regjimit të vjetër, duke hequr dorë nga kundërshtimi i kombësive që karakterizuan regjimin e mëparshëm.

Më qortojnë se jam shqiptar mbi të gjitha, se dua të marr drejtimin nuk e di se të cilës mbretëri malsore; Më kanë akuzuar për nxitjen e revoltës shqiptare, për mbrojtjen e kapitullimeve, se jam federalist.

Por u them udhëheqësve: “Reformoni qeverinë, që të ketë drejtësi, financa, polici; shqiptarët menjëherë do t’i dorëzojnë armët që për momentin i mbajnë për këto arsye. Dhe, meqenëse garancitë nuk janë më të nevojshme për të huajt, kapitullimet do të bien vetë. Mbroni, inkurajoni kombësitë, tek ato Perandoria do të gjejë rrënjët më të forta. Këto janë idetë që unë do të mbroj në Kostandinopojë. Unë nuk po kthehem si një lider partiak me dëshirën për t’u hakmarrë, por si një bashkëpunëtor i etur për të ndihmuar të gjitha elementet e mira që lëvizja revolucionare ka bërë të triumfojnë. Të realizojmë reformat, që në këtë mënyrë të pakësojmë pakënaqësitë popullore që sot janë më shumë se kurrë; Të bashkojmë kombësitë, dhe në këtë mënyrë të konsolidojmë Perandorinë; të çlirojmë Turqinë nga kompanitë e huaja, shumë më të rrezikshme për të ardhmen e saj sesa pretendimet e banorëve të Kretës, ky është programi im.”

Këto ishin fjalët e Ismail Qemal Beut.

Dua të shtoi se këto fjalë konfirmohen edhe në një libër interesant, i botuar 8 ditë më parë mbi “Turqinë në tranzicion”, autori i të cilit është një anglez nga Selaniku, i shquar për përvojën dhe njohjen e tij ndaj njerëzve dhe çështjeve të Orientit (Lindjes).

9 komente në “DOSSIER/ Del në dritë intervista e rrallë e Ismalil Qemalit: Të bashkojmë kombësitë, ja çfarë do të ndodhë me regjimin xhonturk”

  1. o tourkos nuk ka vend ne Shqiperi..... says:

    Kemal Izmael,nje turkoshqipfoes qe flet per xhonturqit dhe ”rrevoluionin” turk ……..!!!!!!? hhahaha,plehraaaaaaaa………

    1. Flm says:

      Rasti i Ismail Qemal Turko-spermes eshte rasti me tipik per te kuptuar se “Pamvaresia’ e Shqiperise ishte thjesht nje teater i orkestruar nga Turqit (qe po largoheshin, te detyruara nga revolucioni i popujve te Krishtere) dhe nga vet Ismail Qemali.
      ###
      I. Qemali ishte me Otoman se vet Turqit, duke i sherbyer per 38 vite rresht. Kete e verteton intervista e me poshtme.
      ###
      Intervista e I.Q. dhene ne gazeten “The morning Post”
      Titulli i artikullit “I.Q. besnik i perandoris Osmane perplaset me Italianet”
      Lexoni se c’far thote dhe do te lebetiteni.
      ###
      “…. Në bisedën me një përfaqësues të “The Morning Post”, Ismail Qemali hodhi poshtë theniet e xhonturqë se shqiptarët janë pasiv në besnikërinë e tyre ndaj kauzës otomane.
      1- …. “Si një otoman patriot, unë protestoj me gjithë zemër kundër Italisë per fyerje e integritetit të Perandorisë Otomane.
      2- “Opinioni im nuk është lëkundur asnjëherë në drejtim të kësaj.
      3- Shqiptarët, pro-Otoman.
      Sigurisht, unë mund ta them këtë: Shqiptarët myslimanë, pavarësisht shumë vuajtjeve të rënda të shkaktuara viteve të fundit, nuk do të rrinë duke pritur nëse është e nevojshme do të bien në llogoren e fundit për mbajtjen e perandorisë.
      4- “Por, nëse unë e ndiej aq fuqishëm sa çdo otoman tjetër, në drejtim të çdo sulmi të bërë ndaj Perandorisë.
      5- Personalisht kundërshtova pranimin e një dëmshpërblimi në para, siç ishte gjithashtu, i njëjti rast në Bosnjë, në vitin 1908.
      Perandoria Otomane nuk mund të qëndrojë e vetme, ajo ka nevojë për mbështetje.
      …..
      ###
      Per keto te verteta absolute (nga goja e I.Q.) c’fare keni per te thene.
      ###
      Eshte KURTH dhe Gabim i madhe kur ngaterojm “luften kunder Xhon Turqve” me “luften per pavaresi nga Perandoria Otomane”
      ###
      Shqipetaret si besnik te Perandoris Otomane, luftonin kunder Xhon Turqve (reformatorve) qe erdhen ne Pushtet, jo sepse synonin pamvaresin, por sepse donin perseri Sulltanatin Otoman, ishte lufte fraksionesh politike te Turqis dhe jo per Pamvaresi Kombetare.

  2. Detari says:

    turqit jane kancer i njerezimit

    1. SS says:

      6 milion “grek” jane turq….pra kancer i njerezimit…..te dy palet nje m…jeni…tju hedhesh BOMBEN………

  3. Grigor says:

    Nuk ka shume gjera sot per te na bere krenarë qe jemi shqipetare. Sidomos kur disa forca politike, dhe politikane, e kane turperuar Shqiperine duke e nxjerre lakuriq ne pazarin Europian.
    Por ky artikull me beri krenar qe Ismail Qemal Bej Vlora ishte shqipetar.
    Burre sheti, patriot, politikan i zgjuar, arriti ne majat me te larta te Perandorise Otomane, dhe nuk ishte rastesi qe kur u poqen kushtet, shpalli pavaresine e Shqiperise.
    Vertet eshte babai I kombit tone.

  4. Te gjithe avdula reshada ismaila mahmuta mehmeta nadire shabana e xhonturqat ne marin ne dore fatet e Shqiperis per tu ber xhonturcelinj si salikomunist me sigurimsat qe u bene antikomunista.
    Shtet europian

  5. Virusi says:

    Ismail Qemali nje kaliber I madh, politikan dhe diplomat qe Shqiperise nuk dihet kur do ti vije.

  6. BK says:

    Ne vitin 1923, ne parlamentin grek, nje deputet grek eshte shprehur, se Greqia eshte nje shtet, ku gjysma jane shqiptare dhe gjysma turq.
    Sa per intervisten e Ismail Qemalit, do te thosha se e thena me te beren jane shume larg, sidomos ne politike.

    1. Hahahahaha says:

      Po hajde e mbushu mendjen trushpelareve 300 eurosh….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje