Edhe në këto ditë të nxehta korriku, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime po vijojnë me intensitet të lartë punën për realizimin e projektit strategjik “Rehabilitimi i Rrjetit Hidrik të Tiranës”.
Projekti synon dyfishimin e kapacitetit filtrues dhe transmetues të ujit nga Bovilla deri në Tiranë, duke ofruar shërbim më të mirë të furnizimit me ujë të pijshëm për afro 1 milionë banorë.
Deri më tani, brenda 4 muajve janë realizuar afro 40 për qind të punimeve, dhe duke marrë parasysh ritmin e punës parashikohet që vepra të finalizohet para afatit të kontratës.
Përveç zonës së Tiranës qytet, përfituesit kryesor do jenë edhe zonat periferike si Astiri apo zona e Unazës së Madhe, kjo pasi projekti parashikon një linjë të dedikuar vetëm për këto zona.
Z.Erjon Bashkia!
Keni premtuar 24 ore uje! Per kete keni rritur edhe cmimin e Ujit!
Besoj se do e mbani fjalen!
Pse nuk pihet uji I bovilles dhe ne e paguajme si uje te pijshem e jo teknologjik? Gjithe Tirana blen uje.Kerkush se hap gojen!Ju mediat pse nuk investigoni? Turp.
Prit gomare sa te mbije bare.edhe kjo puna e permirsimit me uje te Tiranes keshtu eshte.Kame 20 vite ne Tirane dhe afer qendresle qe uji eshte me orare.por edhe me pikatore.Ku Stambolli afro 20 miljon banore ne cdo ore ne cezma kishte uje te ftofte dhe te nxehte.Ne me kete rit
em qe kemi duhet edhe nje shekull te shkojme aty.Te fala lali Erit. Thuhet data e perfundimit dhe po se perfunduat ne kohe e din se cfare duhet bere.
kryeqyteti spaska uje? hahaha
Ore, Ku do merret uji qe do te dyfishohet kapaciteti se bovilla nuk e ka rritur prodhimin dhe as Impianti nuk e ka rritur kapacitetin perpunues…
Po hidhen miliona Euro te Koop.italian PA marre masat perkatese….