Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se dorëheqja e Ramush Haradinajt është një mashtrim politik dhe si i tillë nuk ka arsye për eufori.
Në një konferencë për mediat, Vuçiç u shpreh se duhet të reagojmë me qetësi, moderim dhe pa eufori.
“Dorëheqja e Ramush Haradinajt është një mashtrim politik që ai mund të fitojë edhe më shumë popullaritet në të cilin ai bëhet një hero që lufton për një Kosovë dhe Metohi unike”, tha Vuçiç, raporton televizioni shteteror i Serbisë, RTS.
Vuçiç u shpreh se tani duhet të shihen faktet dhe pasojat pas dorëheqjes, pasi pozicioni i Serbisë do të jetë edhe më i vështirë.
“Ne e kuptojmë që ka një lloj kënaqësie të serbëve për shkak të thirrjes së Ramush Haradinajt në Hagë, por nuk ka arsye për eufori. Duhet shohim të gjitha faktet dhe pasojat që vijnë pas aktit të dorëheqjes së Hardinajt. Pozicioni i serbëve do të jetë edhe më i vështirë se sa ishte sot”, u shpreh Presidenti Vuçiç.
Ai theksoi se Serbia duhet t’i kushtojë edhe më shumë vëmendje jetës dhe sigurisë së popullit serb në Kosovë.
“Njerëzit tanë në Kosovë mund të mbështeten në shtetin e tyre në Serbi,” tha Vuçiç.
Ai tha se Serbia beson se vazhdimi i dialogut është më i rëndësishmi për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.
“Kemi frikë se zhvillimet politike në Kosovë po lëvizin në drejtim të vonimit të mëtejshëm të bisedimeve dhe dialogut me Prishtinën,” tha Vuçiç.
Edhe Vucic thote ndonji te vertete.
po sipas te ”mencurit Vucic” cfare te bente Haradinaj qe te mos thote;”mashtrim politik” ,te mos shkonte ne Hage apo si te shkonte si kryeminister? Kjo gjendje eshte kuje e madhe.Disa e bejne hero disa mashtrues.Disa hidherohen psh Saliu,Luli endonje tjeter disa u gezokan si Rama.Vucic dhe Batoni. Keshtu shprehet SALI krimineli.
Ekzakt Sandro dashnor i perjetshem i shqiptareve,por ty ta palloi nenen e baben me ate tarifen qind perqindeshe
Ketu Vucic Ka te Drejte, Ramboja eshte Hajdut Ka Vjedhur Popullin e tij, Plus i fali Toke Malit te Zi.
Vizita e Presidentit Francez më 15 korrik (përvjetori i ndeshjes France- Kroacia 4-2).Sërbia manipulon Rusin dhe Kinën., jo më një çun si Macron.
E DREJTE CFARE THOTE
Ky palluqja mo osht bo si Lul Basha….do me fol gjona te medhoja fol traplliqe….
Ore po kete qe ka qene ministri milloshevicit pse nuk e therret Haga?
KRIMINELA SHEKULLOR QE DINI TE QANI. POR DO TE VI EDHE RADHA E SERBISE NE HAGE PER TE PA DREJTAT DHE KRIMET ME SHQIPTARET