Milan ëndërron për Luka Modric.
Besimi se lojtari kroat fitues i “Topit të Artë” mund të transferohet në Milano është rritur sidomos pas takimit që drejtuesit e Milan kanë lënë më përfaqësues të mesfushorit, takim që do të ndodhë kur Reali i Madridit të kthehet nga Shtetet e Bashkuara. Pikërisht në këtë moment drejtuesit kuqezi do të kenë gati një ofertë për kroatin Modric.
Misioni duket i vështirë, sepse paga që përfiton lojtari është shumë e lartë, 12.5 milionë euro në sezon.
Ndihmëse të madhe kuqezinjtë do të marrin nga Zvonimir Boban. Ky i fundit ka kontaktuar personalisht Modricin, pasi të dy kanë një raport miqësor tepër të afërt, përveç faktit që janë të dy kroatë.
Modric është edhe një fans i Bobanit, madje kur mori çmimin “FIFA The Best” Modrici i dedikoi një fjalim prekës. Vendimtare për realizimin e këtij operacioni mbetet vullneti i Modricit.
Kuqezinjtë janë në pritje pikërisht të vendimit të mesfushorit, nëse do të pranojë largimin nga “Los Blanos”. Deri më tani tratativat janë në fazën e diskutimeve, gjithsesi kuqezinjtë do të tentojnë me çdo kusht që ta bindin Luka Modricin të vishet kuqezi.