Edi Rama, kamarieri i një pjate bajate

1 Gusht 2019, 12:11Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Sa më tepër kalon koha, aq më i parashikueshëm bëhet Edi Rama. Kryeministri ka shpërndarë dje një video të shëmtuar, me barraka të rrënuara, me plehëra shekullore dhe me mure që mezi mbahen në këmbë. Ai ka shpjeguar se ky është trualli publik për të cilin bëhet aq zhurmë, nga Teatri Kombëtar deri tek selia e vjetër e PD-së, ku mendohet që të ngrihen gjashtë rokaqiejt e kompanisë Fusha.

Mesazhi i Ramës është i njëjtë me atë që dha edhe gjatë konferencës së fundit për shtyp, përpara pushimeve:  ky është një mjedis në ditë të hallit, i cili jo vetëm se do të rilindë prej kullave që do të ngrihen mbi të, por më kryesorja, falë tij, shqiptarët do arrijnë të kenë një teatër modern.

Natyrisht, logjika është aq foshnjore sa nuk gënjen dot askënd. Sepse ajo tokë prej 6200 m2 (pa truallin e teatrit) nuk e ka vlerën as për muret e krisura që qëndrojnë mbi të, as për shishet e përdorura plastike që gjenden të hedhura aty. Nga pikpamja e parave ajo është një thesar i vërtetë. Ajo pasuri publike në mes të Tiranës, mund të bëhej për shembull një park i mrekullueshëm përkrah pedonales. Por edhe nëse vendosej të ndërtohej diçka (megjithëse në këtë boom ndërtimesh një ide e tillë i ngjan një çmendurie), për të duhej të merrej mendimi i dhjetra arikitektëve apo urbanistëve. Më tej, edhe nëse kjo realizohej, ajo nuk mund ti falej, një kompanie të vetme dhe pikërisht asaj që ka marrë mbi 80 milionë euro nga punët publike gjatë mbretërimit të rilindjes.

Pra, debati real për këtë pasuri të rallë, është se si duhej shfrytëzuar më mirë, ajo, në interes të publikut dhe jo se sa të shëmtuar e tregon Rama në videon e shëmtuar të xhiruar nga propogandistët e tij.

Natyrisht kuptohet se përse kryeministri e zhvendos problemin kokë poshtë. Ai sillet kështu pasi po ta shtrojë çështjen në rafshin racional, duhet ti japë përgjigje edhe një sërë pyetjesh të tjera: pse u vendos që ky biznes milionësh ti dhurohej kompanisë Fusha, pa garë dhe pa tender? Pse u përdor një barrakë e vjetër e privatizuar prej saj, për të përligjur këtë allishverish? Pse u luajt parodia e investitorit që po bënte një ofertë të pakërkuar në 2017, kur sipas intervistave të arkitektit danez Bjarke Ingels, Rama ia kishte kërkuar atij që një vit më parë realizimin e këtij projekti?

Pse kjo tokë për të cilën ligjërisht duhet të vendoste Këshilli Bashkiak (ku në atë kohë socialistët nuk i kishin ⅔), iu mor atij me një ligj anitikushtetues të kuvendit? Pse pikërisht në këtë zonë, në qendër të Tiranës, është parashikuar në projekt një shfrytëzim i tokës 63.47%, i paparë ndonjëherë në kryeqytet? Pse aty është shkelur tavani i intensitetit të ndërtimit, që për gjithë Tiranën është 5.5, por për Fushën do të jetë 6.6?

Të gjitha këto pikpyetje të cilave Rama u devijon dhe s’u ka dhënë asnjëherë përgjigje, tregojnë se përse ai mundohet të gënjejë me atë sitilin e vjetër të para viteve 2000, kur shpërndante foto krahasuese, “si ishte dhe si do të bëhet”.

Por tani, dy dekada më pas, publiku di ta ndajë shumë më mirë vjedhjen nga propoganda.

Nuk ka më budallenj që të besojnë se për të shkulur disa barraka të amortizuara është e detyrueshme të ngrihen grataçiela.

Kjo është një gjellë e servirur me mijra herë që tani ngjan bajate dhe e pa kapërdishme.

Por, çuditërisht me videon e publikuar së fundi, Rama luajti rolin e kamarierit që të servir po të njëjtën pjatë. Të gjithë tani e dinë që atë nuk e ha më askush. E vetmja pikpyetje që mbetet është: mos vallë i ka shteruar forca e komunikimit, apo thjeshtë arroganca i ka arritur deri në pikën e hajdutit që pasi vjedh, përton dhe të gjejë justifikim. (Lapsi.al)

13 komente në “Edi Rama, kamarieri i një pjate bajate”

  1. lisi says:

    Ik ore pjerdhu lexo cfare kishte thene dajo hysni shokut enver partine e kemi te fort armiqt na marrin te keqen, o And demokrati ik bej shurren se je fallco ose kerko berishen per ndime te nderroj pelenat,il ciu andi rames ti i han ate te gjatin

  2. ana says:

    Kam nje shok qe sa here gjuhen korne ne futboll thote kjo eshte gol. irpo 1 ne 100 raste qellon qe behet gol dhe te gjithe thone ua cfare parashikimi. Keshtu eshte dhe ky shkrim i punetorit te medias Bushati, si puna e golit nga kornja. Shkruaj 100 hkrime dhe njera do dali e mire. Qelloi kesaj radhe.

  3. RROFTÈ HASHIM THAÇI says:

    Ngele si GAGASH dhe GAGAÇ i STUDIOVE TELEVIZIVE të KRRIMIT të ORGANIZUAR , bashkë me Ylli KRYEHAJDUT Rakipin dhe Andi KUSAR Bejtjën !!!!! Kurse Fatos Lubonja është ndryshe nga ju KRYEKUSARËT ALLA Artan Hoxha (Presidenti 2 Minutës) !!!! I vetmi Njeri që Nuk mund të Blihet dhe Shitet , është Fatos Lubonja , kurse Andi Bushati dhe Ylli Rakipi janë KOQELËPIRËSA Profesionistë , që për 5 LEK SHKËRDHEHEN në BYTHË !

  4. S’u ngop ky rrob ? says:

    Ha mo Andi ha, se t’bo mirë .

  5. rakipi says:

    O Andi. A na ha mune?

  6. Niazi says:

    Ti Andushke mendon me bythe se koka te ka lene shendene! Sepse po te doje Teatrin do arsyetoje ndryshe por ti arsyeton politikisht si vemje e Sales dhe Jo llogjikisht se sa vlen nje teater I ri ne vend te shemtires italiane qe duhet te ishte shembur me kohe ! Megjithate koha do ta vertetoje ! Por deri tashti me sheshin Skenderbej , kendi lodrave Tek liqeni , zgjatimi bulevardit etj I kane dhene te drejte Edi Rames ! Dhe ju keni mbetur si jashteqitje !

  7. Kredhniku says:

    O lepurushi i Hysniut bënë mirë të shkosh tani në plazh dhe mos të merresh me budallallëqe dhe gjëra që nuk i kupton dot. Mos u lodhë me filozofira.

  8. ED TIRONCI says:

    Ik ore bajge…mbylle halen

  9. Une,Lubonja says:

    O Andi e dinim qe ishe njelloj me Tosin dhe Zhejin por edhe me disa medioker! Por kurre nuk e kam menduar qe je kaq bosh ,kaq kot kaq nul! Sic thone Shkadront ‘je i marr’ a ben vete”?

  10. Luli vocerr says:

    E verteta eshte e idhur,por eshte e vertete. Shkrim dinjitoz dhe shume I sakte. Juve ushtrise se propagandes se Edit ,mbase eshte Ai komplet ,Ju uroj nje fundjave te gezuar. Ju faleminderit zoti Andi Bushati.

  11. Indinjata says:

    Kopili i bllokut e quan kamarier i nje piate bajate sepse tashme keto asortimente qe gjenden ne pjate si ky shkruesi,si soji i tij ku na servireshin çdo dite ne mengjes ne dreke e ne mbremje tashme jane qelbur e bien ere e si ha me kerkush!Ndaj edhe revoltimi i tij eshte i drejte sepse ku do hane buke keto plehera qe hiqeshin sikur pa pushtetin e tyre , Shqiperia nuk bene kurr perpara!A ‘nuk ju bene pershtypje qe s’ka me Raqiper,Bushater,Peker,Ballinj,Gjelmarke,Mark ca Leler apo Zhei te cilet e çuan vendin ne shekullin e 17 me doktrinen e tyre !Eshte koha qe i gjithe populi ti abandonoje keto funderina qe kur nuk i sherbyen te vertetes por vetem xhepit te tyre duke u pasuruar paralel me ata qe sot jane lidhur dora dores e po shkojne drejt burgut te Reçit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje