FOTOT: Merr flakë anija në Karaburun, njerëzit hidhen në det për të shpëtuar. Reagon policia

29 Korrik 2019, 09:24Politika TEMA
FOTOT: Merr flakë anija në Karaburun, njerëzit hidhen në det

Një anije turistike ka marrë flakë gjate natës në Karaburun.

Mësohet se ka qene ora 4 e mëngjesit, kur anija ‘Aqua Marinë’,  e cila përshkuan me pushues linjën Vlorë-Karaburun-Sazan, është përfshirë nga zjarri.

Burimet bëjnë me dije se anija ka qënë e ankoruar në afërsi të Shën Janit në Karaburun, ndërsa ekuipazhi me 5 persona në bord ishte gjumë.

Por, sapo kanë parë flakët, ata janë hedhur në det dhe më pas kanë dalë në breg.

Policia Kufitare e Vlorës ndërkohë ka dhënë detaje nga djegia e anijes turistike ne afersi te Karaburunit, e cila u perfshi nga flaket ne oret e para te mengjesit te sotem.

Permes nje njoftimi per media, policia ben me dije se u ka ardhur në ndihmë 5 shtetasve të cilëve iu rrezikua jeta si pasojë e zjarrit të rënë në mjetin lundrues në të cilin ndodheshin.

“Mjeti lundrues i “Aqua Marine” duke qenë se punon me turistët nga Moli i Vlorës drejt Karaburunit, për shkak të luhatjeve të kohës, është shkëputur nga Moli i Vlorës në fundjavë dhe është ankoruar në Karaburun, me qëllim që të ishte e përgatitur për vozitjen e turistëve atje.

Në orët e para të mëngjesit në Karaburun pranë plazhit të Shën Vasilit, në këtë mjet lundrues ka rënë zjarr duke u rrezikuar jeta e disa shtetasve”- njofton policia.

Pas njoftimit të marrë, Policia Kufitare me mjetet e saj lundruese, nën drejtimin orientues të QNOD Durrës, shkoi në ndihmë të personave që kërkuan ndihmë, duke bërë të mundur konstatimin e mjetit lundrues pranë gjirit të Dhimokushtës dhe shpëtimin e sigurt të personave në bordin e saj.

“Në këtë mjet lundrues ndodheshin 5 persona, të cilët nuk kanë probleme dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Si pasojë e flakëve, mjeti lundrues është djegur pothuajse plotësisht”- njofton policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbulimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.(TemA)

1 komente në “FOTOT: Merr flakë anija në Karaburun, njerëzit hidhen në det për të shpëtuar. Reagon policia”

  1. kepucari says:

    konkurrence e forte apo kane dashe te marrin leket e siguracionit se s’po ecte biznesi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. L
    Lekondi

    PO TE KISHTE RENE ZJARRI KUR ANIEJA ISHTE NE LUNDRIM ME PASAGJERE, DO KISHIN GJETUR VDEKJEN SHUM TURIST TE HUAJ, SHUMICA NUK DO GJENDESHIN DHE NUK DO MESOHEJ KURRE E VERTETA E ZHDUKJES TYRE SE ANIET TURISTIKE NE VLORE NUK RREGJSTROJNE KURRE EMRAT DHE ADRESAT PASAGJEREVE QE SHKOJNE PER TE VIZITUAR ISHULLIN E SAZANIT, SHPELLEN E HAXHI ALIS, RAGUZEN (SHENVASIN) UNE PERDORA ANIEN ADVENTURE DHE U HABITA QE NUK KISHTE NJE FLETORE TE RREGJISTRONTE TE PAKEN EMER E MBIEMER, NE KTHIM NGA SAZANI NE VLORE PERDORA ANIEN REXHINA. ANIE OQEANIKE. PYETA NJE EKUIPAZH TE ANIES PER LISTEN E PERSONAVE NE ANIE, ME PA ME HABI DHE ME PYETI: NGA NA VJEN ZOTEROTE QE NA HERKON KETO GJERA?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje