Konstituohet Këshilli Bashkiak në Cërrik, Basha i jep fjalën ish kryebashkiakut të LSI-së: Do jesh kandidat i PD-së në zgjedhjet e ardhshme

1 Gusht 2019, 13:38Politika TEMA

Teksa në bashkinë e Cërrikut është konstituuar Këshilli Bashkiak, Lulzim Basha thotë se nuk ka asnjë kryebashkiak.

Basha ka vijuar që të theksojë se kërkon zgjedhje lokale dhe të përgjithshme në të njëjtën ditë.

Ai i premtoi ish kryebashkiakut të LSI-së se në zgjedhjet e ardhshme do të jetë kandidat në listën e Partisë Demokratike.

S’ka kryetar bashkie këtu, Kryetari i Bashkisë këtu do të jetë kandidati i PD, në zgjedhjet të lira të ndershme, Zgjedhje të parakohshme e vendore në të njëjtën ditë. E sotmja është farsë. Dita do vijë shumë shpejtë që ata që harxhojnë para për këtë farsë do të përgjigjen ligjërisht dhe penalisht ndërsa ideatorët e kësaj i presin prangat.” ka thënë Basha.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje