Mesfushori i padëshiruar, Juve i thotë të gjejë një klub të ri

18 Korrik 2019, 22:30Sport TEMA

Sami Khedira është shumë pranë largimit nga Juventus dhe destinacioni më i mundshëm është rikthimi në Bundesligë, sipas Sky Sport.

Drejtuesit bardhezinj ia kanë bërë të qartë ish-mesfushorit të Gjermanisë të largohet brenda kësaj vere.

Deri tani ka pasur disa të interesuar për mesfushorin defensiv me klube nga Amerika, Katari, Kina dhe Turqia që janë gati ta presin krahëhapur 32-vjeçarin.

Megjithatë, akoma nuk ka nisur asnjë negociatë konkrete. Problemi i vetëm thuhet të jetë paga e lartë e gjermanit, i cili fiton rreth 4 milionë euro në Torino.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje