Kukësi shkarkon Gjokën, pritet Ilir Daja!

19 Korrik 2019, 12:09Sport TEMA

Ernest Gjoka nuk do të jetë më në krye te stolit të Kukësit.

Përmes nje njoftimi për shtyp klubi verilindorë konfirmon largimin e teknikut kryeqytetas pas eleminimit në turin e parë kundër Debrecenit në Europa League.

“Trajneri Ernest Gjoka nuk do të jetë më në krye të skuadrës së Kukësit.

Vendimi është marrë pas rezultateve zhgënjyese të ndeshjeve kualifikuese të Europa League.

Klubi ynë trajnerit Gjoka i ka dhënë gjithë mbështetjen e mundshme, sidomos pas rikthimit të tij në krye të pankinës së skuadrës nënkampione të Shqipërisë.

FK Kukësi falenderon trajnerin Gjoka për punën e bërë në krye të ekipit.

Shumë shpejt, klubi do të njoftojë për emrin e trajnerit të ri, i cili objektiv kryesor do të ketë fitimin e titullit Kampion, Kupës së Shqipërisë si dhe përfaqësim sa më dinjitoz në Kupat e Europës!!”- shkruhet në njoftimin e Kukësit.

Pritet që presidenti Gjici të emërojë shumë shpejt trajnerin e ri dhe kandidati më favorit është Ilir Daja. (TemA)

1 komente në “Kukësi shkarkon Gjokën, pritet Ilir Daja!”

  1. Raimond vlonjati says:

    Hahahaha

    Ilir Daja eshte komplet idiot more –Ai nuk ka nivel fare, esht si bujk

    Te pakten ky Gjok I di ca gjera , Daja eshte komplet hu gardhi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje