PS voton të enjten ndryshimin e dy ligjeve nga Reforma në Drejtësi

14 Korrik 2019, 17:26Politika TEMA

Prej vitesh, maxhoranca kërkoi konsensusin e opozitës për të ndryshuar 2 ligje të Reformës në Drejtësi, nene të të cilave ishin shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.

Por përveç debateve në këshillin e legjislacionit e me pas Komisionin e Ligjeve, konsensusin nuk e mori kurrë.

Konkretisht, bëhet fjalë për ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” dhe “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Tashmë me një opozitë të re, votat e së cilës i janë bashkuar disa herë, maxhoranca është e vendosur t’i kalojë këto ligje, këtë të enjte në seancë plenare, së bashku me rregulloren e Kuvendit.

Me deputetët e opozitës së re, PS po heton dhe shkeljet e Presidentit të Republikës. Të hënën, në orën 13 mblidhet sërish Komisioni Hetimor për shkarkimin e tij.

1 komente në “PS voton të enjten ndryshimin e dy ligjeve nga Reforma në Drejtësi”

  1. Life is game says:

    I like this news!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje