LSI dhe PR dorëzojnë kërkesën për 13 tetorin, reagon Balla: Zgjedhjet përfunduan, dorën e shtrirë për opozitën për 2021

5 Gusht 2019, 15:35Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Republikane dorëzuan sot kërkesën në KQZ për tu rregjistruar në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Pas kësaj, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se heziton të bëjë një koment për opozitën, ndërsa deklaroi se janë të ofruar për dialog vetëm për Reformën në Zgjedhore.

Socialisti theksoi se përballja e ardhshme elektorale është për zgjedhjet e përgjithshme të 2021-shi

“Zgjedhjet e 30 qershorit ishin një moment i rëndësishëm ku fitoi qytetaria, fitopi ligji, fitoi Kushtetuta e vendit dhe mendoj që mos ta bëjmë më qesharake sjelljen e opozitës dhe do të hezitoja të bëja ndonjë koment lidhur me ato që informoni ju sepse zgjedhjet e 30 qershorit janë zhvilluar, kanë përfunduar.

Të zgjedhurit prej tyre qofshin këta kryetarë të bashkive apo anëtarë të këshillave bashkiakë, kanë marrë detyrën tashmë ose janë duke marrë detyrën edhe në këtë moment që flasim bashkë. Kështu që nuk kam asnjë koment për halle të pazgjidhshme të përfaqësuesve, siç citoni ju të opozitës.

Ajo që dua t’ju them është që dora jonë është e shtrirë për të bashkëpunuar pikë së pari me opozitën në parlament për të adresuar tërësisht rekomandimet e OSBE-ODIHR por edhe të KiE që lidhen me një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse me qëllim që zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 të zhvillohen me një kod zgjedhor që ka adresuar të gjitha rekomandimet në 3 zgjedhjet e fundit”, deklaroi Balla. (TemA)

1 komente në “LSI dhe PR dorëzojnë kërkesën për 13 tetorin, reagon Balla: Zgjedhjet përfunduan, dorën e shtrirë për opozitën për 2021”

  1. Isuf says:

    Po nuk Mori pjese PS ne zgjedhjet e 13 Tetorit kjo date do cdekretohet nga Ilir Meta. Motivi se nuk Jane pluraliste. Cdekretimi do behet dy-tre jave para dates 13.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje