Ish-deputetët demokratë të shqetësuar: Rama po spastron PS-në nga kundërshtarët e tij

23 Korrik 2019, 19:54Politika TEMA

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka komentuar punimet e Asamblesë së Partisë Socialiste dhe fjalimin e kryeministrit Edi Rama. Saphia thekson se Rama është problemi në Shqipëri dhe zgjidhja është largimi i tij.

Sipas Bardhit, 85% e zgjedhësve kanë dëshmuar se nuk e duan modelin e Ramës, të cilin demokrati e konsideron të korruptuar, dhe për këtë arsye kryeministri po spastron Partinë Socialiste duke ngritur në pozita njerëzit e besuar.

“Kryeministri ilegjitim po përpiqet të “blejë” normalitet në një situatë anormale që ka prodhuar vetë.

Shqiptarët e bojkotuan masivisht në votimet moniste e antikushtetuese të 30 qershorit. 85% e zgjedhësve, i dëshmuan se nuk e duan më modelin e tij të korrupsionit, blerjes së zgjedhjeve e dhënien me koncesion të pasurive të këtij vendi duke i lënë borxhe me dekada.

Këtë mesazh Edi Rama e ka lexuar e prandaj relativizon fajet e tij të rënda duke i quajtur gabime! Më 30 qershor shqiptarët kanë folur e prandaj Rama po spastron edhe PS, duke ngritur në pozita të besuarit e tij.

Por ky është problem i PS nëse do pranojë t’i japë oksigjen njeriut që e tjetërsoj për keq si parti, ndërsa vendi ka nevojë për ndryshim dhe urgjent madje!

Problemi i shqiptarëve është Edi Rama dhe ai nuk mund të jetë në asnjë rast zgjidhja”, shkruan Bardhi.

5 komente në “Ish-deputetët demokratë të shqetësuar: Rama po spastron PS-në nga kundërshtarët e tij”

  1. Llaman says:

    Kane dale menc ket PD istet. Rregulluan partine tyre dhe tani merren me parti te tjera. Ky lloj arsyetimi mund te quhet Debil-land

  2. Drejtesia e popullit says:

    Problemi dhe ngerci eshte PD se eshte parti dembelash hileqaresh dhe hajna te pameshirshem .

  3. Edi says:

    ESTRADE ANTARI PD I QANE HALLE PS

  4. LULJA says:

    IK ORE AFGHAN QE DJEGE SHKOLLA RRUGACE I PD
    TE VJENE KEQ TY PER PS

  5. Jimi says:

    I vute ne vije punet tuaja juve more barbone, qe ngelet rrugeve me shishet e benzines ne dore dhe tani kerkoni te rregulloni te tjeret!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje