Nga Shpëtim Nazarko
-A mund të më jepni një konsideratë për këtë plakun e vjetër komunist? -pyeta Senatorin e vjetër Andreotti. Ishte më shumë kuriozitet, a bisedë tavoline, se pyetje normale interviste.
Kurioziteti buronte nga një arsye thjesht pragmatike. Brenda oborrit të PD-së së 91-shit, e kuptova shumë qartë pas tre a katër ditësh, se do të kalonim ende shumë kohë në një komunizëm të pangjyrë, pavarësisht se çfarë emri kishim zgjedhur për të ecur përpara. Oborri i PD-së kishte me shumicë nga ata që komunisti i vjetër Musaraj shkruante në ato bejtet e njohura të kohës së luftës…se kishin kuptuar të parët që kishte ngordhur kali dhe po vraponin t’i hiqnin patkonjtë.
-Shiko Shpëtim, -u përgjigj Senatori i vjetër, nga i cili zor të merrje ndonjëherë përgjigje të drejpërdrejtë, –një bankë mund ta bësh për njëzetë e katër orë, bile dhe një Parlament, por një klasë politike jo. Duhet kohë për ta bërë.
Dhe hodhi vështrimin tutje, siç e kishte zakon. Mendova se kishte inatin me ca të tjerë, për faktin se ai dhe partia e tij që kishte udhëhequr për gati gjysëm shekulli Italinë, u zhduk si me magji.
Në një farë mase, historia duket se i dha të drejtë. Ata që erdhën pas, nuk e arritën kurrë shkëlqimin që Andreotti, apo klasa e vjetër politike e kohës së tij i dhanë Italisë. Plaku legjendar, Kuca, që Andreotti e quante të racës sonë dhe që e udhëhoqi vendin fqinj bashkë me senatorin e vjetër për gati gjysmë shekulli, në ditarin e tij shkruante për personazhe sharlatanë që erdhën më pastaj në skenë….
Përgjigja e tij më ka mbetur kohë të tëra në mend, megjithëse krahasimet çalojnë si gjithnjë. Përmbysja e sistemit tek ne, megjithëse u bë në formë të butë, e kërkonte me domosdoshmëri edhe përzënien e komunistëve të vjetër.
Për t’i rënë penxheres, të dëgjojë dera …
Pse duhet hequr qafe kjo klasë politike e sotme? Dhe çfarë do të përjetojmë pas saj nëse e heqim qafe? Mbeturina të ricikluara të politikanëve të vjetër?
Çfarë zgjidhi këto tridhjetë vjet kjo klasë politike? Problemin e pronave?
Përgjigjia është tërësisht negative. Në historinë e saj, Shqipëria nuk e ka pasur kurrë më keq këtë histori. Në Strasburg do jemi pagatorë, për shumë e shumë kohë…
Mos rregulloi territorin, apo ujërat?
Edhe ato janë më keq se kurrë. Megjithse këto tridhjetë vjet të tranzicionit në Shqipëri në mënyrë formale me bankë kanë hyrë rreth 40 miliardë euro dhe ca më shumë se kaq në mënyrë informale, punët me territorrin janë më keq se kurrë. Kur vërtet të vihet rregulli dhe të paguajmë taksat e ujit dhe energjisë kudo, do të kuptojmë se shumica e shtëpive duhen prishur, sepse vetëm kostot e mësipërme do të jenë lemeritëse. Duke na kujtuar Mithat Frashërin që thosh se një fshat ndërtohet vetëm kur janë mbi 250 shtëpi se ndryshe nuk del rentabël..
Mos rregulluam ujërat, apo pyjet?
Ujërat i bëmë pis dhe pyjet i shkatërruam me themel. Tokën e punuar, e copëtuam, e prishëm dhe e vumë nën pushtetin e erozionit.
Mos vumë në rregull arsimin profesional?
Ai është shumë më keq se në kohën e Zogut dhe bile më keq se në kohën e Hoxhës.
Po për çfarë na duhet akoma kjo klasë politike?
Frika normale është e një tranzicioni të shpëlarë, ku qeveritë do të ndërrohen si “mbreti-gratë”. Ku ato që nuk tha Andreotti, do të jenë shumë herë më të zeza për Shqipërinë, që ndryshe nga Italia e tij, është edhe pa tradita administrative.
Mundet, që e keqja të jetë më e madhe, nëse llogarit se administrata e prodhuar këto kohë është sa e politizuar, aq dhe në shumicë e profilizuar në universitete pa vlerë dhe do të rrijë e të vështrojë shumë kohë mërzinë e shoqërisë, duke u mbështetur pas asaj që e quajmë “status të nëpunësit civil”
Dhe, a mund të mbajmë shpresë se gjatë këtyre tridhjetë vjetëve kemi krijuar klasë të mesme apo të pasur, që mund të quhen realisht të tilla? Mund të rendisësh një sërë tmerresh deri sa të përballesh me pyetjen?
Dini gjë ç’të bëjmë me këtë klasë politike?
Çështja është shumë e komplikuar, dhe përgjigjja shumë më e komplikuar se ajo që më dha Andreotti.
Duke mos pasur kulturën e shtetarit, nuk i jap dot përgjigje pyetjes. Për lexuesin e Konicës po rishkruaj edhe njëherë një pjesë të letrës që i dërgova Kadaresë në 1993-in, kohë kur filloi edhe ai që e quajmë ‘përparimi i sotëm…’
5 shkurt 1993, Sarbryken
Zoti Ismail Kadare,
Në një takim të rastit me ju në Paris, verën e vitit kaluar,…, unë ju thashë se për Shqipërinë tonë situata është njëlloj si të “Viti i mbrapshtë”. Këtë gjë ju do ta keni konstatuar më qartë, se disa ditë më vonë ishit vetë atje. E keqja është se kjo tragjedi po luhet pa heronjtë e Shestan Verdhës. E nëse kërcënimet me armë, hordhitë e ushtrive mungojnë, një tregti e çuditshme si ajo e spanjollëve me indianët po lulëzon.
Kjo do të thotë se dhe qeveria më e mirë në botë të vijë në Shqipëri, pas disa vjetësh do t’i duhet dhjetëfishi i parave për të meremetuar diçka. Nëse do të flisja me gjuhën e librave tuaj, intelektualët, edhe ata më të ndershmit, për arsye të luftës për ekzistencë, janë në pozitën e atij personazhit tuaj që u gjet në një skaj me grykë të vetëçjerrë, pasi ishte munduar tërë natën për të bërë vjershën. Për të tjerët, lufta majtas e djathtas për të formuar partira e ka shndërruar shtypin në një tribunë, të cilën mileti e lexon me kënaqësinë që jep komenti për kampionatin e futobollit.
E me një fjalë, nëse do të krahasoja kohën e Shestan Verdhës me të tanishmen, do të perifrazoja një nga ustallarët e dialektikës në lidhje me një histori e cila shndërrohet në farsë.
Nganjëherë, mendoja se këto janë vështirësi që do të eliminohen nga zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike, ndjenja patriotike, etj., që do të ndihmojnë procesin e ringjalljes, po kjo më duket përsëri e pamundur. Nuk ekzsitojnë më ato kondita, ku edhe thirrjet më të pastra nacionaliste të venë në veshët e njeriut. Duket se interesi personal, për të cilin flet xha Gobseku i Balzakut, është vërtet e vetmja ndjenjë reale. Nga ana tjetër, për të konstatuar tablonë e breznisë së Hankonatëve (për mua, bashkë me “Vitin i mbrapshtë”, janë librat tuaj më të mirë) në një Shqipëri të hapur, ku fryjnë të tëra erërat e Evropës, kjo është e pamundur.
Asnjë lloj ndjenje nuk mund ta ribëjë Shqipërinë. Ju e dini më mirë se unë, se kjo është luftë që nuk e bëjnë armët, por një lloj tjetër lufte, që i bën njerëzit të marrin arratinë sa më parë nga vendi që quhet Shqipëri.
Po të përgjigjesha pa u menduar dhe drejtpërdrejt do të thosha: Mbyllini në një thes dhe hidhini në det!
Po pasi të mendohem pak them. Lërini deri në tetor. Mbase po të ulen në gjunjë para Europës bashkë të majtë e të djathtë, e të luten të na pranojnë atje, ndoshta lajnë të një të njëmijtën e fajit… Pastaj bëni vërtet cfarë të doni me ta!/Konica.al
Kjo është një ide shumë e mirë, por njëherësh edhe utopike, pra, naive! Dhe e kanë si bindje një numër i madh njerëzish.
Si ta zhdukësh këtë klasë politike (komuniste)?! Me terrorizëm, me gjenocid??!
Si ta zhdukësh, kur ky sistem që duam të ndërtojmë – demokracia pluraliste – ngrihet, të paktën, mbi një parim bazë, që shprehet në një të drejtë kushtetuese themelore: shtetasit kanë të drejtë të zgjedhin dhe të zgjidhen. Kjo do të thotë se edhe ish-komunistët kanë organizimet e tyre legale si dhe votat e tyre. Ndoshta kanë shumicën!!!
E duke pasur pushtet e para (të grumbulluara) me shumicë, asnjë mjet i efektshëm ligjor apo brutal nuk mund të gjendet (në dorën e kujt??) për t’i hequr ata nga pushteti! Ata, pra, kanë shumicën e fuqisë njerëzore dhe shumicën e mjeteve monetare në dorë…
Mos shikoni ëndrra në diell!
Veç kalimi i kohës mund t’i shfuqizojë disi ata, nëse zhvillimet historike do të priren në drejtimin e duhur…
O Shpetim —mbete duke i rene fyellit ne nje vrime. Nese ke ndonje ide per dicka pozitive behu nismetar e zhgrape dyfekun Ne mos ne nuk vuajme per tru por per tribun qe te udheheqin jo qe te llapin.
Iu duhen qire motrar dhe nena me nu paidh
Duhet te mallkojme Perendine ,qe na e la gjalle Saline!Ju perpiquni sa te doni,sa eshte gjalle Lale Gjoni(Sala),asnji te mire s’do shikoni!
Më shumë se ç’na ka dhëmbur dhe vrarë nuk ka ku shkon,trubullira ka vite që na nxihet dhe nuk kthjellohet pa zhdukur këtë thes që nuk ka vetëm pigmentin e oktapodit por edhe tentakulat që na kanë kapur që pas 90 për fyti tashmë dhe dalngadal po na asfiksojnë deri sa ti japin fund fare vëndit
Po ti bukurosh mendon se me fantazmat e Balzakut e te Kakarese qe te kane zene myk ne tru do arrihet progresi e prosperiteti. Zgjohu e na thuaj ndonje gje tjeter s je mesuar te flasesh si somnabul o mjeran…………..
Dukesh disfatist, Shpetim, po nuk ke faji. Ashtu si te viti I Mbrapsht, ku “patriotet” formonin ceta, gjenin ca arme e ndonje vule dhe benin tutje pa ditur ku shkonin e cfare te benin, ne u futem ne kete sistem krejt axhami ne punet e shtetit. Te shkolluarit e komunizmit, nga te cilet pritej te na drejtonin, Jo vetem nuk dinin nga tja nisnin por te molepsur me mikrobet e shoqerive te kaluara, vendosen keq tullat e nderteses per te mbritur ne pamjen e sotme. Tani duam ta meremetojme ate pa ditur nga tja nisin dhe pa patur ende zanatcinjte e nevojshem. Ne tere kete rrokopuje duket se problemi jone kryesor eshte kultura jone, sa e rremujshme e Jo e perputheshme me ate te shoqerise qe duam te ndertojme. Po perseri shpresat mbeten. Ka nje ligj universal sipas te cilit, rremuja e parregullsia pjell ligjesine. Si ne rastin e universit; qe nga pluhuri I rremujshem kozmik lindi sistemi I sotem, ligjerisht perfekt.
KETU NUKE PO FLASIM PER NJE KLASE POLITIKE. JANE DISA NJERZE QE E MOREN NE DORE KETE SISTEM .ME ARDHJEN E DEMOKRACISE TE PERSEKUTUARIT U PERSEKUTUAAN ME SHUME,SHKUAN DERI ATY SA U FUTEN NE GREVEN E URISE.
KLASA STUDENTORE QE ISHTE SHPRESA E MADHE E ATIJE VENDI U SHKATRRUA PA E FILLUAR AKOMA DETYREN.NE FUQI ERDHEN PO ATO NJERZE PORE ME NJE DEMAGOGJI TE NDRYSHME DUKE SHARE BABALLARET E TYRE KOMUNISTE DHE DUKE VJEDHUR E VRARE PA HESAPE CDO NJERI QE I DILTE KUNDER.SALI BERISHA ISHTE AI QE NDERROI EDHE DATEN E LINDJES DHE E BERI ME 8 NENTORE PER NDERE TE THEMELIMIT TE PARTISE KOMUNISTE.KEMI 30 VJETE DHE AKOMA JA KU JEMI , VIDHE ,SHAJE, VRA LUFTE KLANESH DHE QEVERITARET SHPREHEN ;E BEJME PER POPULLIN.
ME TE VERTETE SHARLATANEVE U KA DALE BOJA , PORE ATA ZGJEDHIN NJERI TJETRIN,SEPSE KRIMINELI DONE KRIMINELIN ,HAJDUTI PO KESHTU DERISA MBYLLET I GJITHE CIKLI QEVERITARE QE ZGJATE E ZGJATE DHE PER CUDI KALOJNE 30 VJETE.PO KESHTU DO KALOJNE EDHE 30 VITET E TJERA ,DERISA TE VRASIN NJERI TJETRIN.NDOFTA JAME I GABUAR ,PORE ATJE NUKE KAME SHPRESE.MAFJA ORDINERE ESHTE LIDHUR KAQE SHUME ME NJERI TJETRIN SAQE ZINXHIRI ESHTE TRASHUR SI NJE SPIRANCE E ANIJES.
Mendoni kur njerez qe e heqin veten te zgjuar jane akoma me mentalitetin e shek. te 19te! Shqiperi! Koha ecen dhe ju mbetet tek Saliu dhe likja me jashteqitjet e tyre Lule dhe Mona!Zgjohu SHqiperi! SI gjithmone e fundit! E fundit per pavaresine e fundit per komunizmin dhe e fundit per demokracine! Kombi shqiptar pjell armiqte e vet! Do te vazhdoje te pjelle dhe per shume kohe! Pse? Sepse jemi nje popull qe jeton nje shekull prapa Europes! Nje shekull! Por mendoni kur Saliu do Kanunin e Lek Dukagjinit! Sa shekuj prapa je Shqiperi!
Kur fshataret kerkojne ta veshin veten me histori!
Eh mor Shpetim…U mundove te permendesh disa nga hatate qe i jane bere themelit te godines kapitaliste shqiptare…por ato hata jane pa numurim!..Hataja ndodhi sepse askush nuk foli drejt per ndryshimin e sistemit..Perkundrazi ,ata qe dolen ne krye qysh ditet e para folen shtrembet,sepse ata do te ishin kryehajdutet e sistemit te ri…Ligjet e forta dhe shteti nuk do ti linin hajdutet te vidhnin!!!Ato qe u kapen nga turma per sistemin e ri …ishin “Rrumpalla”..shkatrrimi i gjithckaje qe ishte ndertuar te pakten per 50 vjet,vjedhja qe kaloi ne nje mjet pasurimi,grabitja e pronave te tjetrit me te gjitha mjetet edhe me vrasjet e pronareve,anarrshi e shoqerise,demokracia sikur kishhte vetem te drejta dhe asnje detyre ndaj asaj,gjobitje e popullit pa skrupull nga politikanet,zyrtaret,gjykatesit,doktorat,policat,mesusat,gangesterat,rrugacet,sekseret,braktisja e fshatit,shkatrrimi i pyjeve,braktisja e fushave dhe prodhimit bujqesor,ndertime pa leje kudo,mbi kanalet vaditese,ne derdhjen e ujrave,ne mes te fushes,ne mes te rruges,ne oborrin e tjetrit ,ne shkollen e kalamanjeve te fshatit,vjedhja e telave te elektrikut te lagjes,vjedhja e tubacioneve te ujit te qytetit,……qe sikur te beheshin proces verbale per cdo shkeleje te ligjeve ,do ngrihesh ne Tirane nje sorua me letra qe do arrinte ne malin e dajtit…Duke pare qe politika sillte fitime te medha ,u krijuan ndonja 150 parti politike,qindra gazeta,televizione pa fund,emisione televizive pa fund me opinionista qe kacafiten si qente ne kocka!….Kjo eshte “Tablloja sinoptike ” e Shqiperise tone pas 30 vjeteve Demokraci >>>>Kryefajtori dhe fajtoret e kesaj rrumpalle bertasin dhe cirren akoma dhe sot” Ne ju sollem demokracine,ju shpetuam nga komunizmi dhe diktatura!”….dhe ne akoma i degjojme sepse na eshte shplare truri! ….Por ne se i hedhim keta politikane ne det …(Te gjithe) perseri ky popull nuk shpeton sepse korrupsioni eshte futur ne cdo qelize te Shqiptareve…dhe duke qene shteti breke grisur dhe deshira e shqiptarit per tu bere milioner sa me shpejt…keshtu do te vazhdoj …nuk e parashikoj dot se sa koha akoma!
Zoti Nazarko;Perse,ty zoti Nazarko nuk te rezulton qe, Shqiperia nuk ka klase politike ,por ka nje mafie te temershme ,qe perbehet nga njerez ordinere,dhe ku, keta ordinere te perkrahur edhe nga Brukseli,po shqyejne dhe shqepin perdite shqiptaret, ne syte e te gjithe botes,dhe per kete bejne jeten me luksoze ne planet,ne kurrizin e popullit me te varfer te Europes. Nuk do te zgjatem shume ,por do ta bej nje shembull.Mua me 28 Mars 1997,ne Masakren e Otrantos, me masakrojne familjen ne mes te detit,(masakra ndodhi ne ujerat shqiptare, disa mile larg ishullit te Sazanit),gruan dhe tre femijet,te cilet u larguan nga Shqiperia se bashku me rreth 120 shqiptare te tjere, per shkak te shperthimit te luftes civile ne ate kohe .Pra, nje anije e marines italiane, godet ne mes te detit, dhe e fundos anijen shqiptare ne fund te detit, ne thellesine 800 metra,bashke me grate dhe femijet shume te vegjel qe, gjendeshin brenda ne dhomat e saje.Nuk do te zgjatem me rreth ngjarjes,por me pak rreshta , do te tregoje qe ,se cfare ndodhi ne fund te procesit penal dhe civil, te hapur nga shqiptaret ,proces ky, qe u zhvillua ne Itali.Qe te tregoje te gjithe historine e gjate 20 vjeteve te procesit,kjo nuk mund te behet ne kete koment,por do te thoshja qe, fallsifikimet qe beheshin ne cdo seance procesi qe zhvillohej ne itali,nuk do tju besohen,por do te thoshnit ,si ka mundesi qe kjo ka ndodhur ne Itali,dhe si ka mundesi qe ne cdo seance autoritetet shqiptare, firmosnin cdo flete te fallsifikuar, kunder shqiptareve.Por me pak fjale, do te sjell ne kete koment ,vendimin perfundimtare te procesit,qe u dha nga gjykata e kasacionit Itali,me 9 Maj 2014.Vendimi perfundimtarte i gjykates se kasacionit ne Itali ,ishte qe, Shqiptaret u mbyten vete,duke lene keshtu ne fuqi, vendimin e gjykates se Apelit ne Rome,(po ju rikujtoj qe,Prodi atehere kryeminister i Italise,pyetjes se gazetarit shqiptare mbi masakren e Otrantos, me 15 nentore 2015 ne top channal, se perse ndodhi ,i pergjigjet qe ne e kryem vrasjen, por jo me qellim.Ore zoti Nazarko,cfare thua mo zoteri,klase politike shqiptare ,nje nga masakrat me te temershme qe kane pesuar shqiptaret gjata shekullit te kaluar,zhvillohet nje proces, ku gjykata e kasacionit ne Itali ne perfundim te procesit thote qe, Shqiptaret u mbyten vete ,ndersa ish kryeministri i Italise thote qe, ne e kryem vrasjen, por jo me qellim,a e di ti qe italianet, nga fillimi i procesit deri ne fund, jane ndihmuar per ta fallsifikuar nga mafia shqiptare,dhe ti na tregon ne shkrim qe,Shqiperia ka klase politike.Por a e di ti qe ne vendimin perfuindimtare te procesit, avokate qe perfaqesonte shqiptaret, ishte nje person me mbiemrin Agaci, qe sote eshte keshilltare i zotit Rama, dhe qe ne ndihmen qe ky person u dha italianeve ne fallsifikimn e vendimit perfundimtare te procesit,italianet i shperblyen autoritetet shqiptare, me demshperblimin e te afermeve te viktimave,qe sipas ligjeve nderkombetare ishte rreth 250 milion dollare,dhe nuk mjaftoje kjo, por italianet per ndihmen e madhe te dhene ne kete proces, premtuan qe, sa here Rama te kete nevoje ndihme ,kur ushtaret e tije te kene probleme ne Itali,ata do ti mbyllin.
Shpëtim.Të”shpë
tojnë”edhe ty ca utopira.KOMUNIZMIT TEK NÉ,I JANË HEQUR CA DEGÊ,PO RRËNJËT I KA TË THELLA.Por ti e di se kur “krasiten”degët” ata lukëzojnë me shumë.Nga degët e të njejtit trung,kanë rënë ca gjethe të kalbura dhe kanë
dalë ca të tjerë,që u bëjnë hije,kryetarëve të tyre.
Po si beri Bismarku shtet administrstiv .Po Polonia per 5 vjet si ja beri.Po me krizen e 90 si ja beri Turqia qe jemi pak a shume nje mentalitet.Ke shembuj sa te duash o Shpetim .Shiko Turqin dhe vazhdo se Evropa eshte dicka tjeter per ne si shembull .Sjai vlen ta vesh si target per kohen se nuk loz dot ne ate fushe