15 milionë lekë nga skema mbështetëse/ Baxhoja në Boboshticë, Rama: Standarde europiane në prodhimin e djathit

14 Korrik 2019, 10:52Sociale TEMA

Baxhoja e djathit në  Boboshticë të Korçës prodhon djathë me standarde europiane dhe synimi është që djathi feta të eksportohet në tregjet ndërkombëtare.

Kryeministri Edi Rama ka vizituar fermën e përpunimit të qumështit “Shaka Boboshticë”, në Korçë, e cila, përmes mbështetjes financiare të programit të zhvillimit rural ka investuar në pajisje për modernizimin e teknologjisë prodhuese, si dhe të cilësisë së produktit final, djathit në disa varietete të ndryshme. Kjo kompani e cila bashkëpunon edhe me rreth 400 fermerë të zonës për grumbullimin e qumështit, zotëron sot një pjesë të konsiderueshme të tregut vendas, ndërsa synon që në të ardhmen të eksportojë edhe në tregjet rajonale.

“Synimi është që produkti feta të eksportohet në tregjet ndërkombëtare. AZHBR ka investuar me një shumë prej 15 milionë lekësh në skemën mbështetëse. Jemi përpjekur që me përzgjedhjen e projekteve fokus t’iu japim atyre projekteve që shtojnë standardin e cilësisë për produktet finale te konsumatori,” shprehet drejtorja e AZHB-së, Frida Krifca.

“Me ndihmesën e AZHBR-së, arritëm në standardet europiane,” pohon investitori duke shtuar se kompania e cila sot është vetëm në vitin e parë të saj, do të vijojë rritjen në vitet në vazhdim. 

Kryeministri Rama e vuri theksin te formalizmi i tregut të shitjes së qumështit dhe nënprodukteve të tij, në funksion, jo vetëm të rritjes së përfitimeve të fermerëve, por edhe të cilësisë së produktit final që shkon te konsumatori.

“Është e rëndësishme edhe për t’i lidhur me pikat e përpunimit, që të mos i shesin në rrugë,” theksoi ndër të tjera Kryeministri.

Me mbështetjen nga fondet shtetërore investitori ka modernizuar ambientet e baxhos për tu përafruar me standardet, rregullat dhe praktikat më të mira të Bashkimit Europian, si dhe ka rritur kapacitetet prodhuese dhe forcën punëtore.

Nëpërmjet programit mbështetës të zhvillimit rural synohet evidentimi i produkteve lokale tradicionale të çdo zone, drejt një ekonomie lokale të konsoliduar. Mbështetja financiare ndihmon prodhuesit e vegjël në rritjen e kapaciteteve prodhuese, plotësimin e standardeve dhe siguruar cilësi, për të mundësuar që këto produkte të gjenden kudo. Në të njëjtën kohë fuqizohen zonat rurale, nëpërmjet orientimit të investimeve në këto zona. 

6 komente në “15 milionë lekë nga skema mbështetëse/ Baxhoja në Boboshticë, Rama: Standarde europiane në prodhimin e djathit”

  1. Detari says:

    djathe me niseshte, i futur na plastik…me emer FETA qe eshte greke…

    standart europjan e quan ramazoni hahaha

    1. Zagare 300…fjala Feta…eshte shqip i futur ne ate gjuhe artificiale nga pjesa shqiptare e popullsise te atij Shteti bordello-hibrid…edhe djathi..Feta..prodhohet i gjithe ne pjesen Veriore te bordello-Shtetit ne tokat e banuara historikisht nga autoktonet….Albane…historite me “djathin Feta grek” tregojani Europes qe nuk ja ka iden…

      1. Detari says:

        Ne cilin vend te Shqiperise prodhoheshe djath i tipit “feta” perpara 30 vitesh?

  2. beni says:

    E kush të le të shesësh kur nuk je antar i be?
    Në se shtetet fqinjë do t’a marin për xhaba e t’a etiketojnë si djathi feta si djath greqie e Italie!

  3. Jimi says:

    Sa per dijeni djathi “Feta” eshte prodhim tradicional shqiptar ne zonen e Cameris, pavaresisht se greket, e kane pervetesuar “patenten” dhe mburren me te si prodhim grek.

  4. Komunist i Penduar Thellë says:

    Une nuk e kuptoj c’pune ka kryeministri me nje baxho djathi ne fund te dynjase. Ky gjithmone te çudit me gjenialitetin e vet, kur nuk ka cfare te beje me vesh breke te shkurtera dhe shkon per votime, pastaj kujtohet edhe per djathin. Po per dhallen ka ndonje gje te na thote kryeleshi i vendit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール

    ラブドール ぽっちゃり サイクルを作って本物のダッチワイフを使う人々はダッチワイフに感情を抱くことができますか?男性の性的健康の5つの欠点さまざまな種類のダッチワイフは何ですか?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje