Nga Astrit Patozi
Bindjes Demokratike i rrëmbejnë një mandat tjetër në Durrës
Sot mësuam se na e paskan rrëmbyer një mandat tjetër në Durrës.
Megjithëse zgjedhjet kanë 4 javë që kanë përfunduar, “Rilindja” nuk ditka të ndalet.
Që do të thotë se ajo vjedh vota edhe pasi kanë mbaruar zgjedhjet.
Deri para pak ditësh rezultati i Bindjes Demokratike ishte afishuar në faqen zyrtare të KQZ dhe rezultonte me 2 keshilltarë dhe me tepricë të madhe votash në Bashkinë e Durresit.
Por ustallarët e grabitjes së votës nuk janë mjaftuar me 49 këshilltarë, por kanë rrëmbyer edhe të 50-tin. Dhe e kanë llogaritur tamam, që këshilltarit tonë tjetër t’i mungonin vetëm 2 vota.
Sepse vetë firmosin dhe vetë vulosin, tashmë për çdo pushtet politik në Shqipëri.
Èshtë kjo një provë tjetër e rëndë e instalimit në çdo qelizë të një sistemi të ndyrë politik, i cili nuk ka asnjë lidhje me votën e lirë dhe me vullnetin e zgjedhësve, në krye të të cilit qëndron kryetimonieri Edi Rama.
Bindja Demokratike dënon me ashpërsi manipulimin e rezultatit për keshillin bashkiak të Durrësit, që i shtohet listës së gjatë të shkeljeve flagrante në zgjedhjet e 30 qershorit.
Një sistem i ri politik dhe ndryshimet drastike në Kodin Zgjedhor mund të jenë premisat më elementare se vjedhja e votës dhe për pasojë edhe e pushtetit, si sëmundje e rëndë e tranzicionit tonë të vështirë, në mos të ndalet, të paktën të minimizohet.
Ik mor ti spurdhjak i felliqur! E perse duhet te vjedhe Rilindja kur mori mbi 700 mije vota!? Mashtrues e genjeshtare te pacipe. Jeni nje tip njeriu qe keni shurre ne venat tuaja prej alumini. Pftuuu! Felliqesira!
O Astrit ste ka vlere akoma fjala. Ke trashgimi te vjeter.
Astrit po nuk hoqe dorë nga budallaqet e Berishës që mbrojte për 20 vjet nuk ke për tu bërë kurë politikan.Vetm ankohesh.Kudo në botë bëhen zgjedhje me probleme por askush nuk bën si ju në Shqipëri.Ja u vodhën e pastaj?Ju nuk i vodhët për 30 vjet?Kur ka fituar P-D-ja?Asnjëherë keni bërë çkeni dashur dhe tani na hiqeni të ndershëm….
Z.Patosi Mos degjo ato felliqesira ,qe sjane vec hajdute llapazane mashtrues me emrin demokrate , Kur hike thashe e ndau shapin nga sheqeri , Cdo njeri i ndershem e kupton ate fatkeqesi qe i eshte fantazuar Kombit Saliu Meta ,Lulushi ,Monika ,jane e keqja me e madhe ne historine dhe mbarevajtjen e Kombit . GjITHCKA eshte krijuar per 30 vite ,jane keta kokrra qe me keqardhje them ,kush gabon aq shume ne ate vend qe i jep akoma voten ketyre Fajtoreve qe rrenuan Kombin deri kur esdhen Vetem 2 gishtat lart dhe nje seri vjedhjesh dhe abuzimesh ,sa ne erdhem ne keto dite qe kerkojne ta rrezojne se u erren syte nga ndrtimet dhe ndryshimi i Kombit Por mos harro keto Pushta dhe kakrroce e kishin kombin per 25 vite dhe cfare Ropen tere pasurine Kombetare deri ke Floriri i Krrabes