Shuhet një tjetër legjendë e Tiranës, ndahet nga jeta Fatmir Frashëri!

19 Korrik 2019, 17:03Sport TEMA
Shuhet një tjetër legjendë e Tiranës, ndahet nga jeta Fatmir

Një jetë me Tiranën, dedikuar futbollit bardheblu. Fatmir Frashëri mbylli sytë, mund të duket e pabesueshme, por një tjetër legjendë e Tiranës nuk jeton më nga sot. Pati fituar shumë beteja në fushën e blertë, kombëtare e ndërkombëtare, por atë me sëmundjen, edhe pse u përpoq shumë nuk arriti që t’ia dilte.

Fatmir Frashëri, një nga kolosët e futbollit bardheblu dhe një pjesë e historisë së 24-herë kampionëve dhe futbollit shqiptar u nda nga jeta, tashmë kur edhe për pak kohë mbushte të 80-tat!

Fatmir Frashëri ka qenë jo vetëm një ish-lojtar triumfator dhe fitues trofesh te Tirana por edhe një trajner i suksesshëm si dhe president nderi te bardheblutë një dekadë e gjysmë më parë.

Ai mban edhe titullin “Mjeshtër i madh”…!

10 komente në “Shuhet një tjetër legjendë e Tiranës, ndahet nga jeta Fatmir Frashëri!”

  1. tonia says:

    Ka qene jo vetem futbollist I madh por edhe njeri I mrekullueshem.I perjeteshem qofte kujtimi I tij.

  2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Të gjithë e dimë
    në këtë Botë, jemi kalimtar
    nga më i keqi, tek më i miri
    në fund, mbi të gjithë ne do mbijë bar
    por të Përjetshëm mbeten Ata
    si Profesor Fatmiri!

  3. "BOHOTINA" says:

    Shume i madh ka qene. Ne s’ gaboj ishte ne 11-tshen e shekullit. Ka luajtur dhe me Partizanin, por eshte legjende e Tirones, Na ke falur caste te pa harruara. nje mbrojtes brilant, moderrn, por dhe njeri me zemer.

  4. Virusi says:

    Sportist dhe njeri I mire. Ngushellime familjes!

  5. anastasi says:

    Per jete qofte ky njeri i madh,i pavdekshem, qofte hiri i ketije gjigandi atje ku lindi dhe atje ku u nda nga kjo bote qe nuk kethehet me.

  6. xhorxhi baho says:

    Xho. Kam kujtimet me te mira per Fatmirin. E kam pasur shok klase ne institutin e fiskultures, Nje njeri ,i dashur me shoket dhe nje futbollist mbrojtes I shkelqyer. Mbasi mbarova IKF Vojo kushi u emerova pedagog ne universitetin e Tiranes. krijova skuadren e basketbollit ” Studenti.
    Ne dhjetor te vitit 1962 me urdher special te ministries se mbrojtjes une se bashku me Fatmirin u thirem ushtare per te sherbyer ne klubin Partizani [megjithese kjo ishte e pa drejte]
    Ne vitin 1963 Fatmiri u dallua ne turneun futboolit qe u zhvillua ne Hanoi ku skuadra e jone zuri vendin e dyte.Ndersa une ne vitin 1964 ne finale te atij viti mundem skuadren e 17 nentorit ku une u dallova duke shenuar 30 pike. KJo ishte si pikenisje Fatmiri me kalimin e viteve u be I famshem dhe model per gjithe futbollistet e asaJ KOHE TE SHKELQYER TE FUTBOLLIT DHE SPORTIT SHQIPTAR.
    I perjetshem qofte kujtimi I tij.

  7. Mbaresia says:

    I perjetshem qofte kujtimi I Fatmir Frasherit.
    Por ky komentuesi me emrin xhorxhi baho, paska shkrujt per vete, jo per Fatmirin, si ai qe thoshte “doni me per Belulin”.
    C’jane keta njerez keshtu, aman.

  8. Landi says:

    Shume trishtim!Mendoja se do te jetoje gjate,por,jeta keshtu e ka!Ke qene nga njerezit me te mire,qe kam njohur ne rinine time te shkolles se mesme,Teknologjike ne Tirane.Mesues model,njeri korrekt,me virtyte te vecanta.Te qofte dheu i lehte,profesor Fatmiri!”Durrsaku”,sic me thoje gjithmone,te ka ne zemer!

  9. Pellumb Kulla says:

    Nje nga njerezit me shembullore dhe nga futbollistet me dinjitoze. Ngushellime te sinqerta, shprehur se largu, familjes. Krenar per miqesine qe pata me Fatmir Frasherin, i cili me siguri i paharruar do te mbetet ne kujtesen publike. Pellumb Kulla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje