Po na vriten "VIP"-at…

29 Korrik 2019, 09:27Politika TEMA

Mediat raportojnë se gjatë orëve të para të mëngjesit në një lokal në Jal të Vunoit ka patur përplasje me armë mes dy grupeve.

Në fillim grupet janë konfrontuar fizikisht, por pastaj kanë krisur armët dhe për rrjedhojë, siç shkruajnë këto media, “klientët e lokalit VIP” janë futur poshtë tavolinave.

Askush nuk e shkruan, por me gjasë bëhet fjalë për lokalin me emrin Folie, i njohur si pikë tërheqjeje për vipa, rripa, gjithfarë gjindjeje që jeton me dukjen dhe që ka ca para, apo i bie qylit me paratë e të tjerëve dhe që konsiderohet si një lloj statusi vetëm për çmimet që aplikon dhe modën e shthurjes që mundëson.

Por biznesi ka të drejtë të ndjekë çdo lloj politike.

Këtu problemi qëndron me raportimin e mediave që shkruajnë për “lokalin VIP”.

Nëse sheh se kush konsiderohet VIP me përkufizim dhe kush quhet i tillë në Shqipëri, kupton përmbysjen që ka sjellë ekonomia e strukturuar e krimit, ku lloj lloj horrash që kanë mbetur edhe në klasë të parë fillore, apo lloj lloj shalëgjata që janë profesionuar në mënyrë autodidakte për t’u zhveshur fotografikisht, i gjen befas në tituj të quajtur si VIP.

Sigurisht VIP është edhe dikush që shpenzon shumë, sepse meriton trajtim të veçantë, por është e vështirë që shoqëria të njohë si të tillë njerëz që bredhin me armë dhe ndërsehen si qen të pavaksinuar edhe për një shikim; të aftë për të dhënë vetëm shfaqjen e shpenzimeve dhe të ngrefosjes.

Thënë kjo sigurisht që këta janë të amnistuar dhe ku e ku më të pranueshëm, pse të paktën atë që bëjnë e bëjnë vetë, në raport me VIP-t e vetëshpikur të gazetarisë, akademisë, biznesit dhe shoqëruesve të tyre, që konstituojnë në rastin më të mirë vitrinën e kukullave që luajnë role të caktuara nga të tjerë, në paqe me veten dhe filozofinë: ha, pi, bridh se një jetë ke!

Fundja në një shoqëri ku hajdutët janë ekonomia bazë, gangsterët me imunitet janë burim pushteti, ndaj edhe VIP-at e vërtetë po këta janë.

Këta që dalin në media janë kaçaflaqë të zhurmshëm pas të cilëve rend e zgurdullon sytë gjithë admirim proletariati i gazetarëve që shyqyr që ka mësuar ca fjalë dhe bam, në më të parin rast e bën lajmin siç i ka hije vipave.

Se helbete, pas rrjedhjes së trurit, kjo është drama e dytë serioze në këtë vend.(Respublica)

14 komente në “Po na vriten “VIP”-at…”

  1. timo says:

    Një e vërtetë e hidhurshumë.

  2. H says:

    Ai vend është i falimentuar në çdo qelizë.

  3. populli says:

    A funksionon shteti ne kete vend muti ?
    Ministria e brendeshme, vet ministri, policia e shtetit, perse nuk dalin te na sqarojme se cfare ndodhi pasi kemi te afert aty qe punojne
    Po opozita perse nuk reagon, apo edhe ketu si ne cdo zullum cenohen interesat e familjes Berisha .
    Vip-at, oligarket dhe politikanet po e shkaterrojne teresisht kete vend
    .
    .

  4. Kasem gahinji says:

    Po vriten vicat?e… vipat.epo,na plasi trapi.ca hale me pak.nuk i prish pune kujt.vrasin njeri tjetrin.lehtesim per policine,prokurorine.prinderit e tyre?nyk me vjen keq.pergjegjesia eshte e tyre,i lane femijet te behen te tille vica.

  5. Q.S says:

    Kto gjera qe ndodhin neper qendra turistike ne kulmib e sezonit jane te turpshme. Autoret duhet tu jepet denimi maksimal dhe asnje leshim ose ulje denimi

  6. borobojka says:

    o zot cfar gjeme.

  7. Iliri nga Gjermania says:

    Ne te vertete nuk na intereson ne si Qytetare se kush po vritet nga te ashtuquajtur” Vipat”.
    Detyra e Shtetit dmth e Policise, e Gjykates, eshte qe ti Identifikoje ata qe kan bere veper Penale dge ti çoje para Pergjegjesise Penale.
    Komentetet e tjera se kush u vra se te kujt jane keta nuk na intereson hiç.

  8. Pune sunitesh says:

    Ku ka vipa ne nje vend sunitesh,ka vetem ish bythgrisur qe kane bere leke me pislliqe dhe i duket vetja rrip

  9. tomsojeri says:

    Po pse cuditeni !!! Vunoi esht nje fshat ku me gishta numurohen shtepit dhe banoret qe njihen me njeri tjetrin dhe vijn gangster e hajdut ,dhunojn pleq e plaka ,ju marin raki e vaj te vitit dhe cfar parash ju gjejn e hikin pa u ngar e pa u mar vesh kush jan e me flisni per “shtet” atje posht ne Jal ku passi jan eksituar prej parave qe ju teprojn fillojn nga sherret mes tyre sa ta nxijn edhe emrin e saj ! Mos flini o vunjotas se kta tipa nuk e kan per gje tju “perzen” edhe nga fshati juaj !! Kte shtet “muti ” atje kush e perfaqeson ???? LSI -ja qe ka koh qe ben pall atje ??? Mos flini vunjotas para se te jet von ……..

  10. Pellazgos says:

    E thane borobojka dhe mario,mbaroi kjo pune,ka “Zot” dhe do na “ndihmoje”.
    Mirepo popola Albanese thote qe,kush mori mori,d.m.th Tru.

  11. Nje qytetar . says:

    Vipat !!??? Viçat do ishte me sakte.
    O zot kush eshte vip ne shqiperi !!!!

  12. Kuq e zi says:

    Shtypi shqiptar ka nevoj per shkolle fillore
    Sa here qe shperthen nje makine na e paraqesin “ju be atentat biznesmenit,apo u vra biznesmeni” me thene te drejten skam pa nje biznesmen ne shqiperi te vdese per shkaqe natyrore por ajo qe me habit eshte
    Si perkthehet ne shqip fjala biznes apo biznesmen?
    Sepse nga keto atentate zenka dhe vrasje fjala biznesmen me duket se perkthehet “kriminel”
    Ja ky eshte shtypi yne qe kriminelin e quan biznesmen dhe njeriun e thjeshte qe ka nje aktivitet e quan zero
    Pastaj nganjeher na dalin me nje shkrim si ky dhe na bejne moral por ne ralitet u djeg se nuk po dalin emrat e biznesmeneve dhe vipave te sherrit ne fjale qe te vazhdojne avazin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje