Nga Andi Bushati
Shumica e diplomatëve në Tiranë, sa herë pyeten së fundi për krizën shqiptare, japin një përgjigje standart: “Ne, në këtë rast nuk bëjmë arbitrin, sepse i takon politikës shqiptare, ta zgjidhë lëmshin që ka krijuar vetë”.
Në pamje të parë korrekt, ky qëndrim që duket sikur respekton sovraninetin e një vendi të pavarur, që gëzon të gjithë ata që kanë kërkuar lehtësimin pas tre dekadash të tutelës së huaj, është në të vërtetë po aq hipokrit sa edhe i pamundur.
Dhe kjo për dy arsye.
Së pari sepse nuk ka ndodhur kështu dhe së dyti sepse nuk është e mundur që kjo të ngjasë.
Le ti marrim me radhë.
As BE dhe sidomos SHBA, nuk kanë qënë vëzhgues neutralë që pas djegjes së mandateve të opozitës në 16 shkurt. Ata kanë mbështetur pa rezerva palën qeverisëse duke e goditur sistematikisht opozitën. Ata kanë treguar me gisht liderët e saj dhe tashmë janë të njohur me emra diplomatët në Tiranë, që përpunonin në zyrat e tyre sharlatanët e opozitës së re, për t’i servirur si kundërshtarët realë të qeverisë, në një vend ku gjithçka shkon normalisht.
Ky angazhim u bë edhe më i ndjeshëm me ardhjen e votimeve lokale. Ai nuk u mjaftua me thirrjet se PD dhe LSI duhet të hynin në lojë, me deklaratat e hapura se udhëheqësit po tradhëtonin elektoratin e tyre (në fakt 30 qershori tregoi se zgjedësit i ndoqën si trupë unike nga pas), por marrja krah u bë më e qartë kur kriza u shndërrua nga politike në institucionale.
Diplomatët që merren me Shqipërinë, nuk u përfillën as dekretin presidencial për anullimin e votimeve, as faktin se po zhvillohej “garë” krejtësisht moniste, madje mbyllën sytë edhe ndaj shkkeljeve ligjore për rrëzimin e tij me Kolegj zgjedhor, gjë që edhe raporti i ODHIR e nënvizoi si absurde.
Pra, pasqyra është e qartë, faktori ndërkombëtar në Tiranë, nuk ka qenë një arbitër indiferent, por një gjykatës i rreshtuar pro njërës palë. Madje aq evidente ka qenë kjo sa edhe vetë Edi Rama u detyrua ti falenderojë në asamblenë e fundit të PS-së se shpëtuan Shqipërinë nga rëshqitja në kaos.
Pra, pasi pamë se deri tani ndërkombëtarët nuk kanë hezituar ti zhgërryejnë duart në këtë batak, le të shohim edhe pse ata e kanë të pamundur ta vazhdojnë këtë strategji.
Kjo lidhet drjtëpërdrejt me ecurinë e reformës në drejtësi të cilës ata i kanë vënë gjosksin. Ky projekt ambicioz dhe shumë i propoganduar, ka pasur si objektiv dy aspirata kryesore.
Së pari, atë teknik për rregullimin e sistemit, që do të sillte si pasojë dënimin e politikanëve të korruptuar, ripërtëritjen e një klase politike të delegjitimuar dhe krijimin e një mjedisi më të ndershëm dhe më miqësor për investitort e huaj, që nuk kanë asnjë garanci në këtë vend.
Sw dyti atw psikologjik. Kjo aspiratë ka qenë e lidhur me rikthimin e shpresës së popullatës për të jetuar në një vend më të ndershëm, ku të gjithë janë të barabartë përpara ligjit; për të qenë pjesë e një shoqërie më të drejtë, ku fatet personale nuk varen as nga dhuna e pushtetit politik dhe as nga arroganca e atij të parasë.
Realizimi i këtyre dy objektivave ishte basti i madh i perëndimit në Shqipëri. Në emër të tij shumë qytetarë e kanë mbështetur këtë projekt që shpresonin t’u dhuronte një atdhe më të mirë.
Por, eksperienca e këtyre tre viteve po na vërteton, përditë e më shumë, se suksesi i kësaj nisme nuk mund të bashkëjetojë me një pushtet autoritar dhe të pabalancuar. Raste si ato kur ekspertët ndërkombëtarë të Euraliusit apo OBDAT-it janë shndërruar në paterica të pushtetit, duke dhënë rekomandime absurde për Prokurore të Përgjithshme të Përkohshme apo për gjyqtrë të lartë provizorë, janë dëshmia më e qartë për këtë.
Një drejtësi e ndershme dhe e pananshme është praktikisht e pamundur pa ekzistencën e një sistemi pluralist, pa institucione të pavaruara dhe të balancuara, pa një shtet ligjor që kufizon fantazitë, makthet apo epshet e liderëve të plotfuqishëm.
Pra, thënë shkurt, që Reforma në Drejtësi të ketë ndonjë shanc për ti’u përafruar shpresave që përndezi, ajo ka nevojë për rikthimin e vendit në shtartin demokratik. Dhe këtu perendimorët sado të përpiqen të bëjnë arbitrin indiferent nuk e kanë luksin të fshihen pas shprehjes: “ne nuk ndërhyjmë në krizën tuaj”. Ata janë të dënuar të shpëtojnë produktin që mban markën e tyre.
Ç’do lloj tjetër sjellje, çdo alibi prej struci, është një bashkëjetesë, në mirkuptim, me regjimin në fuqi. Ajo, jo vetëm që është vazhdim i përkrahjes së sotme për Ramën, por edhe përçudnimi përfundimtar i projektit që nisën tre vite më parë.
Nëse, ashtu sikurse po duket, institucionet e reja të drejtësisë, do të formëzohen në mjedisin e një pushteti personal, ato do ti shërbejnë me devotshmëri deri në fund atij dhe çështe më e keqja, do ti konformohen me të njëjtin zell edhe zëvendësuesit. Dhe atëherë, vite më vonë, pasardhësit e këtyre diplomatëve që merren sot me Shqipërinë (e që ndoshta do të vazhdojnë karrierën me ngritje në të tjera vende të humbura të rruzullit) do të thonë me të njëjtën këmbëngulje: “bëmë gabim që nuk ndërhymë në kohë”.
Deshtimi spektakular I Opozites se sotme , nuk ka lidhje me fuqite dhe organizmat nderkombetare , por me gabimet e pa falshme te Opozites , qe u vetvra , me djegien e mandative dhe mos marria pjese ne zgjedhje . Keto intriga , qe ngre ti , per nderkombetaret , jane degjuar dhe nga basha , Berisha dhe Meta , pa permendur funksionaret e LSI , qe nuk kane lene balte pa hedhur , mbi nderkombetaret . Kete , qe gatuat , ju rruat . Ndoshta ju vine mente me 2021 dhe ktheheni ne Parlament me nja 20 deputete , kurre nuk besoj , me shume . Zgalem
Bushati e ka ne gene armiqte imperialisto-revizioniste…. Ky maskara pordhe e vogel e salihit , ka ndryshuar emertimin e armiqeve …’ndrkombtaret…..vecanarisht amerikanet!’ Me keteka siguruar ‘supen’ nga ata qe e ushqejne… Po pse nuk largohet ky kastravec(trangull) nga vendi…’ si shumica nga qeverisja e keqe’???? Vec rrace e keqe e deshtuar per gjithmone!
Lul Basha dhe Like floriri do te donin qe reformen ne drejtesi ta kishte nen kontroll ER sepse me te gjejne gjuhet te perbashket te korupsionit ,por keta e dine mire qe ne drejtesine qe vjen E.Rama nujk ka asnje influence dhe do te godasi majtas dhe djathtas.Mos ja fut kot o Bushat me keto pseudoanaliza qe mund te vlejne per Bathoren
Cfare faji kane te huajt kur kriminelet drejtojne prej 29 vjetesh?Te huajt ne fakt presin prej vitesh nje revolucjon se e dine qe
kriminelet me kollare me metodat demokratike tallin bythen se asnje ndryshim politik ne favor te popullit te thjeshte nuk mund te behet pa u mbushur ky vend me kufomat e mijerave te korruptuarve te cdo lloj ngjyre.
Populli ka nje shprehje jo shume etike ne kte raste.
Pirdh pirdh se lirohesh!!!, Se fajin gjitmon ekan te tjeret.
Drit shkrutri nuk behet Drit gjat o Bushat!!!!!
Mire Bushi. Ik merr rrogen tani te Zeni.
Ha mut o kurva e Hysniut se qeras Lulash Bytheci. Ti ishe nga ata analiste kazani qe I meshove tezes djegjes mandative nga opozita. Tani qe morret te gjatin hape gojen dhe mbaje si biberon bashke me Lulashin dhe Ed Paloqen.
O lepurushi i Hysniut boll filozofove. Po thua gjëra pa lidhje, sa për të kaluar rradhën.
Te huajt me ne fund e morren vesh mire se cfare muti jeni dhe prandaj ju bojkotuan hapur ! Tani qe edhe ju vete e morret vesh, se nuk mund ti mashtroni dote me ata, tani c’mut doni !?
Sigurisht qe e keqja e Shqiperise eshte brenda saj, por nderkombetaret kane ardhur ketu pikerisht per ta nxjerre jasht ate. Nuk mund ti fajesojme nderkombetaret sepse shqiptaret zgjedhin per ti qeverisur, vetem diktatore dhe hajdute. Por nuk eshte as e moralshme qe nderkombetaret te behen pale me pushtetin, pra me diktatoret dhe hajdutet. Nuk ka asnje kuptim qe nderkombetaret te jene ketu vetem “qe te perveshin menget” per zgjedhje false dhe te mbrojne “legjitimitetin” e institucioneve te privatizuara te pushtetit, por te ushtrojne autoritetin e tyre per te vendosur ligjin, drejtesine dhe demokracine, ku cdo drejtues i larte shteti te jape llogari dhe te pergjigjet penalisht njelloj me qytetarin e thjeshte. Nese nuk e bejne dot me institucionet aktuale te zgjedhin nje menyre tjeter dhe efikase monitorimi. Ndoshta nje protektorat te BE-se. Perndryshe te ikin dhe ta lene kete vend te zhytet perseri ne diktature, sikurse e lane 45 vjet nen regjimin e Hoxhes. Por kesaj radhe diktatura eshte e shoqeruar me grabitjen masive, humbjen e besimit te popullsise dhe zhdukjen e identitetit shqiptar. Perrallat qe na tregon Ngjela me shoke sherbejne vetem qe te na vene ne gjume apo ushqyer me shpresa dhe iluzione te humbura qe i shkojne per shtat kesaj strategjie. Me te fituarit si gjithnje, jane te gjithe hajdutet e pushtetit, tashme 30 vjecar ne Shqiperi. Nderkohe qe te gjithe tellallet e kesaj propagande mashtruese dhe antikombetare paguhen me taksat tona.
Ti bushat nuk je aq pa mend sa te mos kuptosh kete zamallahi qe po ndodh ne vendin tone ,prandaj vazhdo te besh analiza jo sipas mendjes tende por sipas deshirave te patronit tend sepse ti koken e ke jo mbi supet e tua por mbi supin e atije qe ty ti paguan. Ta bera kete paranteze (koken mbi supet e tjetrit) se ti fare mire e kupton se nderkombetareg nuk jane me Edi Ramen por me reformen qe ata kane synuar per ta implementuar ne shqiperi(dhe qe per fat E.R me hir a me pahir e ka mbeshtetur). Ti o Bushat e di fare mire se cdo qeveri gjate 29 vjeteve e ka kapur sistemin e drejtesise dhe asnje politikane i larte nuk eshte denuar, por perkundrazi hallexhijte per vjedhje dritash ose uji qe kete e bejne nga e keqja se skane me se ti paguajne. Ti si medjas qe je ,jane vjedhur me miljona euro nga dritat, uji e shume e shume gjera te tjera qe ska nevoje ti radhisim se cdo njeri e di se cfar eshte bere ktu dhe asnje nuk eshte denuar. Prandaj mor Andush meraku i ketyre politikaneve nuk eshte se po kapet sistemi i drejtesise nga E.R (ku ta gjejne se do vazhdonte pandeshkushmerija),por shkeputja e ketije sistemi nga politika. Ishalla ndodh.