Nga Mero Baze
Ilir Meta dhe Lulzim Basha janë ulur sot bashkë, herët në mëngjes, për të diskutuar shanset që kanë për t’u bërë zgjedhjet më 13 tetor, sipas një prej propozimeve haluçinante të Ilir Metës, në ditët e tij jo të mira shëndetësore.
Pas takimit, Basha ka bërë kujdes mos të kuptohet se çfarë mendon, çfarë ka folur dhe çfarë do të bëjë. E vetmja gjë e re ishte se filloi ta përmendë 13 tetorin, si një ngjarje e re politike për opozitën.
Në të vërtetë, juridikisht 13 tetori nuk ekziston. Zgjedhjet e 30 qershorit u mbajtën në paqe në gjithë vendin dhe prodhuan një rezultat që po implementohet.
Përpjekjet e Bashës për të bërë thirrje për rezistencë në disa Bashki që i ka aktulisht PD, janë thjeshtë gënjeshtra të Bashës për njerëzit që ka gënjyer brenda PD-së. Shumë prej vet kryetarëve në detyrë, e dinë që do t’i dorëzojnë bashkitë sapo të trokasin në derë fituesit e rinj. Dhe natyrisht, nuk do të jenë të lumtur për vendimin e Lulzim Bashës.
13 tetori nuk ekziston më as për Ilir Metën, pasi Dekreti i tij për të shtyrë zgjedhjet e 30 qershorit është shqyrtuar nga Kolegji Zgjedhor, që është gjykata e vetme në Shqipëri që shqyrton çështjet e zgjedhjeve, dhe është hedhur poshtë. Zgjedhjet i organizon KQZ, dhe jo Presidenca, dhe ato janë kryer.
Kështu që çdo referencë për 13 tetorin, nga pikëpamja juridike, është nul.
Nga pikëpamja politike, 13 tetori është dhe më keq për opozitën. Nëse opozita është gati të hyjë më 13 tetor në zgjedhje, përse nuk hyri më 30 qershor, pasi asgjë nuk do të ndodhë nga 30 qershori më 13 tetor, përveçse PD do të dorëzojë çdo pushtet të saj.
Përpjekja për të krijuar idenë se më 13 tetor do të ketë zhvillime, është vetëm një mënyrë për të shtyrë verën me gënjeshtra, që demokratët të mendojnë se dikush po merret me hallin e tyre.
Zgjedhjet nuk mund të bëhen më, kur do Lulzim Basha dhe Ilir Meta, dhe kjo u provua më 30 qershor. Zgjedhjet bëhen atëhere kur kanë afatin kushtetues, ose kur gjithë palët bien dakord për një zgjidhje të përbashkët.
Nëse Basha e Meta duan një zgjidhje të përbashkët me qeverinë, thjesht duhet të pranojnë që kanë dështuar në betejën e tyre për të destabilizuar institucionin e zgjedhjeve dhe për të futur Shqipërinë në vëllavrasje, dhe t’i kërkojnë qeverisë një tryezë për reforma të thella kushtetuese dhe elektorale, pas të cilave Shqipëria të hyjë në zgjedhje normale.
Kjo është më e lehtë se sa të hiqesh sikur janë njerëz që ende mund të vendosin diçka në këtë vend.
Kështu siç e përmend Basha, 13 tetori është një datë e re, që e ndihmon atë të thotë gënjeshtra të vjetra. Një datë që i jep dhe tre muaj kohë të gënjejë të vetët dhe të bëjë pushimet rehat.
Pas asaj date, PD-së do t’i duhet, ose një datë e re për të gënjyer Basha demokratët, ose demokratëve një kryetar i ri, për të mos i gënjyer më.
TIK TAK , TIK TAK , PO VJEN SPAK. !!
????????????????????????????????⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️
e ke thene fiks mero, sot ne mengjes njeri genjeshtar i semure- Basha dhe tjeteri mashtrues klasi- Meta te dy mendo se cfare mund te kene diskutuar, njeri duke ja futur tjetri duke e genjyer, keta do bejne shtet, o zot merr nje dore te hekurt dhe ne krye bjeru ketyre vemjeve zvaranike te peshtire.
U nxi qielli mbi Tiranë
sa dhe Dajti kokën uli
heshti hoxha majë minares
analizë na bëri Luli.
Nesër Dielli s’do dalë
oksigjeni do rrallohet
nga që tha Luli ca fjalë
Edi Rama do friksohet.
.
Si i hoqi konkurentët
si ia bëri PëDësë gropën
me sabah e prishi gjumin
u takua me Koklopën.
Bashkë të dy i qanë hallet
siç i qanë në Janar
me sira i bënë planet
për një puç opozitar.
…
Pirdh o Lul sa të lirohesh
erë do mbajnë militantët
e në breza do kujtohesh
si Njëshi ndër delirantët.
Gopist bravo.Bukur.
Gopisti je I madh.
Si ka mundesi te kete kaq budallenje e te besojne se ka zgjedhne me 13 tetor? Nga nderkombetaret ka shume mundesi qe do jene Rusia apo Serbia qe do monitorizojne zgjedhjet dhe ku qendrat e votimit to jene ne zyrat e PDse dhe LSIse.
Presidenti i republikës së Tunizise Habib Burgiba që lajthiti në krye të detyrës është duke u munduar të bëjë garipin por duket shumë i lodhur, i mjerë, i paaftë, i frikësuar, i dehidratuar, dhe po kapet tek dega e thyer,, leshiďhise vdiq me 30qershor
BESOJ QE KJO D FUNDIT DO TE ISHTE ZGJIDHJA ME E DUHUR PER OPOZITEN E FALIMENTUAR DHE E KTHYER NE QESHARAKE .
Shpresojmë mos e anullojë edhe 13 tetorin meta dhe të caktojë
një datë tjetër kur të dali nga burgu.
Ose të lërë berishën në vend të vet.
Çfarë shfaqe tragjikomike fshatarësh.
Mendime mbi fakte
LULEZIM SALIKJA RREJNE EDHE NASTRADININ !
Akoma se keni njohur Lul Saladinin?
Pyete Jozefina Topallin !
Kaq shpejt i harruat “Marinsin amerikan Brown “ … “mosbindjen civile” e “ Luftes Civile” te Putinit… 5 Babalet e Havales se Shqiperise, Sali Berisha .
– Ka mesuar nga Beu i Partise Babale
– “ Lulezim Basha genjen edhe kur e pyet sa eshte ora”.
Jozefina Topalli
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Genjeshtrat e tij jane aq te trasha sa nuk i beson as vet e megjithate i perserite cdo dite e shume here ne dite…
Genjen edhe duke mashtruar hapur pa iu skuqur faqja e duke iu shtjerrur zeri !
Pse !?
A e detyroi me zor Edi Rama te fuste te zgjedhurit prej atij vete ne Qeverine Rama -Meta, ne majin e vitit 2017 !?
Po kryetarin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ia dha me zor Rama !?
Po Avokaten e Popullit nga Partia e tij ia perzgjodhi Edi Rama apo vete Lulezim Basha!?
Nje fakt vlen me shume se nje thes me pallavra e rrena te nje genjeshtari e mashtruesi patologjik !?
Po dhjetera e pafund fakte te tjera qe i kemi pare me sy te gjithe ne shqiptaret e nderkombetaret kudo ne Bote !?
A mund ti besohet qeverisja e Shqiperise nje genjeshtari qe rren edhe kur e pyet sa eshte ora !?
A mund ti besohet qeverisja e Shqiperise nje mashtruesi e hajni me cizme qe vodhi me ze e figure te kapur ne flagrance nga kamerat duke vjedhur edhe votat ne gjirin e familjes se vet politike, PD-se gjate zgjedhjeve te korrikut te vitit 2017 !?
A mund tu besohet qeverisja e Shqiperise nje kryehajduti te 600 milione eurove nga Autostrada e Kusarise se Kombit, http://www.gazetadita.al/sharlatanizem-donkishotizem-apo/
…… jo 230 milione sic e zvogeloi Bujar Leckaj i Vicidolit, gati gjysmen e 1.3 miliarde eurove te vleres se pergjithshme te saj dhe qe thau financat e shtetit shqiptar dhe krijoi nje borxh te brendshem prej mbi 800 milione eurosh dhe rriti me 17.5 per qind borxhin e jashtem te shtetit shqiptar !?
A mund ti besohet qeverisja nje bashkeatdheshitesi te Sali Berishes te kapur ne flagrance nga Gjykata Kushtetuese e Shqiperise dhe atdhetari Myslim Pashai bashke me opoziten, nepermjet marreveshjes antikombetare te Otrantos!?
A mund ti besohet jeta e shqiptareve nje bashke-kryekzekutori te 4 protestuesve paqesore e krejt te pafajshem me urdher te Sali Berishes dhe bashkepunetorit te tij ne fshirjen e serverave dhe prishjen e provave te masakres se 21 janarit 2011…
Larg qofte !
A e nxori me dhune, me shashka, me boje te zeze, me veze e me miell, me breke te palara e cizme me “ ato “… te digjnin mandatet e braktisnin Kuvendin !?
Me gjeni nje rast te vetem ne Boten demokratike apo nje ligj demokratik qe e detyron opoziten apo qofte edhe nje qytetar te thjeshte te votoje me hir a me pahir, me zor !?
Me gjeni nje opozite apo parti opozitare demokratike ne Boten demokratike qe ben shantazh, krijojne qeveri hije, ben presion e ushtron dhune sidtematike kunder policise de shtetit te vet, qe nxin faqen e Shtetit dhe kombit te vet ne prag vendimesh historike si celja e negociatave per anetaresimin jo te Edi Rames e deputeteve te tij por te shtetit e kombit shqiptar, qe di ndonje tjeter rast ne Evropen Lindore qe shembi komunizmin me thirrjet lapidaré :
– E duam Shqiperine si e gjithe Evropa !
– E duam Shqiperine se Amerika demokratike !?
Gjysma e se keqes!
E keqja e madhe nje opozite qe sulmon me boje te zeze e thirrje “ gardistesh te kuq” maoiste ambasadore te BE-se dhe SHBA-se, te OSBE-se ne Tirane duke perdhunuar barbarisht ligjet shqiptare e Nderkombetare, duke perdhosur edhe Kodin e Beses dhe Mikpritjes legjendare shqiptare edhe per hasmin kur i vjen ne shtepine e vet !?
Sa per te genjyer, Saleh Brrisha dhe Lulezim Basha nuk rrejne kurre pa fole ! Ky eshte virtuti me i larte i qehajait te Partise Babale dhe Havalese se Shqiperise Sali Berisha nga Qinami i Vicidolit !
Saleh Lulezim Basha rrejne edhe babain e rrenave Nastradin Hoxhen e Anadollit …!
Komentet e tua Z.Alban Dega me pelqejne shume por do sygjeroja te jene shkrime tek tema apo ndonje gazete tjeter.Jane me vlera
Turpi me i madh eshte pozicioni i presidentit…..
Nje krye partiak qe ja kaloi te gjith presidenteve per keto 30 vjet….
Kuptohet nga hajduteria, nga sikleti i drejtesise qe po fryn nje ere te re…..
Ne burg do shkoi i pari ILIR FLORIRI…..
Pastaj me radhe majtas e dhathtas duke mos harruar FATMIR GERSECIN artistin qe harrititi deri ne hollivud,….. vrases dhe hajdut….
Po ashtu eshte, tani le ti numeroje ditet dhe te genjeje se nuk i ka mbetur gje tjeter.
“Zgjedhje bëhen atëherë kur kanë afatin e tyre kushtetues, ose kur gjithë palët të bien dakord për një zgjidhje të përbashkët.” Në gjithë shkrimin e Meros vetë kjo fjali ka rëndësi për tu analizuar.
Pjesa e parë e fjalisë nuk ka nevojë për koment, ajo është një gjë që ndodh në situata të zakonshme. Pjesa e dytë, e shkaktuar tërësisht në mënyrën më të paarsyeshme nga opozita, thjesht për të nxjerrë sadopak vehten nga niveli mizerabël ku ishte katandisur, meriton të trajtohet seriozisht. Por jo siç bënë zoti Baze, i cili mban një qëndrim pothuaj identik si të opozitës, por në shërbim të mazhorancës. Mero gjykon si të gjithë ata që kanë bindjen, se forcës duhet përgjigjur vetëm me forcë. Kuptohet, kjo është thjesht një atavizëm, e provuar katërcipërisht që nuk të çon asgjëkundi. Në këtë rast Mero nuk është asgjë më shumë se një fotokopje e Andi Bushatit. Dhe ajo që i ndan është vetëm kampi të cilit i shërbejnë për të nxjerrë bukën. Vetëm dikush që është vërtetë i paanshëm dhe do ti shërbejë me sinqeritet zgjidhjes së situatës mund të kontribuojë në këtë rast. Sepse, le t’më thotë kush, cili është faji i atyre kryebashkiakëve të PD, të cilët kanë ardhur në krye të bashkive me votë katër vjet më parë, të largohen tani pa ju nënshtruar votimit, vetëm pse udhëhiqet partia nga disa të marrë që luftojnë sipas parimit “ose të gjitha, ose asgjë”? “Të bënin luftë brënda partisë dhe ti dilnin ballas Sali Berishës dhe Lulzim Bashës” mund të thonë ata që kundërshtojnë opozitën, pa ju vajtur fare në mëndje, se një luftë e tillë mund të zhvillohet vetëm në gjirin e një partie vërtetë demokratike dhe jo në gjirin e një partie që vetëm emrin ka të tillë. Ndaj them, nëse jemi vërtetë të interesuar për ta zgjidhur situatën, kërkohet të veprohet me zëmërgjerësi dhe jo siç propozon Baze, si revolucionar konseguent, i cili më tepër anon nga asgjësimi përfundimtar i kundërshtarit, sesa nga zgjidhjet zëmërgjëra demokratike. Të mos harrojmë gjithashtu se edhe të huajt vetëm në këtë mënyrë kanë për t’ju qasur zgjidhjes së problemit. Ndaj duhet të mos i hedhim benzinë zjarrit dhe të bëhemi të barabartë me falangat berishiane. Këtë radhë Berisha u dërrmua përfundimisht, ai ra në tapet krejtësisht i pafuqishëm për tu ngritur. Dhe dikujt, i shtrirë për vdekje në tapet, nuk është fisnike ti qëllohet akoma duke qënë shtrirë. Po, nëse ai nuk ka mësuar asgjë nga ajo që ndodhi, koha ecën, ndeshje të radhës përsëri do të ketë, dhe le ti thyhen përsëri brinjët ndeshje pas ndeshje, kur diçka të tillë kërkon vetë dhe nuk do të mësojë nga humbjet.
Sa bukur e ke thene zoti Mero. PD i duhet nje date e re per te genjyer Basha demokratet,ose demokrateve ne kryetar i ri per t mos i genjyer me.Bravo.Saket.Basha ka mbaruar,nuk i duhet me partise.Ai u shndrrua ne langaraq.Tallet me militantet.Berisha bene sehir.Pd-ke e mori perropia.
Te lumte GOPISTI i Nshrakut
13 tetori eshte nje grusht shteti
Eshte qesharake sesi Luli dhe Mona mendojne. Per ta ora ka ndalur qe kur foli Iliri. Harojne se shume evenimente kane ndodhur mbas dites qe Iliri vendosi te cdekretoje zgjedhjet, qe vet kish dekretuar dhe te dekretoje nje date tjeter. Zhvillimi i ngjarjeve hodhi poshte si dekretet e Ilirit ashtu dhe motivin kryesor te rrezikut te luftes civile. Zjedhjet u bene te qeta etj etj…
Ata behen akoma me qesharak se si planifikojne te arthmen. Planet e tyre jane me Ilirin President dhe diktim nga e para Rames qe te punoje me axhenden e tyre. Teoria e tyre eshte si puna e dhelpres me rrushin. Dhelpra tha qe ne Tetor do behet rrushi, sepse me hahet mua.
Problemi eshte fare I thjeshte. Iliri do shkarkohet si President. Presidenti i ri do cfuqizoje qofte formalisht dekretet e Ilirit dhe do jete ai qe do hyje ne bisedime me partite per te caktuar daten e zgjedhjeve e arthshme.
Spaku dhe organet e tjera do veprojne dhe situate do jete mjaft e ndryshme nga ajo qe kemi sot.
Keta “udheheqes” te opozites megjithment jane idjote. U ka ngelur ora ne te shkuaren dhe kjo eshte denimi me i madh i tyre. As u vete mendja te punojne per te arthmen e tyre, nepermjete programeve dhe me ndjenjen e autokritikes ndaj popullit the partise se tyre. Jane katandisur si kaposhi nje thele…
Deri dje u kish ngelur ora ne sabotimin e reformes ne drejtesi dhe sot u ka ngelur ne diten e Madhe te Ilir Floririt. Vetem kjo eshte per te vene kujen. Iliri me aferat e tij korruptive, ndyn edhe qytetarin e zakonshem, ne ate shkalle qe na vjen turp te mendojme qe nje hajdut ordiner eshte President i Shqiperise. Por kur mendon qe opozita, Ilirin e quan te arthme, eshte per te ikur naten nga Shqiperia.
Do ti bejne zgjedhjet me letra te printuara nga Pallati I Shqupit..
Saliu varkari enverit I genjeu shqupistet per 30 vjet luli dhe iliri e kane me kollaj te genjenjne per Rama ik sa ta harrojne te Meeren me 13 tetorin.
Hahaha, e 5ta e verteta ….
Ne 13 tetor zgjedhjet do te behen dhe materialet e zgjedhjeve do ti marre persiper Toto Likja;kutite do numerohen ne bodrumet e SHQUP-it!Ja dhe listat me emrat e votuesve: Ylli Raqipi,Nikoll,Qeni,Qim Peka,Andi Bushati,Artur Zhei ,Alfred Lela(pseudonimi Hardhuca),Sonila Meçe dhe anetaret e PD dhe te LSI!Zgjdhjet do te mbahen tek selia e PD-se dhe kryetar i komisionit zgjedhor do te jete Arvizu!Pas kesaj Toto Likja me nje komnikate per shtyp do te shpalle Republiken e Re me teritoret e saj ku perfsihen te gjitha ish bashkite qe ka patur PD!
Cfare te bej dhe Luli i shkrete, i kane ngel me dere burre e grua. Cfare te thote? Doli nga parliamenti tani me ca do e ndryshojne kushtetuten per zgjedhje presidentiale? Se kushtetuta nuk na i lejon. Cfare marreveshje do hyj me Ramen kur nuk kane asgje me dore? Dalja nga parliamenti ishte vendim katastrofe dhe ende nuk e kane kuptuar efektin e ketij vendimit. Nuk behet politika me analistet e Fevzos te cilet prangmatizmin e kane te kufizuar 2 ore aq sa zgjat opinioni. Apo te merresh me te kafenexhingjte dhe rakipireist e ekspozuar?
SHUME SAKTE.KY ESHTE FUNDI I KOKAVE TE PD+LSI.AKSIONI TALEBAN 6 MUJOR DESHTOI.U HOQ DORE NGA “RANA IK” POR DHE QEVERIA TRANZITORE.PO ASHTU 30 QERSHORI U VULOS NGA SHBA+BE.
-TASHME PO MBAHEN PAS 13 TETORIT QE NUK E NJEH KUSH.DHE KJO DO TE THIT” MBAU MUÇO ME GAIRET SA TE BEJE ARA BEREQETE”.
-SHUME E DHIMESHME HUMBJA E SALIUT QE I ÇOI TE GJITHE PER SKRAP.PD+LSI TE REFORMOHEN 99.99 % PA SALIN,LULIN,MULERINE,SALIANERINE +GRIDERINE E VIDIVE EROTIKE..
-MUND TE THEMI SE RAMA TASHME DUHET TE MENDOI PER 2021.
-TASHME PO PRITET SALIU TE URDHEROI LULIN PER DIALOG ME RAMEN KRYEMINISTER,KUR KA 6 VJET QE I ESHTE TURRUR PER TA VRARE.POR ESHTE I DETYRUARE TI GJUNJZOHET “ARMIKUT”,NDRYSHE TE SHKON NE VIÇIDOL ME KURORE LULESH SI AZEM HAJDARI.