Brukseli është duke marrë masa sërish për tarifat e SHBA. Më pak se një vit pasi presidenti i SHBA, Donald Trump, dhe shefi i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, vendosën një armëpushim tregtar transatlantik, nuk ka mbetur edhe shumë për t’u zbuluar nga “faza e re”.
Bisedimet e tregtisë ende nuk kanë filluar dhe shefja e tregtisë së BE, Cecilia Malmström, ka paralajmëruar se SHBA ka të ngjarë që së shpejti të imponojë tarifa hakmarrëse deri në 25 miliardë dollarë, të produkteve europiane, si pjesë e një mosmarrëveshjeje mbi subvencionet e linjave ajrore.
Uashingtoni ka nisur gjithashtu një hetim tregtar për taksën e shërbimeve digjitale të Francës.
Dënimi i sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit dhe presioni mbi Europën për të shkurtuar kontaktet e biznesit me Teheranin, i kanë tensionuar edhe më tepër marrëdhëniet.
Mund të shkojë edhe më keq.
Shtatë zyrtarë të Komisionit dhe diplomatë të BE thanë se kanë frikë se Trump do të përdorë kërcënimet për të vendosur tarifat e larta të makinave që në nëntor.
BE ka thënë se është e gatshme të hakmerret me tarifat e veta, duke synuar 20 miliardë euro të eksporteve të SHBA.
“Krahasuar me një vit më parë, numri i faktorëve tensionues të tregtisë është rritur”, tha Luisa Santos, drejtore e marrëdhënieve ndërkombëtare në BusinessEurope.
“Është shumë e vështirë të mbahet një axhendë pozitive”.
Në një përpjekje për të ruajtur armëpushimin e brishtë, drejtoresha e re e komisionit për tregtinë, Sabine Weyand, do të jetë në Uashington për diskutime me zëvendës-përfaqësuesin e tregtisë së SHBA, Xhefri Gerrish.
Perspektiva është e zymtë, sipas Gary Hufbauer, një bashkëpunëtor i lartë me Institutin Peterson për Ekonomi Ndërkombëtare me qendër në Uashington:
“Trump beson fuqishëm dhe ka arritur të bindë shumë amerikanë se SHBA-ja është shfrytëzuar nga të gjithë këto vite dhe se Europa duhet të bëjë lëshime të njëanshme”, tha ai.
Trump ka thënë në mënyrë të përsëritur se dëshiron të zvogëlojë deficitin e tregtisë së mallrave të SHBA me BE, me 169 miliardë dollarë.
Fushata e rizgjedhjes së vitit 2020 rrezikon ta përshkallëzojë konfliktin, tha Hufbauer:
“Trump beson me të vërtetë se konfrontimi me vendet e huaja i sjell atij vota.”
Në një intervistë për POLITICO, ambasadori i SHBA në BE, Gordon Sondland, tha se Brukseli duhet të përgatitet për “më pak zhurmë dhe më shumë veprime” nga administrata e Trump dhe paralajmëroi se Uashingtoni kishte “një numër të madh faktorësh të ndryshëm” në dispozicion të tij, duke përfshirë tarifat e makinave, që do të kenë “pasoja të menjëhershme financiare për miqtë tanë në Europë”.
Dilema e bujqësisë
Komentet e Sondland pasqyrojnë një zhgënjim që sa vjen e rritet në Uashington, lidhur me refuzimin e BE-së për të përkrahur kërkesat amerikane për tregti.
Trump deklaroi në maj se importet nga Europa të automjeteve dhe pjesëve të caktuara të tyre “kërcënojnë të dëmtojnë sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara” dhe e udhëzoi përfaqësuesin e tij tregtar, Robert Lighthizer, që ta adresonte këtë rast në bisedimet e tregtisë gjatë gjashtë muajve në vijim.
Ky afat përfundon në mes të nëntorit, pak pasi presidentja e zgjedhur e Komisionit, Ursula von der Leyen, të marrë përsipër detyrën.
Nuk ka asnjë tregues se bisedimet tregtare do të ecin përpara gjatë kësaj kohe.
Të dy palët kanë botuar direktiva negociuese kontradiktore, ku SHBA kerkon përfshirjen e bujqësisë në bisedime dhe BE përjashton kategorikisht çdo produkt të fermave.
Brukseli gjithashtu ka hedhur poshtë kufizimet vullnetare të eksportit, që SHBA mund të përdorë për të zbutur “kërcënimin” e pretenduar nga importet e makinave.
Sondland foli për shpresën se inaugurimi i Von Der Leyen do të ishte “një mundësi e artë” për të ripërfshirë në bisedime të dyja palët, por ai bëri të qartë se Brukseli duhet të pranojë të përfshijë “një pjesë të bujqësisë” në diskutime.
Administrata e Trump është nën presionin e Kongresit të SHBA-së për të mos u dorëzuar në këtë pikë: Në fillim të këtij viti, një aleancë dypartiake e 114 kongresmenëve i dërgoi një letër Lighthizer, duke paralajmëruar se mospërfshirja e produkteve bujqësore do të rrezikonte “në mënyrë të konsiderueshme mbështetjen e Kongresit”.
Von der Leyen nuk ka shumë hapësirë për të vendosur:
Direktivat e negociatave të BE-së, të cilat përcaktojnë kufijtë e asaj që Komisioni mund të ofrojë, vendosen nga vendet e BE dhe Franca është e vendosur të mos përfshihet bujqësia në bisedime.
Rezistenca franceze ka rritur tensionet midis Parisit dhe Berlinit: Gjermania po shtyn për më shumë fleksibilitet, për të shmangur tarifat e makinave, të cilat do të godasin ekonominë më të madhe të Europës, ndërkohë që vendi që mbështetet tek eksportet rrezikon të rrëshqasë si pasojë e një recesioni.
Gjermania eksportoi 28.7 miliardë dollarë makina dhe pjesë makinash në SHBA vitin e kaluar, ndërsa eksportet franceze dhe pjesët auto në Amerikë arritën në rreth 900 milionë dollarë, sipas Byrosë së Regjistrimit të SHBA.
“Nëse ka një vullnet politik, ne mund të arrijmë një zgjidhje përpara fundit të vitit”, tha ministri gjerman i Ekonomisë Peter Altmaier, gjatë një vizite në Uashington më parë këtë muaj.
Kërcënime të qarta
Kundërshtarët e tarifave po shpresojnë për reagime nga industria e SHBA dhe partia e Trump.
“Vendosja e tarifave për importet e automjeteve dhe pjesëve të automobilave do të kishte një ndikim shumë negativ në ekonominë e SHBA-së, prandaj sektori i automobilave në SHBA është në opozitë”, tha Marjorie Chorlins, nënkryetare e çështjeve evropiane në Dhomën e Tregtisë së SHBA-ve.
“Prodhuesit e automjeteve nuk e duan një gjë të tillë, as prodhuesit e pjesëve të këmbimit dhe konsumatorët sigurisht nuk duan të paguajnë më shumë për makinat e tyre”, tha ajo, duke shtuar:
“Zyrtarët e lartë me siguri do ta vlerësojnë këtë dëm ekonomik, si dhe pasojat e mundshme politike përpara se të dorëzojnë këtë lloj goditjeje ekonomike në nëntor, vetëm pak javë para fillimit të zgjedhjeve presidenciale “.
Chuck Grassley është shprehur rreth disa “pyetjeve serioze rreth legjitimitetit” të tarifave të mundshme të makinave dhe ka prezantuar legjislacionin që mund të frenojë fuqinë e presidentit për t’i imponuar ato në mënyrë të njëanshme.
Megjithatë Jürgen Matthes nga Instituti Gjerman i Ekonomisë tha se lufta tregtare e Trump me Kinën tregoi se “kur është në mëdyshje, Trump zgjedh rrugën e përballjes”.
“Llogaritja ekonomike nuk është shumë e pranishme,” shtoi ai.
“Kjo gjë rrit probabilitetin e tarifave të makinave.”
Trump mund të përpiqet të qetësojë kritikët e tij duke ndjekur strategji të ngjashme si me Kinën dhe Meksikën, në të cilën ai kërcënoi fillimisht me tarifa të vogla prej 5 ose 10 për qind.
“Një taksë e kufizuar prej 10 për qind mund të jetë e përballueshme” për industrinë e automobilëve, tha Matthes.
Hufbauer nga Instituti Peterson parashikoi një skenar të ngjashëm:
“Parashikimi im është që deri në nëntor, kërcënimet do të jenë më të qarta,” tha ai.
“Për shembull, vendosja e një tarife prej 10 përqind që fillon në shkurt, dhe më pas kërcënime për ta rritur atë gjatë vitit”.
Santos i BusinessEurope tha se fati i Europës do të varet pjesërisht nga bisedimet e tregtisë së SHBA me Kinën, pasi këshilltarët e Trump do të kërkonin shmangien e një lufte tregtare të dyanshme, veçanërisht nëse tensionet me Pekinin do të përshkallëzohen më tej.
Politico.eu-Përgatiti në shqip për TemA: Diona Çeço
Si europian?: Edhe europa te vere me shume saksione dhe nqs europa,kina,india,rusia jane te gjithe kundra trampit ska sesi te beje ndryshe vecse te terhiqet
Si Shqiptar: Jo 160 miljarde por te shkoje ne 1 triljarde taksa se kurvat e europes akoma “diskitojne” a duhet te hapen negociatat
Me vjen keq per USA qe ka humbur shume reputacionin ne mbare boten qe kur ne krye te Amerikes drejton presidenti Trump.Europa po i mat pulsin Amerikes,Korea veriut po keshtu.Putini po tregohet finok.Kina perseri ne lidhje me teritoren e vet Taivanin qe parashikon lufte ne mbrojtjen teritoriale te shtetit Kinez.Deri Turqia i vendos brylat.Irani po keshtu.Nuk e di se sa vite duhen qe Amerika te arrij gjendjen ne nivelin parase te vinte ne krye te shtetit Presidenti Trump.E kam fjalen qe Amerika nuk mund te veproj sic veproi ne kohen e te madhit Clinton.Dhe ku ne zemre te Europes mbi serbin vellai i Putinit.
God bless Donald Trump
Fuck you Tony and trump
Fuck you Tony and trump…
E ke gabim. Zoti e mallkofte Donald Trump. Sepse ai sot qe po flasim po pengon shume prinder shqiptare qe te marrin pasaportat ne USA edhe pse femijet e tyre jane me pasaporta amerikane. Donald Trump eshte thjesht nje nazist i pashpirt qe ndau me mijra femije emigrante nga prinderit e tyre vitin e kaluar. Nuk mund te jete presodent nje qe shkaterron jeten e ca femijeve te shkrete emigrante … Cfare te mire mund te presesh nga nje njeri i tille.