Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion për goditjen e krimit ekonomik e financiar, ndërsa ka sekuestruar 1,5 milionë euro llogari banke, të dyshuara se janë përfituar nga burime të paligjshme.
Pasuria i përkiste Ferdinand Shehut ish-drejtori i ALUIZNI në Tiranë.
Ferdinand Shehu dyshohet se këtë pasuri e ka vendosur në kohën që drejtonte institucionin që merrej me legalizimet në Tiranë në vitet 2006-2011.
Deklarata e policisë:
Finalizohet operacioni “Investimi”
Sekuestrohen 1,5 milionë euro llogari banke, të dyshuara se janë përfituar nga burime të paligjshme
Në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të paluajtshme dhe të shumave financiare, që dyshohet se janë përfituar nga burime të paligjshme, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Pastrimit të Parave, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizoi operacionin policor të koduar “Investimi”, për sekuestrimin e 1 500 000 euro llogari bankare, të një shtetasi, ish – punonjës i administratës shtetërore i cili në vitet 2006 – 2011 ka mbajtur funksione zyrtare në Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Urbane.
Ky shtetas dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, duke kryer disa investime në pasuritë e paluajtshme.
Kohët e fundit, nëpërmjet një banke private, shtetasi i lartpërmendur ka tentuar transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 000 Euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat.
Për arsye se hetimet janë në vijim, nuk mund të jepen të dhëna të tjera. (TemA)
Nga 1997 e ketej duhet te hetohen te gjithe zyrtaret e administrates se te gjithe jane te perfshire ne korrupsion.
Te verifikohet pasuria marramendese e tyre nga hetues te huaj
Mero , mos harroni te hapni edhe rregjistrat e administrates se Zogjit te I ! Ata qe kane ardhur mbas ketij derdimenit nuk e kane harritur kete shume ? Hetimi te vazhdoje zinxhir jo ne menyre selektive . Çrendesi ka qeverria Berisha , Nano , Meta apo Rama !
UROJ TE TERHEQE KEMBEN ZVARRE KU TIPI SHEHU SE SI KY JANE NJE LUKUNI ZYRTARESH QE LUNDROJNE NE PARA TE GRABITURA.
HETONI KETE KRYETARIN E BASHKISE SE RROGOZHINES QE DJE DOREZOI DETYREN PAQESISHT. LUNDRON NE PASURI TE VENA NGA DHENIA E LEJEVE DHE SHITJA E PRONESIVE NE SPILLE ETJ. KA BLERE DHE MEDIA KY TIPI. PUNE TE MADHE KA NJESIA SPAK SE KETU HAJDUTERIA ZYRTATE ESHTE KTHYER NE SPORT.
undefined
Po kjo eshte vjedhje e pasted kur do arrestohet apo ska vende ne burgje se i kane zene hajdutet e elektrikut.
Familjar i Sherefedinit besoj!
Po artan lame qe ka 1.5 miliard???
Deri ne sekuestro eshte rruge e gjate. Nuk mund te kete sekuestro pa vendim gjykate, por vetem bllokim llogarie.
Sidoqofte, mire ja kane bere nese vertetohet se i ka te paligjshme dhe atehere, kur nje drejtor i vogel mund te mbledhe kaq para, po ministrat dhe kryeministrat sa mund te kene vjedhur nga ky popull i pagdhendur akoma?
Nga peshqit e medhenj deri te drejtoret,te gjitheve tu sekuestrohen parate e vjedhura ne kurriz te popullit
Ky ka pas bisnes qe nga 91….tani te verteteje qe ka paguar tatime……
Ndiqeni ne gjendje arresti se aty meson si te pendohet.1.5 milion euro hajde pare hajde.
E heqte kemben zvare e per ish kryetare e z.rr.p.p.korce mbas vitit 2005 qe erdhi nga fshati dhe e beri pershesh korcen.
Kto jane pak.Kontrolloni e verifikoni pasurit e tropojaneve,te atyre me poste te larta ne qeverit e Berishes.Nipi Kolicit trafikant nderkombetar I droges.Po Brecani,Dollapi etje e tjere me pasuri te pafund ne Tirane e te ardhur nga Tropoja pa breke ne bythe.
z. Mero; Ferdinand Shehu ishte dhe eshte njeriu qe luan parate e Shkelzen Berishes duke patur mbrojtjen e Tij direkt, kur ky hajdut spektakolar i bente “Pordhe” kujtdo ne ALUIZNI dhe dihesh nga te gjithe qe ishte njeriu intim i Shkelzen Berishes. Ky ka shume vjedhje e krime me dokumentat e ALUIZNI ne ato 5-vite qe qendroi Drejtor per Tiranen, e qe prej asaj kohe merret me biznese te ndryshme, ku kontaktet me Shkelzen Berishen i mban nepermjet dy personave me poste ne Bankat; “Banka Credins” (kryesorja e pastrimit te parave te familjes Berisha) si dhe ne “Raiffeisen Bank”.