Lulzim, e ktheve PD në parti kaubojsish

30 Korrik 2019, 19:40Blog TEMA

Nga Artur Ajazi 

Në Amerikën e viteve ‘700 -‘800, ligjin në shumicën e territorit e bënin ata që ne rëndom i njihnim nga filmat e vjetër si “kaubojsit”.

Edhe pse shteti atje funksiononte, edhe pse kishte sherifë, sërish përplasjet me kaubojsit ishin të pashmangshme. Por sot jemi në 2019, në shekullin e elektronikës, në pikun e zhvillimit politik, social, mendor, ekonomik, financiar, e bota e përparuar e kujton kohën e “kaubojsave” si diçka që i përket të shkuarës së dhunshme. Ajo çfarë ka ngjarë asokohe në Amerikë, duket se e frymëzon gjithë ditën e gjithë natën, kryetarin de facto të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Duke përçuar edhe tek të vetët (duke nisur nga ish-deputetët që kapardiseshin me kobure në brez) veçanarisht tek ish-kryetarët e bashkive mesazhin e dhunës, mostolerancës, akteve vandale, mosbindjes ndaj ligjit, sikur të mos ekzistonte shteti, duket se Lulzim Basha pret me padurim të plasë rrëmuja, të nisë destabilizimi shtetit dhe përplasja e madhe.

Duke bërë “të fortin, të pabindurin” dhe më keq akoma “fituesin” kur dihet se personalisht ai nuk është votuar as nga partia e tij, kryetari PD, ka nisur urdhër-porositë dhe turin e tij “postelektoral” duke nisur nga Devolli largët, për të nxitur urrejtjen klasore dhe krahinore, për të nxitur mosbindjen ndaj ligjit dhe institucioneve të shtetit, për të mbajtur me pahir ende në poste ish-kryetarët e përfolur dhe të paaftë.

Partia Demokratike e Lulzim Bashës, nuk ka asnjë fije dhe asnjë hije, asnjë lidhje me atë PD që u formua 29 vjet më parë nga idealistët dhe djathtistët e vërtetë.

Partia Demokratike e Lulzim Bashës, sot ngjet me një parti kaubojsish, që duket si një grupim njerëzish që kanë synim dhe mision vetëm rrëmujën, vandalizmat, shkatërrimet, përplasjet krahinore dhe klanore.

Si mund të nxisë një kryetar partie njerëzit të mos i binden ligjit, të mos i binden institucioneve të shtetit, si mund të nxisë një kryetar partie turmat e tij të përplasen me uniformat e shtetit, vetëm e vetëm për të ruajtur postin dhe privilegjet e kastës tij.

Dikur këtë në fakt e ka bërë edhe Doktori i tij, por duke mos arritur asgjë, veç dështimit dhe izolimit politik. Partia Demokratike e Lulzim Bashës, aktualisht është e thërrmuar, e izoluar ndërkombëtarisht , dhe në kufijtë e mbijetesës politike.

Duke u kapur pas “paktesh” dhe aleancash pa vlerë, duke luajtur “theatro” me aktorë të lënë pas kuintave për vite e vite me

rradhë, Lulzimi mendon të ngrejë kauza verore, për të shembur murin e fortë qeverisës. Padituria e një kryetari opozite, arrin kulmin kur vetë ai personalisht, ngrihet e merr udhën deri në Devoll, duke u mbajtur fjalim “inkurajues” atyre që deri dje e rrënuan atë qytet, apo duke mbajtur me gajret ish-kryetarin e Kavajës Sakja dhe Mziun e Kamzës, të vetmit aleatë besnikë të revoltave të tij.

Derexheja në të cilën e ka katandisur PD Lulzim Basha, ka mbajtur dhe po mban larg jo vetëm intelektualët, por edhe shtresën e ish-të përndjekurve, të djathtët realë të këtij vendi.

Partia Demokratike e Lulzimit, ka tipare të forta majtiste dhe frymë revolucionare, pasi ka humbur totalisht vlerat dhe funksionin e një force poklitike që bazohet mbi lirinë, demorkacinë dhe shtetin ligjor.

PD sot më shumë se kurrë, është katandisur në një grupim kaubojsish, ku nuk flitet dhe dëgjohet mendimi i lirë, fjala e lirë, idetë dhe programe zhvillimi, ku demokracia konsiderohet fjalë e huaj, dhe ku “sherifi” i vetëm është Lulzim Basha.

14 komente në “Lulzim, e ktheve PD në parti kaubojsish”

  1. Zigur Qarri says:

    Vetem Lul Basha mund te bashkoje shqipetaret drejt fitores. Shqipetare deklarohuni turq dhe votoni Lul Bashen. Te bashkojme ballkanin.

    1. Gureziu i Qarrit, Haleja e Vicidolit says:

      Ububuja. Gurezi Trari aliaj Karri me gunga. I zbritur nga ultesirat e Anadollit ky moterqir taleban del ne blogjet e Tema-s dhe Dita-s per te helmuar gjithe ambientin me sekrecionet e nje cete banditesh vicidoliste. Barku qe I polli ende nuk eshte shterpezuar.

      1. armand says:

        Per Ajazin :
        Basha eshte kryetari “de jure” i PD . “De facto” eshte qoftlargu.

    2. Nje qytetar . says:

      Çashtu çashtu…

  2. Neutrino says:

    PD-ja nuk u krijua as nga idealistët e as nga të djathët e vërtetë. U krijua nga UDB-ja dhe ish sigurimsat që ishin shumë të qartë në qëllimin e tyre final. Mbajtjen e pushtetit me forma të tjera dhe përçarjen e shqiptarëve. Lulzim Basha është thjesht produkt dhe pjellë e master mind që krijuan PD-në. Dhe kjo çetë serbofile (fjalë serbe që e morëm peshqesh nga ” bashkëjetesa” me ta gjatë shekujve nga vjen edhe fjala çetnik), kur të shkoj në burg dhe në varr do të marë me vete edhe këtë organizatë terroriste dhe antishqiptare. Uroj sa më shpejt.

  3. tamam or djale, pikes i ke rene. turpi madh kjo PD

  4. xhemal says:

    pakica nuk ka tipare majtiste po fashiste lexoni historine e marrjes pushtetit nga fashistet sta me ame te p ropogandes disfatiste te erret duke pare vetem anet negative te shoqerise,veshtiresite i zmadhuan ato ne ekstrem e njerezit te lodhur i besuan. kete bejne edhe paraushtaraket e rijn shqipetare te frymezuar nga ideollogjia e dhunes e salizmit.vetem vendosmeria e zbatimit te kushtetutes do i thyeje

  5. Raul says:

    Sa të kete pd_ ja në radhët e saj Flamur Herman Geringun nuk ka të ardhme pd leshelis ka ikur për lesh dhije bashkë me Nafije Dybeku Baxhelles që ka plagjiature diplomë. Nuk fitohet pushtet me Naziskinet e Mamurrasit dhe sharebajgat e leshitdhise Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr Brahimkari, Pd ja duhet të përmirësohet me imazhin e saj duke flakur tutje Klevis Kerrici i Faros, Salianji homo, Paloqja, Aurrel bylykderri, si dhe shpellaret dhe sharebajgat e leshitdhise. Duhet të flakë jashte saj Voltana Serbja nazistja që dogji shkollën në Shkodër veprim që se kane bere as nazistët në Shqipëri, po ashtu të flakë jashte saj oficerin nazist i kapur rob në betejën e Stalingradit Xhelal Mendjeziu apo dhunuesi seksual i punonjëses se bashkise Kamzës fytyrë me e shpifur e planetit. Atëherë mund të vijë në pushtet

  6. Jimi says:

    E ke gabim Artur! I vetmi sherif ne PD ka qen dhe eshte vetem Sali Karaxhic, Luljas’eshte gje tjeter vec kobure ne doren e tij!

  7. BRSS says:

    MOTREN NE PIDH O ZIGUR TY DHE LULIT O ROBQIR TE SHKERDHEFSHA ROBTE

  8. Termeti says:

    Nje shkrim me se realist!
    PD eshte nje amalgame amorfe, pa shtylle kurrizore, pa gjymtyre, pa koke dhe natyrisht nuk ka as sy.
    Shkaterrimi i erdhi nga vetja, nga zullumet, nga kapadailleku, nga idiotizmi dhe pak kete shkaterrim te merituar e ka ndihmuar edhe Edi Rama.
    Per te vendosur rendin, sigurine dhe qetesin te gjithe keta cowby-sa meritojne burgun. Megjithese gjate ketyre 30 vjeteve ”demokraci” siperfaqja e burgjeve eshte 4 apo 5 fishuar, perseri nuk mjafton dhe duhen ndertuar perseri burgje te rinj… Kjo amalgame nuk eshte me nje parti, qe mund te marre persiper rendin, sigurine, ligjshmerine dhe zhvillimin e vendit ne rruge normale. I ka humbur te gjithe shanset. Sa me shpejt te mbaroje procesi i dekompozimit, aq me mire eshte per vendin dhe per forcat e reja politike te pergjegjeshme, qe duhet te dalin ne skene.
    Faleminderit per shkrimin, i nderuar Artur Ajazi! Faleminderit TemA!

  9. madura says:

    O Raul Kastro. Je i modh,

  10. Labi says:

    Ce more ne qafe pd,e gjete me 70 deputet , e cove me 40 ,i hoqe dhe ata te 40 deputet,tani i hoqe dhe pushteti lokal,e katandise 00 sepse 0 je dhe ti o i pa afte,te pd duhet te heqin orgjentisht sepse vet nuk po iken??jonida tabaku ose jozofina nuk do ishin keq per kryetare??.

  11. PpsH says:

    Po. Pse luli eshte i djathte saliu eshte i djathte kto jane pasaredhesit e komunistave kto jane grupe banda. Po edi rama eshte me i zgjuar nga kto ky eshte problemi dhe po nuk doli nje force e re politike qe ti zhduki. Gjithe kto. Te korruptuar shqiperia nuk bohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje