Sekretari për marrëdhëniet me Mediat në PS, Alfred Peza bën ironi me kreun e opozitës, i cili ka urdhëruar që në muajët korrik dhe gushtë të mos pushohet por të riorganizohet PD.
Peza thotë se kur të gjithë punojnë, ai fle, ndërsa kur të gjithë pushojnë Luli bën sikur punon.
Postimi i plotë i Pezës:
“Kur të gjithë punojnë, ai fle!
Kur të gjithë pushojnë, ai bën sikur punon!
Kush është?
Lulii…”???
Kjo “gjëagjëzë” të vjen menjëherë ndërmend kur mëson nga mediat se sipas një “urdhëri të fundit kërkohet që brenda datës 20 korrik, degët e PD të hartojnë një kalendar aktivitetesh politike për periudhën 22 korrik deri më 31 gusht!”
Kur e gjithë bota është në plazh, PD do bëka aktivitete politike!
Me kë dhe për çfarë?!
Apo lëre mos e nga, se ashtu është një muhabet.?
Hahahahahahahaahhaahah
Ore Alfred! Po nuk e di ti se dembelet jane shume me te zgjuar se ata qe punojne? Keshtu edhe Luli: ç’i duhet atij se ku jane njerezit gjate kohes se plazhit, mjafton qe te bej dhe t’i rregjistroje aktivitetet demokratike. Nqs njerezit vijne ne keto aktivitete, mire, nqs nuk vijne por shkojne ne plazh, akoma me mire! Pse, ç’do ta pengoje Lulin te deklaroje se moren pjese 100.000 apo 200.000 mije te revoltuar, siç ka bere me numrin e pjesemaresve ne 11 protestat e tij.
Vetem gjume i shkoi jeta ketij njeriu. Si ne jete ashtu edhe ne politike sa gjynaf!
E madhe !