Përse në PD, nuk e mendojnë kurrë “dorëheqjen” e kryetarit?

31 Korrik 2019, 20:15Blog TEMA

Nga Artur Ajazi 

Në rast se ka, qoftë dhe një rast të vetëm, ku dorëheqja ka qenë dhe mbetet institucion më vehte, kjo ka ndodhur vazhdimisht në këto 30 vjet tranzicion politik në Shqipëri, vetëm në Partinë Socialiste.

Duke nisur nga Ramiz Alia,duke vazhduar me Fatos Nanon, dhe emra të tjerë drejtuesisht të lartë të asaj partie, duhet thënë se, nuk kanë hezituar vazhdimisht të japin dorëheqjen kur ka ardhur momenti. Natyrisht kjo tregon përgjegjshmëri, qytetari, intelektualitet, nivel të lartë përsosmërie si politikan, tolerancë zero ndaj negativitetit, dhe mbi gjithçka tjetër formim europianist.

Por ajo që konstatohet me fare lehtësi në kampin tjetër politik, mbetet pikërisht mungesa e dorëheqjes, mungesa e këtij “institucioni” kaq të nevojshëm për zhvillimin e lirisë dhe demokracisë së brëndshme të një partie. Ndoshta ky është edhe burimi i të gjithë problemeve me të cilat ndeshet sot PD.

Njëherësh duke zbatuar korrektësisht rregullat e shkruara dhe të pashkruara të institucionit të dorëheqjes brënda një force politike, kjo natyrisht u hap rrugën prurjeve të reja, reformimit të strukturave, dhe rrotacionit të natyrshëm të lidershipit, siç ndodh në të gjithë botën demokratike.

Në Partinë Demokratike , ka afro 30 vjet, që nuk njihet, nuk zbatohet dhe nuk pranohet dorëheqja, as si term gramatikor e shkresor, dhe as si institucion i detyrueshëm për cilindo kryetar, zv/kryetar, apo diçka tjetër. Në të vetmen parti politike në Shqipëri, që duhej ta kishte “dorëheqjen” si normë statutore, si diçka krejt normale në veprimtarinë e saj, nuk njihet dhe nuk pranohet një gjë e tillë qysh nga dita dhe data e krijimit të saj.

Pothuajse të gjitha “dorëheqjet”, në kryesi, Këshill Kombëtar apo dhe Kuvend Kombëtar, në degë rrethesh dhe departamente brënda asaj partie, janë bërë me urdhër nga lart, dhe miratim nga poshtë.

Asnjëherë në Partinë Demokratike, “dorëheqja” nuk është pranuar si dështim i të Madhit, por si detyrim i të voglit.

Asnjëherë në PD nuk ka guxuar, dhe nuk guxon edhe sot e kësaj dite askush, të kërkojë largimin me ngulm ose dorëheqjen e kryetarit, edhe pse e di fare mirë se ai, ka qenë dhe është shkaku kryesor i humbjeve, largimeve, dështimeve, izolimeve, tkurrjes dhe deformimit të asaj force politike. Të fshihesh pas “pendëthyerve”, pas atyre që nuk kanë patur kurrë peshën tënde në fushatë, në protesta, aksione opozitariste, apo akte vandale të urdhëruara nga lart, dhe të deklarosh se “po riorganizojmë partinë” kur duhej të ishte dorëhequr me kohë, është hipokrizi dhe fodullëk kryetari. Askush nuk të beson më në parti, kur ti nuk ke kërkuar analizën e humbjeve, problemeve madhore që shpërbënë partinë, dhe konkluzionet direkte që prekin postin e kryetarit. Një drejtues partie, nuk mund të jetë kurrë shpresa për ndryshim, në rast se nuk njeh dorëheqjen si institucion, si shenjë dhe tregues civiliteti dhe jo dobësie, në rast se nuk njeh dhe pranon gabimet e tij qoftë edhe para 1 anëtari në bazë. Fryma e mohimit absolut të dorëheqjes në parti, e futur dhe zbatuar nga Doktori, duket se ka gjetur “mirëkuptimin” e plotë edhe nga pasuesi e tij besnik Lulzim Basha në Partinë Demokratike. E kthyer në çiflik politik, PD sot është thjesht partia e Lulzimit dhe Doktorit, dhe asgjë tjetër. Gjithçka thuhet, gatuhet, lexohet, dhe komentohet nga servilët dhe sejmenët e tjerë në SHQUP, është thjesht parapritje e ndonjë spastrimi që Lulzimi ngutet të bëjë tek të vetët, gjithmonë duke paramenduar mohimin e dorëheqjes së tij si kryetar i përjetshëm.

6 komente në “Përse në PD, nuk e mendojnë kurrë “dorëheqjen” e kryetarit?”

  1. o turooo

    ne PD ka vetem Sulltan jo kryetar

  2. "BOHOTINA" says:

    Beri mire nje here para disa vitesh kur kryetari i partise demokratike te Burrelit ua flaku ne fytyre teseren e partise duke u larguar. Kjo ndodhi se ai kerkoi te zgjidheshin delegatet e Burrelit per ne kuvendin kombetar ne Tirane, por i deleguari i tha se delegatet i kemi ne Kamez e Bathore. ja kjo edhte PD.

  3. Bambi says:

    Nuk te le Buall Mavria te heqesh dore.
    Po as Luli nuk do se ka frik burgun.
    Sa eshte ne krye do thote qe “me luftojne politikisht”. Po hoqi dore nga posti, as plakun me dhembe te krimbura nuk e ndihmon dot, as vehten…

    .

  4. Tani says:

    Pse thua vetëm në PS. Po Sali Berisha çfarë bëri në 2013 ? Sa negativ jeni.

    1. Bambi says:

      Vertet e quan te dorehequr Saliun ti ?

  5. tomsojeri says:

    Artur ,mir i ke then e ska ku te shkoj ma sakt kte realitet aq banal dhe turpi i madh qe cnderon cdo shqiptar ! Nje doktor sadist i politikes dhe nje kelysh i tij perfaqesojn ate turm qe i mban me “oksigjen in e pushtetit per ti tallur e shfrytezuar deri ne palc per 30 vjet rjesht pa pik turpi ,! Fatkeqesia e madhe esht , se kta lloj perbindeshash gjejn perkrahje edhe nga nje pjes e mediave te infektuara nga interesa tengushta personale pa i vrar aspak ndergjegja e asaj cka shofin ,e ktij peshtirlliku politik njerzish te pabes e mundet me plot goj te them armiqsh te deklaruar ! Nuk ka femi , nuk ka injorant ,e analfabet qe te mos kuptoj kte sjellje vulgare ,primitive si te nje kohe shum te shkuar pushtusish ne pushtet ! Nuk ka vend te perseriten hajduteria ,krimi, e korupsioni qe mbollen kta postkomunista ,dhe nuk gjej fjal te shpreh paturpesin qe po luajn me pushtetin qe po i fal akoma ky popul i paftyr (me falni per kte shprehje) por nuk gjej asnje justifikim te ktij qendrimi aq imoral ndaj dhunusve aq te ndyr !
    Doktori dhe ky kelysh i injektuar nga erresir e injorances per te mbrojtur vazhdimesin ,per te shpartalluar opoziten qe ti hap rrugen nje lloj diktature te re ,arrogante ,mosperfillse ,te pakuptushme me shum hije drit , por si te vetmen zgjidhje perball ktyre bishave qe sduan tja dijn e qe kan zen deri majat e pushtetit dhe marin vendime ,shpifin ,perpeliten vetem te bejn keq qe te shpetojn lekuren e koha hecen e ky popull ka gjetur zgjidhjen e mergimit ..
    Kush pra ka faj ??? ( po mir o miq po ai qe vodhi lopen ska faj ) dhe un po them ,- po ky popull ska faj ????? Po ti hyjm ksaj analize edhe un qe shkruaj bej pjes tek “fajtoret” e percar ,servila, xheloz, tarafxhij, cmirnjoz, spiuna e qe shiten per nje thes miell !
    Shkurt pra ! Si mundet te qendroj ne krye te nje partie nje deshtak i madh ,nje hajdut i madh qe diskretiton shqiptaret neper koridoret e Evropes ,nje kriminel e armik, qe vazhdon e genjen diten per Diell dhe te zezen na e servir per te bardh Ku pra e gjen kurajon Cfar duhet te bej ma???????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje