Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka filluar konsultimet me partitë politike në lidhje me zhvillimet pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj. Sipas një komunikate nga presidenca, ai ka nisur takimet me dy parti të komuniteteve jo shumicë që përfaqësojnë komunitetin turk dhe atë boshnjak në Kuvendin e Kosovës.
“Republika e Kosovës ka mbetur pa qeveri”, thuhet në komunikatën e presidencës, ku sqarohet se në takimet e sotme janë ftuar përfaqësuesit e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) dhe ata të subjektit VAKAT nga grupi parlamentar 6 plus.
Presidenti Thaçi është shprehur se tani “shtrohet nevoja për hapa konkret – në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës – për të pasur sa më shpejtë një qeveri funksionale e efektive”.
“Kjo qeveri duhet të reflektojë vullnetin e partive politike për një solucion të ri qeverisës apo atë të një procesi elektoral të ri dhe të bëjë të mundur që Kosova të bëhet sa më shpejtë me qeveri”, theksohet në komunikatë.
Takimet me partitë tjera politike, sipas komunikatës, do të vazhdojnë në ditët e ardhshme, varësisht nga agjenda dhe zhvillimet brenda vet partive politike përkatëse.
Për të mërkurën, Thaçi ka paralajmëruar takimin me Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve KQZ-së, Valdete Daka.
Më 19 korrik, Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit, pasi që ishte ftuar nga Prokuroria Speciale e Dhomave të Veçanta në Hagë, për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.
Nga ai moment, spektri politik i ka bërë thirrje presidentit Thaçi të ndërmarrë veprime për tejkalimin e gjendjes, qoftë përmes formimit të qeverisë së re apo shpalljes së zgjedhjeve të reja.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më pas njoftoi se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në pajtim me kompetencat e përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Nje para replike me internacionalistin Fatos Lubonja
HISTORIA NUK DO TE NA FALE …
– Te kallxojme terrorrin mbishekullor shteteror serb ne Kosove !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Shkrimet dhe intervistat fundit te publicistit, annalistit…. Fatos Lubonja per luften clirimtare te Kosoves dhe lider te saj si Ramush Haradinaj kane shkaktuar nje termet ne mbare boten shqiptare. Shumica dermuese e komentatoreve shqiptare jane kunder mendimeve te tij “internacionaliste” te Fatos Lubonjes. Nje pjese vogel e perkrahin.
Pa bere as avokatin dhe as prokurorin e asnjeres pale, si analist i ceshtjes se Kosoves prej shkurtit te vitit 1981, si ish- editor per Kosoven dhe ish- Jugosllavine ne Agjencine Telgrafike Shqiptare, ATSH nuk pajtohem aspak me akuzat e tij ndaj UCK-se dhe liderve te saj. Teprojne akuzat e Boegradit dhe tellaleve te tyre pa i shtuar edhe keto te Lubonjes.
Pse !?
Makina propagandistike serbe dhe e aleateve te saj vazhdon te jete ne ofensive te plote dhe punon me gjithe fuqine ashtu si makina terrorizmit shteteror serb tash e gati 120 vjet kunder shqiptareve dhe kombit shqiptar jo vetem ne Kosove. Nuk le shpifje pa sajuar, nuk le falsifikim pa bere, nuk le mashtrim pa shpikur per te njollosur, per te nxire, per te damkosur e nakatosur shqiptaret e popullin e Kosoves, luften e tij per liri pavaresi she lufettaret e saj qe shenuan kulmin me regimen e UCK-se.
Dje me bajoneta e me plumba prej verteti sot me shpifje e mashtrime. Me plumbat e fjaleve, Beogradi zyrtar vazhdon te njejten politike raciste antishqiptare. Deshem nuk deshem ne si me vepra edhe me fjale, si me plumba luftarake edhe me plumbat e shtremberimeve flagrante Beogradi zyrtar ka arritur te vendose gati ne nje plan terrorizmin e tij shteteror me qendresen tone stoike e luften tone te drejte per liri e pavaresi…
Kjo eshte nje kambane alarmi edhe per intelektualet e shquar, shkrimtaret, historianet dhe akademiket dhe sidomos per Qeverine e Kosoves qe kane bere pak ose aspak per kallximin, denoncimin dhe demaskimin e terrorizmit shteteror serb ne Kosove jo vetem ne vitet 1981- 1999 por tash e me shume se nje shekull.
Kjo eshte nje denoncim i hapur i masmedias, RTK-se, radiotelevizioneve, gazetave kryesore te Kosoves, te pavarura, gjysme te varuara ose krejt te varura qe kane bere pak ose aspak per denoncimin dhe kallximin e krimit dhe terrorit shteteror serb.
Krejt e kunderta ndodhe me serbet kur qeveria, kisha ortodokse, akademiket, kriminelet, media dhe krejt strukturat politike, shteterore, diplomatike, shkencore … jane ne ofensive per te paraqitur viktimat e terrorizmit te tyre shteteror, popullin e Kosoves dhe UCK-ne si terroriste, si kriminele, si zi e me zi mbeshtetur mbi mashtrime, falsifikime, shtremberime absurde… Tamam si ne Fabulen e La Fontenot “Qingji dhe Ujku “ .
Rezultat i tyre jane edhe akuzat e prokuroreve dhe UDB-sheve serbe te kopjuara fjale per fjale , te kthyera deri ne rezolute te Dick Martit e Keshillit te Evropes, e per fat te keq edhe te prokuroreve te dyshimte te EULEX-it, qe nuk vonojne te lirojne kriminel lufte serbe ndersa vrapojne te akuzojne, bastisin e bile edhe arrestojne luftetaret shqiptare te lirise , te shpallur te pafajshem nga maja e drejtesise boterore sic eshte Gjykata e Hages.
Ka vite qe korifeu i letrave shqipe Ismail Kadare ka bere thirrje per denoncimin e kallximin e krimit serb ne Kosove
Ka 8 vjet qe kam botuar shkrimin “ Kallxoni krimin serb ne Kosove… !” ne disa gazeta te Kosoves dhe Shqiperise.
Edhe sot media e gazeta kryesore te Kosoves me shume shkruajne e flasin per “krime” te UCK-se, per SHIK-un, per luftetaret e lirise perfshi Fatmir Limajn apo Ramush Haradinajn e heronj te tjere te Kosoves se per terrorizmin shteteror, per krimet makabre te UDB-es e paramilitareve te Arkanjit dhe cartanave te Milloshevicit ne Kosove.
Ne fund te fundit UCK-ja , SHIK, luftetaret e lirise se Kosoves ishin nje guerilje, nje ushtri lirie…. Nuk ishin shtet, Nuk kishin as organizim shteteror …. Edhe nese jane bere shkelje te ndryshme ndaj nje personi qofte ai serb apo shqiptar, ashkali apo cfaredoqofte ai kriminel lufte apo cetnik, paramilitar apo dhunues ordiner… jane kryer nga nje levizje per liri ne kushte te jashtezakonshme lufte e terrori shteteror.
Krejt e kunderta ndodhe me terrorizmin shteteror serb, qe kryhej nga nje shtet e qeveri e tere me te gjitha mjetet e me te gjitha format e terrorit e dhunes masive te planifikuar, organizuar e zbatuar barbarisht me e nga te gjithe mechanizmat e mjetet shteterore te Beogradit me Sllobodan Milloshevicin ne krye kunder nje populli te tere si shqiptaret e Kosoves…
Te vesh ne nje plan agresorin me viktimen, terrorizmin shteterore m akte sporadike dhune, eshte njesoj si te vesh ne nje plan Ujkun dhe Qingjin ne fabulen e famshme te La Fontenit.
Me heshtjen tone stoike, me indiferentizmin tone te pajustifikuar, me dembelizmin tone fantastik, me heshtjen tone te pafalshme duke pasur te drejten dhe pafajesine me vete, te gjithe ne jemi duke i bere nje sherbim te pafalshem terrorizmit shteteror serb dhe nje atentat te pafalshem popullit tone te pafajshem e viktime e Beogradit tash e mbi 100 vjet. Jemi duke bere nje vetvrasje kombetare!
Do ta perkrahja Fatos Lubonjen dhe cilindo shqiptar qe do tu kthehej rrobave tona te pista pasi te kishin denouncer dhe kallxuar krimin dhe terrorin shteteror serb. Me gjeni qofte edhe nje koment apo analize te Fatos Lubonjes per rreth 2 500 djem e vajza, pleqe e ffemije te zhdukur pa asnje gjurme te Kosoves qe nuk kane asnje varr per ti qajtur e perkujtuar familja e tyre.
Me gjeni qofte edhe nje denoncim te thjeshte te Fatos Lubonjes per zhdukjen pa gjurme te kolegut tone intelektual te shquar Prof. Ukshin Hoti e qindra te tjereve te zhdukur pa nam e pa nishan apo te ekzekutuar ne sy te familjeve te tyre !
E kunderta… Nuke sahte koha qe ne shqiptaret te bejme argatin e Beogradit dhe terrorizmit shteteror serb… Ata i kane me teprice argatet e vet qe nuk lene mash trim e shpifje, sajim e genjeshter pa sajuar kunder luftetareve te lirise, UCK-se e kunder ne shqiptareve ne teresi.
Jo vetem kaq por jemi duke paguar edhe harxhe e harac te pamerituar per gjakun e sakrificat sublime te brezave te tere shqiptaresh tash e mbi njeqint vjet.
… Kush harron te kaluaren eshte i denuar ta perserise ate!
Historia nuk do te na fale !
From: [email protected]
Date: July 24, 2013 at 12:56:28 PM EDT