Presidentja kroate: Kemi falur shumë gjëra, por jo krimet e luftës

4 Gusht 2019, 14:21Bota TEMA

Duke zbuluar në qytetin e Glinës një bust për presidentin e parë të Kroacisë, Franjo Tugjman, presidentja aktuale e vendit, Kolinda Grabar-Kitaroviç deklaroi se, për hir të paqes dhe të së ardhmes, Kroacia kishte falur shumë gjëra, por krimet e luftës duhej të hetoheshin dhe të penalizoheshin.

“Ne kemi falur shumë gjëra për hir të paqes dhe të së ardhmes, por duhet të hetojmë dhe ndjekim penalisht krimet e luftës, kjo është ajo që shteti kroat u detyrohet viktimave”, deklaroi presidentja në Glinë, 70 kilometra në jug të Zagrebit, ku mori pjesë në ceremonitë për Ditën e Fitores, Ditën e Falënderimeve të Atdheut dhe Ditën e Veteranëve Kroatë.

Pas ceremonisë, presidentja Grabar-Kitaroviç dhe anëtari i parlamentit Miroslav Tugjman zbuluan bustin për presidentin e parë kroat.

Miroslav Tugjman tha se babai i tij, Franjo Tugjman nuk ishte më vetëm presidenti i parë i Kroacisë, por gjithashtu ishte një simbol i krijimit të shtetit kroat, lirisë dhe pavarësisë së tij.

1 komente në “Presidentja kroate: Kemi falur shumë gjëra, por jo krimet e luftës”

  1. Feniks says:

    Po zonja e nderuar kroate,keshtu ndodh kur kryeministri i nje vendi punon per vendin e vet sic beni ju!
    Por me nje kryeminister si Rama,qe nderon krye kuinslingun M.Frasheri,qe ka bashkepunuar me pushtuesit nazi-fashiste,eshte e kunderta!
    Prandaj Shqiperia sot po shkon drej shitjes si shtet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje