Koncesioni Milot-Balldren, reagon Lulzim Basha: Rama po na vjedh çdo gjë që i del përpara

19 Korrik 2019, 11:40Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar Edi Ramën për koncesionin e rrugës Milot-Balldren, që një ditë më parë u votua në Kuvend.

Sipas Bashës, Rama është një hajdut psikik, që vjedh çdo gjë që i del përpara.

“Siç është bërë publike, qeverisja kriminale e Edi Ramës po vazhdon grabitjen dhe tjetërsimin e ekonomisë dhe pasurive publike të vendit ne anë të koncesioneve kriminale, që kanë për qëllim grabitjen e Shqipërisë për llogari të tij dhe një grushti klientësh.

Gjithçka tjetër ka ndaluar. Gjithçka tjetër ka marrë fund në këtë qeverisje. Vetëm një gjë forcohet  dhe rritet përditë – vjedhja dhe grabitja e pasurive he parave publike.

Edi Rama është hajduti më i madh që ka njohur historia e  Shqipërisë, një grabitës psikik, që vjedh çdo gjë që i del përpara.

Dje u miratua ne Landfillin e Republikës, pra në vendgrumbullimin e plehrave dhe hajdutëve që strehohen në Kuvendin e Shqipërisë,  grabitja me spektakolare në histori: Koncesioni i rrugës Milot-Balldren Ndue dhe Agim Kola me vlerë 256 milionë euro për 17 km. Vlera e koncesionit është 3 fishuar.

Ish-deputeti i PS dhe daja i tij, Gjoka, kanë marrë, së bashku, mbi 500 milionë euro, nip e dajë.  Koncesioni i rrugës Orikum-Dukat, Lorenc Gjikuria me vlerë 70 milionë euro.

Vetëm ditët e fundit janë dhënë; Koncesioni i  inspektimit të pompave të naftës; plazhet publike në pronësi private.

Të gjitha janë koncesione dhe kontrata korruptive në përfitim direkt personal të Edi Ramës dhe klientëve të tij, pa asnjë përfitim publik”, tha Basha.

9 komente në “Koncesioni Milot-Balldren, reagon Lulzim Basha: Rama po na vjedh çdo gjë që i del përpara”

  1. Kamena Vurlioti says:

    Nuk e di sa te verteta ka ne ato qe thua, por TI nuk ke goje te flasesh sepse ka bere kerdine duke vjedhur vete dhe ia ke hedhur bythes me raport mjekesor se te kishte zene diharreja.

    1. indiferent says:

      hajduteria 256 milion euro per 15 km zgjerim te nje rruge qe eshte ne fushe e ben lul bashen te duket sikur ka futur edhe leke te tjera nga xhepi i vete per te bere rrugen e kombit.

  2. Alidemsi vjeter says:

    Kij kujdes o Debil se mos te te marri gruan “grabitesi psiqik” duke u nisur nga “koncesioni i pompave te….” me sebep te PPP-se. se na cave trapin me akuza boshe si……. dikur na ishte njehere Rruga e Kombit.

  3. juristi says:

    O Gjigand per kete ke te drejte,pa piken e turpit ja u ka dhjere ju antareve te devotshem te bandes se vjedhesve ne gjirin e pordhitikaneve .Ti vertete vodhe por i ekulibruar me nje dore 240 meleon euro,pako gje se i dhe trecerekun baba saliut,kurse ky i pa ngopur fare.

  4. Nje qytetar . says:

    Luli enderron kur ishte Minister i Rrugeve.

  5. Hahahahaha says:

    Kur flet ti per ….vjedhje..

  6. Mone says:

    Perse nuk cohet ne prokurori??? ,megjithe keto fakte???Duhet te shkoni te gjithe si varg specasb.

  7. ky paska Cof perfundimishte
    aha
    shenja te theksume perkeqsimi te truinit

    gjynaf sinqerishte per ata Demokrate te vertete ,
    kur shikon sot se cfar i boni ky idiot i ardhur nga Nuli direekt ne krye te PD-s
    ky i sherbeu PS. si nji exploziv posht themelit te PD-s
    hik e zhduku nga shqipnia zagar i flliq surrat i peshtum

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje