Nga Spartak Ngjela
Në çdo kohë që kalon me ngjarje të rënda në një vend, gjithmonë pyetet: pse erdhën këto ngjarje të rënda; dhe, çfarë i shkaktuan shoqërisë ato?
Këtu flitet, sigurisht, për ngjarjet e rënda që ia shkaktojnë shoqërisë së vet të pushtetshmit.
Sa herë që një shoqëri drejtohet nga injorantë dhe të korruptuar, pyetet: nga erdhën këta individë, si dolën në krye të vendit dhe cili ishte dëmi i tyre?
Po në Shqipërinë e 30 vjetëve të fundit, e cila u drejtua nga injorantë, dhe një plejadë të korruptuarish, nga erdhën, si hipën në pushtet, dhe sa është realisht dëmi që i sollën këta Shqipërisë e shqiptarëve?
Dëmi është shumë i madh. Por, ardhja e krerëve të tyre është shumë e dyshimtë. Tani, kur të gjithë bashkë janë drejt likuidimit, origjinën e tyre dhe përkrahjen politike për të ardhë në pushtet, duhet t’ia lëmë kohës ta zgjidhë me anë të provave dokumentare, sepse Shqipëria dhe shqiptarët ka dyqind vjet që janë sulmuar brutalisht nga fqinjët pushtues territoresh të gjera të Arbërisë.
Ajo që i duhet imediatisht shqiptarëve dhe Shqipërisë, është likuidimi tërësor i korrupsionit të lartë shtetëror.
l.
Korrupsionin lartë shtetëror shqiptar ka qenë një gjëmë kombëtare. Por tani ai është në grahmat e fundit, për këtë duhet të jemi të sigurt.
Shqiptarët e kanë ditur saktë se kush i ka qeverisur, por nuk kanë patur mundësi të vepronin. E vetmja gjë që kanë bërë shqiptarët ka qenë ikja nga Shqipëria.
Po korrupsioni si ka operuar në Shqipëri pas vitit 1991?
Ky ka operuar me injorancën e blerë, me fanatikë të paguar si fansa që iu premtohej pronë, dhe me njerëz të thjeshtë që kanë besuar te gënjeshtrat e përsëritura të liderëve të korrupsionit kryeministror shqiptar që drejtonin dy partitë kryesore: Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste.
Por, historia e Shqipërisë befas hyri në një rrjedhë të re të pamenduar dot nga korrupsioni. Në këtë rrjedhë të re e futi me forcë politika amerikane – kështu do të shkruajë historia.
ll.
Ka pasur një këmbëngulje permanente të politikës amerikane kundrejt Shqipërisë, duke filluar që në vitin 1919 me presidentin Willson.
Ka vijuar pastaj në vitin 1961 dhe në vitin 1962 me presidentin Xhon Kenedi kundër ndërhyrjes sovjetike në Shqipëri dhe largimin e flotës sovjetike nga Vora; ka vijuar me presidentin Riçard Nikson për garantimin e autonomisë së gjerë të Kosovës, e cila u vendos direkt nga presioni i Niksonit kundrejt Josif Broz Titos.
Por gjithçka erdhi dhe dha një shkëlqim historik me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë amerikane në luftën për çlirimin e Kosovës, në vitin 1999.
Tani gjithçka po flet për një aleancë të gjerë shqiptaro-amerikan dhe për karakterin demokratik të ndërhyrjes së politikës amerikane për likuidimin e korrupsionit të lartë shqiptar.
Likuidimi i këtij korrupsioni është domosdoshmëri për politikën e re amerikanë në panshqiptarizimin e Ballkanit Perëndimor. Politika amerikane sot në këtë zonë është thjesht: “gjithëshqiptarizmi në Ballkanin Perëndimor “.
Në fakt, Ballkani Perëndimor është Arbëria klasike dhe me panshqiptarizëm duhen kuptuar të drejtat e shqiptarëve që janë shkelur nga fqinjët pushtues territoresh shqiptare dhe, në një rrafsh historik, nga fuqitë e mëdha, Rusia dhe Franca.
Kjo është arsyeja që korrupsioni Berisha, Basha, Meta me taboret e tyre, në një sens historik, janë për Shqipërinë një gjëmë pushtuese. Sigurisht që korrupsioni shqiptar është shumë më i gjerë se kaq, por politika amerikane duket se është e përqëndruar në likuidimin e këtij segmenti, sepse ndërkohë ky korrupsion ka marrë karakter të hapur antikombëtar.
lll.
Nga shqiptarët ishte krejt e pamundur që të likukdohej kjo gjëmë kombëtare, sepse korrupsioni i lartë shtetëror shqiptar kishte forcën e shtetit dhe demagogjinë kundrejt përkrahësve në elektoratin shqiptar dhe në opinionin publik. Kishte gjithashtu forcën e parasë me të cilën likuidoi plotësisht lirinë e shtypit dhe të medias elektronike. Kjo midie u fut qorrazi në një lojë pseudoarmiqësore grupesh të mëdha politikë, që bënin sikur luftonin njëri-tjetrin, por që në fakt mbështeteshin te paraja korruptive.
Po politika amerikane, si penetroi ajo me forcë në këtë gjendje?
Politika amerikane penetroi dhe e dominoi me forcë situatën politike në Shqipëri, pas ardhjes në pushtet të socialistëve në vitin 2014.
Pikërisht në këtë vit filloi strukturimi juridik i Reformës në Drejtësi, e cila u kurorëzua juridikisht me kushtetutën e vitit 2016. Por gjithçka në këtë ndërmarrje historike u kurorëzua nga forca e politikës amerikane, dhe sidomos nga aksioni politik permanent i ambasadorit amerikan Donald Lu.
lV.
Politika amerikanë, pasi e konstatoi se nuk mund të kishte Shqipëri perëndimore e demokratike pa likuiduar korrupsionin Berisha , Basha Meta, filloi veprimtarinë e vet konkrete.
Po, si? Nga duhej të fillonte, dhe ku duhej të mbështetej?
Në këtë kohë në pushtet ishin socialistët. Socialistëve historia e re e Shqipërisë iu kishte mësuar se nuk mund të dilnin dot kundër politikës amerikane, se e kishin provuar një herë në vitet 1992-1995. Dhe u pa që ata u rreshtuan tërësisht pro politikës amerikane, pavarësisht nga ndonjë luhatje sporadike.
Gjithësesi duhet pranuar se socialistët e pranuan dhe e çuan deri në fund ristrukturimin jurudik antikorrupsion në Shqipëri, pavarsisht që nga reforma antikorrupsion do të cënoheshin dhe prekeshin edhe individë të lidershipit të saj.
Kurse, studimi adekuat i ekspertizës amerikane e kapi që, themeli ku mbahej korrupsioni shqiptar ishte pushteti gjyqësor. Ata e konceptuan realisht skemën e korrupsionit se si ai funksiononte në Shqipëri: një pushtet gjyqësor i korruptuar që vazhdimisht degradonte drejtësisinë dhe që krijonte mundësinë e vjedhjes së madhe të korrupsionit politik shtetëror. Ky pastaj grabiste vlerat shoqërore me anë të klientelizmit, uzurpimit të pronës dhe burimeve bujqësore e minerare në Shqipëri.
Të dy bashkë këta pushtete, pushteti gjyqësor dhe pushteti politik, krijuan në Shqipëri simbiozën më të shëmtuar historike të një korrupsioni.
Por pyetja që ngriti ekspertiza amerikane ishte kjo: nga duhej filluar lufta për likuidimin e këtij korrupsioni dyfish?
V.
Historia e gjatë e demokracisë në Perëndim ka treguar se një sistem demokratik mbahet si i drejtë dhe i barabartë vetëm nga një pushtet gjyqësor i pavarur. Në fakt demokracia nuk mund të funksionojë dot pa një pushtet gjyqësor të pavarur, sepse ajo degradon në demagogji dhe në një korrupsion të përbindshëm. Demagogjia në politikë dhe korrupsioni në shtet, janë dy ingredientët thelbësorë të korrupsionit shtetëror. Me demagogji bëhen zgjedhjet dhe “lufta politike”, kurse me korrupsion fitohen paratë me të cilat mbahet pushteti, blihen votat, ushqehet krimi i organizuar dhe garantohet nëpër bankat ofshore pasuria e pushtetarëve të korruptuar.
Pikërisht kjo ka ndodhur në Shqipëri në këta 20 vjetët e fundit, por këtë kapi edhe politika amerikane kur me forcë e detyroi politikën e korruptuar shqiptare të pranonte kushtetutën e vitit 2016, kushtetutë kjo e cila u bë kuidesenca e Reformës në Drejtësi.
Vl.
Tamam këtu nisi procesi antikorrupsion në Shqipëri, i cili, në funksion të kushtetutës së re, formuloi ligjet e reja të vetingut dhe filloi procesin gjyqësor antikorrupsion në drejtësinë shqiptare. Proces ky që deri tani, ka likuiduar për korrupsion 90% të Gjykatës Kushtetuese, 99% të Gjykatës së Lartë dhe rreth 40 % të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.
Por ndërkohë u formua më në fund edhe vetë SPAK- u, që është grupi institucional që do të gjykojë korrupsionin në politikën e lartë. Ky grup institucional është: Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Të tre këta institucione që do të gjykojnë taboret korruptive Meta, Berisha e gjithë të tjerët, do të sjellin në Shqipëri atmosferën e gëzuar të vendosjes së drejtësisë.
Po socialistët që kanë ndërkohë mazhorancën në Parlament, a do t’i qëndrojnë korrekt interesit kombëtar shqiptar dhe politikës amerikane?
Vll.
Në fakt, mu këtu fillon politika e re e Shqipërisë. Parlamenti shqiptar tani është pa opozitën e korruptuar të Partisë Demokratike, e cila, duke dashur të krijonte destabilizimin e Shqipërisë me një revolucion imagjinar, dogji mandatet e deputetit dhe doli në rrugë. Ishte nën mendimin e fshehtë se më një destabilizim të Shqipërisë do të shpëtonte nga ndëshkimi antikorrupsion, sepse e mendonte destabilizimin në Shqipëri edhe si interes antishqiptar të fqinjëve.
Opozita e dalë nga Parlamenti, filloi përplasjen e dhunshme, por pa forcë reale. E vijoi këtë gjullurdi primitive pa fare ide, derisa u kërcënua drejtpërsëdrejti nga politika amerikane dhe u tulat nga provat që kishte mbledhur FBI kundër saj. Tani ajo është në depresion politik, kurse Parlamenti vijon punën me zëvendësuesit kushtetues, të cilët janë në numur 90 % properëndimorë dhe po e çojnë përpara Reformën në Drejtësi, bashkë me mazhorancën socisliste.
Pikërisht kjo është arsyeja që tani, pas formimit të SPAK-ut, krimi i organizuar shqiptar dhe korrupsioni i lartë shtetëror janë në prag të likuidimit të tyre gjyqësor. Tani, madje pritet që, që në këtë muaj dhe në dy muajt në vijim, në gusht dhe në shtator, shqiptarët do ta shohin konkretisht luftën kundër korrupsionit të lartë shtetëror, ashtu sikurse po ndjekin luftën e nisur e në vijim kundër korrupsionit në pushtetin gjyqësor.
Është pikërisht koha kur do të fillojë të lindë realisht optimizmi shqiptar… Për këtë jam i sigurt.
Maloku do kerkojë ta shesi shtrenjtë lëkurën duke aktivizuar
gjithë degjeneratat që ka ushqyer këto 30 vjet me “toka të zanuna”,administratën shtetërore,
tokat në bregdet,maloket me prona hipoteke në gjithë shqipërinë ,gjykatat e kalbëzuara etj,etj.
Gjarpërit duhet shtypur koka,pastaj ai ngordh ngadalë.
Konfiskim,konfiskim,konfiskim.
Amin o Zot, fjala jote ne vesh te Perendis Perendimore
Po,po.Do zoti,fjalet e Ngjeles ne vesh e perendise. Ashtu siç jane kenaqur keta udheheqes te korruptuar Berisha,Basha,Meta,dhe Falxhorja,duke rjepur dhe ngrene akun popullit,ashtu do kenaqet edhe populli me keta kur ti shikoi ne burgun e Reçit me burgime te renda,deri sa te vdesin atje.
Hassan Rohan: ”..politika amerikane e deshtuar….!
Gjeli[perfaqsues i muslimon brothers m’abaniston]: ”….politika amerikone xhevair i sunitoshqipfolesve ”autocthonus” ne albaniston…….!!!
Politika amerikane e shkerdheu Graqine dhe e beri hale aziatike! A thua ka ndonje komplot pas kesaj? C’te jete valle!?
Bravo Avocat….shkrim optimist ,positive energy -Faleminderit.
Shqiperia do behet e do jete prap ajo nusja e bukur plot nur e shkelqim .
Shqiptaret e meritojne.
Amin! Fjala jote ne vesh te Perendise.
Rrofte USA.
Urime Mr. Ngjela
Edhe une qe diten Ambasadori Donald Lu personalisht linte Kushtetuten e re ne tavolinat e deputeteve.. Thashe: Game over !!!
Bravo dhe 90 % e shqiptareve jane plotesishte me kete shkrim brilant nga ju z. Avokat Ngjela.
Mos I fusni ne burg pa prova te forta te korruptuarit e Shqiperise se do dalin neser si patriote e heronj qe pothuajse u vetesakrifik uan per ti hapur negociatat me be , sense BE bllokoi zgjerimin???!! Nese do te ndodhte kjo do ishte fatale per shoqerine e vete ekzistencen e shtetit!!!
…sepse duhet Avni Rustemi qe ti zgjidhe keto pune …
Ama ç’i zgjidhi Avniu! Vrau me porosi një kundërshtar politik të elitës së kohës, ndërkohë që ende nuk kishte as shtet e as qeveri. Esadi u vra, po më pastaj a u bë ai shtet që idealistlt e patriotët evërtetë donin!? Nëse për këtë ka një përgjigje pozitive, atëhere i lumtë dora Avniut. Por realitetii këtyre 100 vjetëve (1920-2019), nuk flet për një gjë të tillë. Ato që shkruan Ngjela, fatkeqësisht, na kanë shoqëruar gjatë tërë kësaj kohe. Dhe në të gjitha rastet ka vijuar kështu se nuk ka patur një sistem drejtësie modern dhe të pavarur nga politika dhe korrupsioni. Po tani a i ka ardhur fundi kësaj situate të rëndë? Personalisht jam i prirur nga optimizmi. Po nuk u bë dhe kësaj rradhe, shpresë nuk ka më.
Ne Shqiperi ka nje vullnet popullor, qe ky vend te behet. Ky vullnet eshte themeli I te ardhmes. Te huajt, qofshin amerikane apo evropiane, nuk operojne dot pa mbeshtetje nga brenda. Nisma e reformes ne drejtesi ka brenda vetes forcen e ketij vullneti popullor qe shprehet ne sondazhet dhe votimet e ndryshme. Ky vullnet ushqen deshiren dhe angazhimin e mire per te ardhmes, per ekonomiste, shkencetare e politikane, qe me siguri do jene si I kerkon koha.
BRAVO DHE FALEMINDERIT AV. NGJELA!!
SHQIPERIA ME NE FUND …MUND TE BEHET.!!
ANALIZAT E QENDRIMI YT …SHERBIM I LARTE NDAJ KOMBIT.!!
Avokat. Jam shume i ngazellyer mga ato qe thoni dhe me zor e presim berjen e drejtesise ne vendin tone. Por me vjen keq se reforme me xhaketa te kthyera prapsh nuk e di si mund te behet
Shiko kush aplikon me spak ,me emra duke filluar nga Hajdarmata osmani, elisaneta etj te trustit tropaja apo gjyqtare te plrpabe etjere te perlyer. Shiko se jane perjashtuar shumica per mos justofikim tepasurise, por nuk kemi mdigjuar mdonje per paaftesi profesoonale e integritet. Reforma duhet te shilonte anen profesionale si prioritet. Ako ka mu guar dhe ako ka qene dhe eshte burim i korrupsionit
Ne perundim me kete grup gjylatesish dhe politikanesh nuk e di se a mund te kemi shorese per drejtesi.
Per mendimin tim duhej te shkrihej sistemi i drejtesise dhe te ndetohej si nje godine e re qe nga themelet si strukture dhe infrastrulture.
Amin fjala jote ne vesh te te madhit
Avokat Ngjela je i madh!Ke disa vite qe po i thua keto te verteta te hidhura per keta shkerdhatat e politikes shqiptare dhe shume veta te quanin te cmendur,por te gjitha theniet e tua po dalin nje nga nje.Na thuaj edhe emrin e ndojne banke ku i kane fshehur buthqirat parat e vjedhura..
Ky nuk e di ku i kane fshehur parate te tjeret, po po deshe ti o bukar mund te te tregoje ku i ka parate e veta.
Te korruptuarit e rilndjes ky nuk I permend.Minorotaret thote ky provokatori jane te ndershem, si rama,veliaj,majko,angjeli,nano,etj…Vetem shqiptaret jane te korruptuar thote ky sigurimsi ngjela. Drejtesia qe nuk godet nga te gjitha krahet, duke perfshire dhe ty persa ke bere e sa din, nuk eshte drejtesi ligjore por hakmarrje primitive kanunore e rilindasve e ppsh per humbjen, ndarjen e pushtetit me 1990, vecse ambalazhuar me pak sorosianizem e jo amerikanizmin zyrtar! Gjithcka ben soros sot per shkaterrimin me mjete te dyshimta demokratike te kombit shqiptar amerika zyrtare sot e kurre nuk e merr persiper.Usa nuk merr persiper marreveshjet e shqiperise me shtete te vecanta te usa e jo te OJF si Soros.
Avokat, je kareps komplet ? Po ne fakt, se ke keq fare, shiko qe ka plot qe te lexojne, te komentojne e ca e te besojne ?
AVOKAT,LISTEN DUHET TA VAZHDOJE ME RAMA,RUCI,BALLA,GJIKNURI DOSHI NQS DO TE BEHESH I BESUSHEM.
Bravo i nderuar Avukat. Ke kohe qe na ke bere te besojme, por sot e ke qare fare. FLM. rrofte USA!
Avokat je i paplotesuar ne emrat e atyre qe duhet te pastrohen.Per mendimin tim nuk duhen lene jashte vec te tjereve edhe mashtrues si Edi Rama e Erion Veliaj.Besoj CIA i di te gjitha edhe pronat e pafund.
Avokat Ngjela President.
A ishte skhaktar vafëria apo qeveritë që u zgjeru krim korrupcioni në të gjitha poret e jetë sigurisht qeveritarët që në vend se ta ndëshkojnë ata vet i prinë dhe si mundësi e vetme është denoncimi dhe kundërshtimi nga populli
Te shikojme ne se do ti kthehet shpresa Shqiptarve. I takone qe te dalin nga burgu te varferit qe kan vjedhur energji elektrike apo kane mbjell ndonje rrenje hashash se u be deti kose dhe vendin ta zene keta politikan qe jo vetem kanvjedhur por jane psuruar kaq shume sa u kerrcasin dhembet dhe Amerikes. Rroft USA
Duhet rishikue legjislacioni per ndeshkimin e korrupsionit,qe jur te dalin para drejtesisise polihajdutet te zhyten thelle e mos ta qesin ma kryet, si dhe karta gjasme gjygj politik duhet te digjet sepse kjo i ben heronj hajnat universal. Te dokumentohen hajdutat me emer mbiemer datelindje e krahine ,bile nje shenje si Kaini biblik …me ja u pre gishtin e popullit!!!
Ik more Kopil,do luftoshe ti korrupsionin,Po Ramen pse se permende nqs se je me parimet kunder korrupsionit,je nje cope leter higjenike qe kerkone q te fshishe Bythen Edit nga mutrat qe ka lene Rrugeve,por nuk mundesh jo.
Mirnjohje e falenderime pa fund për ju Avokat , ky shkrim shumë i munguar është si ai mehlemi që shëron plagët , deshpërimin , hidhërimin dhe ngjall shpresën , besimin , optimizmin e duhur dhe të merituar për gjithë popullin shqiptar , zoti Ngjela jeni njeriu i duhur e në kohën me të duhur që në tëvëtretë meritoni të jeni Aktor i detyrueshëm historik e shumë kontribues i Sistemit të Drejtësisë i cili po troket .
Idila e Avokatit
Sa i takon anes ideologjike padyshim se Avokatin e ka mberthyer sindroma Norvegjeze sepse akoma e mendon se eshte i burgosur nga ana e socialisteve, dhe se akoma mendon se eshte gjalle regjimi i Enverit. Sipas sindromes mund te pritet se me socialistet e rinj do te filloje te dashurohet, mbase me ndonjerin prej tyre edhe mund t’a kurorezoje dashurine. Po more tru tharet, perse ky pushtet nuk i denon Bashen, Berishen, Kryemadhin, ata te pakten nuk kane imunitet, jane qytetare te thjeshte, se ma Meten nuk mundet, vete e zgjodhi. More tru ndryshkur nese behen zgjedhje te reja dhe fiton ta zeme PD, perse ata politikane nese kane bere krime, korupsion, serish amerika nuk pyet fare per to do t’i deklasonte pa asnji problem. Po more tru tharet Socialistet nuk kane asnje kusur.
Une nuk jam dakord me drejtesi selektive, do te duhej nje drejtesi e tipit fushate, pavaresisht se kush eshte ne pushtet, le te jene keta nuk ka rendesi, edhe PD- mos vrapon pas pushtetit se tek e fundit shqiptaret edhe prej PD – se kane vuajtur, nuk kane qene te pregaditur, dhe akoma bejne gabime foshnjarake.
Taku!
Cdo dite qe kalon mbeshtet dhe ndricon largpamesine e shume parashikimeve te tua.Qe ne moshe te njome ke qene nje disident i mirefillte,per te mos thene krejt i vecante.Je ti qe me kurajon civile,me formimin pro-perendimor, me vizionin e kethjellte demokrat i fute minat ne brezin e ri te bllokut te vjeter.
Cdo individ me dashje ose jo,le gjurme qe s’fshihen kollaj,ne historine e jetes se tij.
Sigurisht ajo qe ty te jep vlera te qendrueshme eshte dashurija per Shqiperine,eshte ajo qe me nje fjale te vetme quhet patriotizem.
Te pergezoj
Bravo Avokat Ngjele nga dita ne dite artikujt e Tu sa vijne behen ma te forte e ma te besushem.
Kusht i te gjithe ketyre perparimeve mbetet inisiativa me perkushtim e devotshmeri i Amerikes.
Dikund andej nga siper z,Ngjela tha.Populli i ka ditur keto pune,po nuk ka pase cfare te bante.
Po i referohem nji anekdote popullore paksi banale por asht njeshke me cfare tregon z.Ngjela.
Burre e grua dite dimrit prane zjarrit po bisedonin pr kohen e shkuar e deri ne ate moment nate.Ne bisede e siper gruaja i thot burrit mbasi kishin dal shume dyshime ne mardhenie tyre.I thot:Kemi keto kater zojgj micash dhe a i pagezojme.Tu vejme emrin.Mira tha burri,fillo ti me zogun e pare.Kap grueja zogun dhe i ven emnin.Shume ka ba e nuk ke dite gja.Kap burri zogun e dyte.Te gjitha i kam dite po nuk kam pase cfare me ba.
Eu thote grueja.Kenkan punet keq.O,burra ti permiresojme.Kap zogun e trete gruja dhe ia ven emrin.Tash e mbrapa nuk baj ma.Kap burri zogun e katerte dhe i ven menin. Cfare asht mesue nuk rrin pushue.
Bravo
Avokat, ju e keni shume mire, pior te gjithe te larguarit nga sistemi i drejtesise po i drejtohen Strasbourg, dhe te shohim do ti “fali strasbourg ” do pranoje rrushfet gjykatesit ne Strasbourg?! kjo eshte pyetja, pasi te gjithe i keni jaahte Paris, New York kane blere edhe shtepia. Kesaj i thojne” ku ishim? aagjekundi! cfare beme ? hic aagje.
te lumte avokat je njesh amin ,do zoti amerika I shtyp keta krimba te demshem se ne smund tju bejme gje.RRofte Amerika.
Pyetje Avokat Taqkes, a ka korrupsion dhe gjykates te korruptuar ne USA? Une them qe ka edhe ne USA gjykates te korruptuar politikisht qe paguhen nga paraja publike dhe gezojne favore dhe privilegje qe paguhen nga paraja publike. A ka politikane ne USA qe korruptojne sistemin e drejtesise dhe perpiqen ta kapin ate ne interes te politikave dhe axhendave te tyre politike dhe ekonomike? Sigurisht qe ka duke filluar nga Trump e duke vazhduar me te dy Clinton-et burre e grua. Po te kishte gjyqesor realisht te pavaruar Hillary Clinton duhet te ishte ne burg por kuptohet qe nuk ishte ne interesin e askujt qe drejtesia te funksiononte me rastin e Hillaris, kush e frenoi drejtesine te bente drejtesi per shkeljet e Hillaris, kuptohet qe politika ishte nje faktor kryesor. Pra avokati mos na tregoje qiqra ne hell per drejtesi nga USA etj etj, gjykatesit qe do zevendesojne te ikurit do jene po njesoj te ndikueshem nga politika vetem se ne ndryshim nga te vjetrit qe iken te rinjte do jene nen kontrollin e klases se re te sunduesve politike qe po zevendesojne klasen e vjeter edhe me ndihmen e drejtesise se re qe po emerohet. Thjesht po rifreskohet kupola qe kontrollon politiken, per popullin asgje nuk ndryshon, te pasurit do behen edhe me te pasur, politikanet edhe me te paprekshem. Burgun askush nuk ka per ta pare, pervec atyre fukarenjve qe nuk paguajne drita e uje.
Gjithe kjo pseudo-lufte politike per nje bythe vend qe mund te qeveriset nga nje kompjuter. Duket sikur grinden titanet e botes , ne fakt te gjithe jane njerez te vegjel e te rendomte. Kur vjen puna te vjedhjet i bejne sikur ta kishin thesin pa fund. Shif rrugen e kombit. Kostoja mbi nje miliard dollare. Ku mban buxheti shqiptar keto lloj shpenzimesh?! U ndertua pa projekt! Kush do kontrollonte mbi kete pergjegjsi? Gjithe sistemi i drejtesise vene ne kembe nga Berisha ishte nje monster qe pertyp para, qe ne vend te denonte paligjshmerite, ushqehej direkt nga krimi dhe taksat tona. Bash po shohim se shume pak po e kalojne kontrollin ekonomik dhe profesional.
Spartakut,sikur po i vjen era MINISTËR,biles,
M.Drejtësie.Eshtë hera e dytë,prandaj hapi sytë.
Spartak,ora,sipas teje”po bie TIk-Tak”.