SHBA: Tёrhiqet papritur koordinatori i shёrbimeve sekrete

29 Korrik 2019, 09:40Bota TEMA

Presidenti Donald Trump shkëputet prej një tjetër anëtari të nivelit drejtues. Drejtori i Shërbimeve Sekrete, Dan Coats, heq dorë nga posti më 15 gusht. Këtë e komunikoi Trump në mediumin e tij të prefruar Twitter.

Tani për tani mbetet e paqartë, nëse 76-vjeҁari Dan Coats është tërhequr vet, apo i aka imponuar Trump dorëheqjen. Së fundi ka pasur mosmarrëveshje mes koordinatorti të shërbimeve sekrete dhe Trump lidhur me vlerësimin e politikavë të sigurisë. Presidenti është i pakënaqur me Coats, njoftonin së fundi mediat në SHBA.

Koordinator i ri i shërbimeve sekrete, sipas dëshirës së Trumpit do të bëhet deputeti republikan John Ratcliffe. 53-vjeҁari, i cili që në vitin 2015 përfqëson Teksasin në Dhomën e Deputetëve, është tërësisht në linjën e Trumpit.

Ratcliffe javën e kaluar ishte në fokus, kur ai iu drejtua me pyetje agresive në një seancë dëgjimi në Kongres ish-hetuesin e posaҁëm për Rusinë Robert Mueller duke e akuzaur këtë të fundit, se i ka tejkaluar kompetencat e veta. Nuk ka qenë detyra e Muellerit, në një raport konkluzionesh të paraqesë, nëse Trumpi është fajtor ose jo për pengesa ndaj drejtësisë.

Trump e falenderoi Coats përmes Twitte-it për këtë “shërbim të madh për vendin” dhe deklaroi, se do të emërojë Ratcliffe për këtë post. Sidoqoftë emërimi duhet miratuar prej senatit. Drejtori i shërbimeve sekrete në SHBA ka për detyrë të koordinojë shërbimet e ndryshme sekrete. Coats e kishte marrë këtë detyrë në mars 2017. Përpara kësaj ai ka qenë amabsador i SHBA në Gjermani në vitet 2001 deri më 2005.

 Pika konflikti Irani, Rusia … 

Trump dhe Coats janë përplasur disa herë në publik. Koordinatori i shërbimeve sekrete në janar deklaroi, se Irani sipas mendimot të tij nuk po punon aktualisht për bombën bërthamore. Presidenti e kundërshtoi dhe e kritikoi atë se nuk e ka idenë për shërbimet. Coats ka paralajmëruar vazhdimisht për sulme të mundshme kibernetike nga Rusia. Shërbimet sekrete janë të bindura, që Kremlini ka ndërhyrë me sulme hacker dhe metoda të tjera moderne në fushatën elektoral në SHBA më 2016, për ta mbështetur Trumpin dhe për të dëmtuar konkurrenten e tij demokrate Hillary Clinton.

Posti i drejtorit të shërbimeve sekrete është krijuar në vitin 2005 pas havarive përpara sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Një komision hetimor kritikoi mungesën e bashkëpunimit veҁanërisht mes shërbimit të kundërzbulimit CIA me policinë federale FBI.

se/kle (dpa, rtr, ap, afp)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje