Vetting për aeroportin: Ndryshon ligji për sigurinë dhe kontrollin

24 Korrik 2019, 16:41Ekonomia TEMA

Masat për kontrollin dhe sigurinë në aeroportin  “Nënë Tereza” dhe në transportin ajror, pritet të shtohen pas miratimit të kodit të ri ajror të Republikës së Shqipërisë. Projektligji i  qeverisë ka dalë për konsultim publik dhe më pas do të shkojë për miratim në Parlament.

Pas grabitjeve në pistën e Rinasit të sasive të mëdha të parave që do të transportoheshin jashtë është menduar që personeli i sigurisë së aeroportit të kalojë një kontroll të fortë të së kaluarës për një periudhë jo më të shkurtër se pesë vjet, me pas kjo procedure përsëritet edhe nëse e ke kaluar kontrollin e parë, një fare vettingu periodik.

Verifikimet do të bëhen nga Ministria e Brendshme, ndërkohë që Aviacioni Civil do të publikojë kriteret skualifikuese. Kontrollet janë njëra anë;  në anën tjetër i gjithë personeli i sigurisë duhet të trajnohet dhe certifikohet për çdo kategori nga Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Ministria e Brendshme.

Sipas kodit të ri ajror, çdo operator i aeroportit që ofron shërbime të Aviacionit Civil, duhet të hartojë, të zbatojë dhe të mirëmbajë një program të sigurisë, bazuar në rregullat dhe standardet e Bashkimit Evropian.

Po ashtu ne këtë kod parashikohen që incidentet apo ngjarjet e rënda të hetohen nga një autoritet i pavarur nga Aviacioni Civil, i cili raporte duhet t’ia paraqesë Këshillit të Ministrave, ministrisë së linjës që merret me transportet.

1 komente në “Vetting për aeroportin: Ndryshon ligji për sigurinë dhe kontrollin”

  1. s.vasili says:

    E paimagjinueshme si vazhdoni te genjeni pa skrupull apo per injorance?
    I gjithe legjislacioni nderkombetar i implementuar ne legjislacionin kombetar, i reflektuar ne Kodin Ajor, VKM-rat relevante eshte plotesisht ne perputhshmeri
    me Standartet dhe Praktikat Nderkombetare qe rregullojne nje transport ajror te sigurt. Papergjeshmeria dhe paaftesia ne ushtrimin e detyres eshte shkaku i ketyre manovrave. Çdo gje ka qene e aplikueshme ” criminal back ground” etj etj. Pergjegjesia dhe mashtrimet nga ana e Autoritetit te Aviacionit Civil mbulohet nga naiviteti i ligjbersave per te miratuar symbylltasi dhe pertuar ne miratimin shkel e shko te draftit. Drafti i ndryshimeve ne Kod ka si inicim jo ngjarjen e nderhyrjes se paligjshme ne aeroport qe u quajt vetem vjedhje por te tjera qellime. Ata pak specialiste qe kane mbetur ne ate autoritet dhe nga Komisioni Europjan i dine mire se per cfar behet fjale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje