Si të bëj që të më kuptosh ti mikja ime…??

29 Korrik 2019, 14:44Blog TEMA

Nga Zamira Çavo

Ti je aq e padurueshme, sa nuk arrin të dëgjosh apo lexosh as një fjali të vetme!

Padurimi yt shprehet në agresivitetin e fjalës tënde.

Dhe unë e di se gjërat që nuk kuptohen ose lihen në harresë ose kundërshtohen.

Por ti dëshiron të jesh në qendër të vëmëndjes… fundja je shqiptare!

Ndaj përpiqesh te hysh në debat, objektin e të cilit ti as nuk e njeh e as të ka interesuar ta njohësh. Nuk ka rëndësi!

Mjafton të kundërshtosh pa e kuptuar se përse bëhet fjalë!

Madje thua se je një patriote e vërtetë dhe nuk lejon askënd të thotë ndonjë llaf të keq për popullin pjesë e të cilit ti je!

Dhe unë dua shumë të të besoj, por kur shikoj si I hedh plehrat nga ballkoni, kur shoh se si shishen e dhallës e hedh nga makina e parkuar poshtë shtëpisë, druaj të të besoj!

Fundja ti je shqiptare si ë gjithë ne: duam të jemi patriot më llafe por jo me vepra!

Por ti bën” të diturën” gjithnjë. Kërkon të shitesh e tillë.

Mund të jesh e zgjuar nuk e mohoj, por dituria është dicka tjetër dhe ti nuk ke lidhje me të.

Sepse ty nuk të pëlqen as të lexosh e as të dëgjosh!

Pse nuk debatoj me ty cdo ditë kur ti kërkon të më tërheqësh në këtë debat ?

Fare thjeshtë e dashur: ti je agresive e fjalës dhe harron se fjala vret më shumë se plumbi!

Ti nuk je agresive e argumentit, sepse ti nuk njeh argument, ti njeh vetëm sharje.

Fundja është më e lehtë për ty! Nuk debatoj sepse e di që në këtë llojë debati ti më mund!

Unë sërish do flas, ndoshta një ditë do më kuptosh, ndoshta jo! Pak rëndësi ka.

Një gjë e di mirë: Ty të duket sikur të pëlqen mëndja jote, në të vërtetë të pëlqen mëndja e atyre që ti i ndjek pa kuptuar përse!

Sepse ti nuk mendon vetë!

Unë e kam një parim në punën time si pedagoge: Unë nuk i mësoj askujt asgjë, pork am një mission: ti bëjë studentët dhe ata që më dëgjojnë të mendojnë…!

Uroj që një ditë edhe ti të mendosh përpara se të flasësh!

 

12 komente në “Si të bëj që të më kuptosh ti mikja ime…??”

  1. sancho panca says:

    Mire e thua, po kujt i thua.
    Keto femrat e suksesit sot behen deputete apo pedagoge me nje te hapur shalesh… Nuk e kam per te gjitha, por per ato te cilave u drejtohet ky artikull.

    1. altin says:

      Po cke me Elisen!

  2. juristi says:

    goxha hartim

  3. Askushi says:

    Per ke behet fjale?

    1. ana says:

      Me siguri per zotin, me fal zonjen Mersila Doda!

  4. Irma says:

    Irma
    Në ç’ka është shkruar më shqetëton pjesa që znj.Zamira ka prekur në lidhje me edukatën, sjellja e shumë “qytetarëve” në lidhje me ambientin që i rrethon! Asnjë kujdes e kokëçarje! Siç ka nisur, jo vetëm plehra e shishen e dhallës do hedhin, por edhe nevojat personale do ta i lëshojnë në këmbët tona, siç bëjnë kafshët e tyre që i mbajnë për litari. Jetojmë në një ambient shumë të pisët! Ka ardhur koha e penelitetit, aplikimi i gjobave për përtymë në rrugë, bishta cigaresh pa fund, hedhje e çdo amballazhi ku të mundesh, etj,etj. U qelbëm!

  5. Maelga says:

    Nje artikull qe ia vlen ta lexosh dhe ta mbash mend.

  6. Zana says:

    Shume mendjemadhe.

  7. Jimi says:

    Pergjigje e denje per Sesilen dhe gjithe dyfeket e Plasur!

  8. Zana says:

    Femra me mendjemadhe qe ekziston. I ka hyre vetja ne qef. E perkedheli Nanushi, tani qe rama nuk ja var eshte terbuar,bashke me Majlinda Keten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje