Nga Alfred Peza
Një nga mësimet më të mëdha që na ka dhënë 30 Qershori, është ai i nevojës urgjente për ridimensionimin e formatit të komunikimit politik, me opinionin publik në Shqipëri. Një ndryshim rrënjësor, i cili në thelb duhet të synojë zbritjen e debatit për temat më të rëndësishme që i shqetësojnë realisht qytetarët në jetën dhe përditshmërinë e tyre, nga studio televizive, në sheshet publike.
Kjo presupozon që axhenda e diktuar nga hallet personale të një elite të ngushtë politike, botuesve dhe opinionistëve të lidhur me to në media, të zëvendësohet me axhendën e halleve që shqetësojnë realisht vendin, shoqërinë dhe qytetarin shqiptar në territor. Vetëm kështu do të mund ta zëvendësojmë një nga format e “diktaturës” moderne mediatike, me magjinë e demokracisë sa tradicionale aq edhe të drejtpërdrejtë të “polisit”.
Kjo qasje do ta kthjellojë raportin me publikun, duke ulur polarizimin e skajshëm që solli debati i ndezur shoqëror, në një moment të pazakontë të zhvillimeve politike në vend. Shkarkimi i energjive negative, do sjelli shikimin e realitetit pa syzet e zeza të propogandës opozitare dhe relaksimin e makromjedisit shoqëror. Nga lufta e fjalëve, vëmendja e qytetarëve do të fokusohet natyrshëm tek puna, tek zgjidhja e halleve të tyre familjare dhe e problemeve reale social- ekonomike.
Komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarin, duhet të nisë nga kryepleqtë e fshatrave, drejtuesit e Njësive Administrative, Kryetarët e Bashkive, deputetët e Parlamentit, drejtuesit politikë të mazhorancës dhe deri tek ministrat e Kryeministri i vendit. Një komunikim “sy më sy” e “ballë për ballë” me qytetarin, me zgjedhësit, me indiferentët, të zhgënjyerit dhe kundërshtarët politikë, pa “distancën stratosferike” që diktojnë kamerat dhe virtualiteti i rrjeteve sociale.
I gjithë diskuri politik i Kryeministrit Edi Rama pas 30 Qershorit si në rrjetet sociale, në komunikimin e përditshmë, në konferencën e fundit për shtyp me gazetarët, në fjalimin e konstiutimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, etj. është fokusuar tek qytetari.
Ai ka folur vetëm për investimet vendase dhe të huaja, për projektet e reja dhe ato të sapopërfunduara të infrastrukturës, për hapjen e vendeve të reja të punës, klimën e biznesit, luftën ndaj informalitetit, për zhvillimin urban, turizmin, asrsimin, shëndetësinë dhe prespektivat social- ekonomike të vendit.
Kjo qasje nuk është një përpjekje për të injoruar apo anashkaluar opozitën e rrugës, median dhe zërat kritikë. Përkundrazi. Qëllimi kryesor është vendosja e temave më të nxehta dhe reale, në qendër të Forumeve të Debatit Qytetar. Duke ofruar përkundër “diktaturës mediatike”, praktikën e “demokracisë së polisit”, për të kaluar nga fjalët e hedhura ne erë, tek veprat dhe ballafaqimi i drejtpërdrejtë mes zgjedhësit dhe të zgjedhurit.
Partia Socialiste e ka në AND-në e saj komunikimin vijues me njerëzit, me të gjitha shtresat e ndryshme shoqërore, me çdo fashë të grupmoshave të shoqërisë, në të gjithë territorin e vendit. “Bashkëqeverisja me qytetarët”, komunikimi me qytetarët “Për Shqipërinë që Duam” dhe “Për Bashkitë që Duam”, interpelancat e ministrave të linjës me përfaqësues të profesioneve dhe grupeve të interesit, është një traditë e krijuar tashmë e cila po mer trajtat e një kulture të re të komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarin, studentin dhe sipërmarrësin.
Një nga mesazhet e vyera që 30 Qershori i dha mazhorancës qeverisëse, ishte ndarja e qartë që shoqëria i bëri hallit personal të Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nga hallet, nevojat, problemet, shqetësimet dhe prioritetet e tyre. Ndaj në shtator, bashkë me fillimin e sezonit të ri politik e mediatike, mazhoranca duhet të dijë që ta zbresi qendrën e rëndesës së debatit real, nga studiot televizive, tek Forumet e Debatit Qytetar, kudo nëpër Shqipëri.
E mire si ide duke pare qe debatet ne studio televizive po degradojne njeri pas tjetrit .
Alfred nuk e kisha idene se ne cilen parti ben pjese por mjafton te lexosh pak rrjeshta nga shkrimet e tua e kupton qe je nje servil i PS se Edi rames. Pak rendesi ka kjo. Jo se PD shkelqen,tashme eshte nje parti qe ka marre fund dhe nje zot e di se ku do te shkoje nqs nuk riorganizohet duke flakur Berishen,bashen dhe gjithe banditet e PD. Rama per faj te tyre doli i fituar dhe duket sikur eshte i forte ne kete moment. Nderkombetaret Ramen e kane lene per ne fund pasi te lajne hesapet me Metrat,berishllaret,bashllaret etje etj. Rama duket sikur do te kerkoje nje mandat te trete qeverisje dhe si kryetar partie. Servilet e PS do ja japin se ata pak te sakte qe kane qene ne parti Rama i qeroj me pare(pak ishin) dhe kane ngelur vetem “YES SIR.” si zotrote ,Spiropali(kjo pastaj eshte e tmershme,s’me kane zene syte grua me servile ndaj shefit. Kaq eshte servile saqe te ben per te qeshur por dhe per te qare njekohesisht, e papare per pak pushtet dhe privilegje). Po te them ne konfidence qe:
RAMA SHPETOI PER “QIME” NGA DEMOSTRATA E STUDENTEVE. ME ERDHI SHUME KEQ QE LEVIZJA E TYRE U SHUA SHPEJT EDHE PER ARSYE TE TJERA. ATA DO TA KISHIN RREZUAR RAMEN NGA QEVERIA ME PAK MUNDIM POR U TREGUAN TE DOBET,U PERCANE DHE PS NDERHYRI ME RAMEN SE JU HYRI FRIKA NE PALCE. POR S’KA GJE RAMA NUK PERFAQSON TE ARDHMEN E SHQIPERISE DHE NE MOS SOT NESER DO TE LARGOHET NDOSHTA DHE ME TURP. PRETENDOI TE ISHTE “QEMAL ATATURKU” I SHQIPERISE PER S’ISHTE GJE TJETER VECSE NJE KRYETAR PARTIE E KRYEMINISTER MENDJEMADH ARROGANT,MEGALLOMAN, PIKTOR MEDIOKER(pak rendesi ka kjo). NDOSHTA E KEQJA ME E VOGEL. SHPRESOJ ME GJITHE ZEMER QE SHQIPERISE KETIJ KOMBI FATKEQ I MASAKRUAR GJITHMONE NGA VETE SHQIPTARET TE MOS I VIJNE ME NE KRYE LIDERA SI KETA AKTUALE(PD,PS,LSI). good luck
Z.Peza duhet t’ja u kujtoj se etika juaj morale eshte zero ,e zeze,pasi jeni kapur me presh ne duar ku me “kursimet” e rroges u perpoqet te blinit banken dhe keto paradokse ndodhin vetem ne Shqiperi ku dhe pas ketij skandali mazhoranca ju ka zgjedhur si mbrojtes te saj neper forumet televizive por mungon MORALI dhe z.Rama nuk mund te justifikohet si me rastin e Dakos i cili nuk ishte denuar nga gjykata dhe tani i hiqet viza nga SHBA…
undefined