Nard Ndoka “braktis” Lulzim Bashën: Të gatshëm të hyjmë në zgjedhje edhe me Ramën kryeministër. Ne s’do e njohim kurrë 30 qershorin, jemi kthyer në mazhorancë shprese

5 Gusht 2019, 18:27Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka deklaron se opozita është e gatshme që të futet sot në zgjedhje me apo pa Ramën kryeministër.

“Ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje në çdo datë me këtë dhe pa këtë kryeministër, por nuk është morale as politike t’i besosh organizimin e zgjedhjeve një kryeministri që është kapur duke i vjedhur dhe blerë ato, me ministrat dhe deputetët e tij së bashku me grupet kriminale”, – shprehet Ndoka në një intervistë për gsh.

Sa i përket aksionit opozitar kryedemokristiani thekson se ai ishte i suksesshëm, sepse e bëri popullin që të mos besojë më te qeveria dhe ta shohë të djathtën si shpresë për të ardhmen.

Pjesë nga intervista për gsh:

Zoti Ndoka, Presidenti i Republikës dhe disa parti opozitare vijojnë të këmbëngulin për mbajtjen e zgjedhjeve vendore në 13 qershor. Por, nga ana tjetër, qeveria dhe institucionet që kanë detyrimin për organizimin e zgjedhjeve nuk e njohin këtë datë dhe e konsiderojnë të mbyllur kapitullin e zgjedhjeve vendore në Shqipëri. Çfarë do ndodhë më tej, besoni se zgjedhjet do të realizohen?

Nuk besoj se zgjedhjet do të zhvillohen me 13 tetor, kjo mazhorancë po qeveris në kushtet e një grushti shteti institucional. KQZ nuk zbaton ligjin e Kushtetutën, por urdhrat politikë të kryeministrit. Gjykatat janë në kaos total dhe në mjerimin më të madh që sistemi i drejtësisë ka patur ndonjëherë. Qeveria dhe Kuvendi nuk njohin institucionin e Presidentit, KQZ nuk zbaton dekretin, në këto kushte zgjedhjet janë totalisht të minuara dhe të pamundura për t’u realizuar.

Si mund të realizohen një palë zgjedhje kur qeveria është kundër?

Mund të realizohen, vetëm kur qytetarët dhe opozita të largojë këtë kryeministër. Edi Rama po mban peng zgjedhjet, integrimin dhe të ardhmen tonë si komb.

Ndërkohë që vetëm 3 parti iu drejtuan KQZ-së që të nisë procedurat për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Pse nuk ishin të gjitha partitë opozitare në bllok për këtë kërkesë?

Kërkesa është formale, mbasi jemi të qartë tek rruga që ka zgjedhur mazhoranca dhe Edi Rama për pushtimin e 61 bashkive në vend. Kauza e opozitës, e drejta e qytetarëve do triumfojë përballë arrogancës dhe dhunës institucionale të Edi Ramës.

Opozita e bashkuar është e gatshme që të shkojë në zgjedhje në 13 tetor edhe me Ramën kryeministër?

Ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje në çdo datë me këtë dhe pa këtë kryeministër, por nuk është morale as politike t’i besosh organizimin e zgjedhjeve një KM që është kapur duke i vjedhur dhe blerë ato, me ministrat dhe deputetët e tij së bashku me grupet kriminale. Nuk mund t’i varen ujkut mëlçitë në qafë!

Po kryetari i PD-së ça qëndrimi ka mbajtur për këtë çështje, është ai i gatshëm të hyjë në këto zgjedhje pa kushte?

Lideri i opozitës së bashkuar, z.Basha është i gatshëm të hyjë që nesër në zgjedhje, por standardet e zgjedhjeve dhe vota e lirë është kauza që ai po mbështet si premtim tashmë të dhënë përpara kombit, botërisht.

Ndërkohë që në anën tjetër kryetarët e rinj të bashkive kanë marrë në shumicën dërmuese detyrat e tyre të reja, pavarësisht një rezistence të vogël në njësi të veçanta. I njeh opozita ata si kryebashkiak?

Opozita nuk do e njohë kurrë 30 qershorin si datë zgjedhjesh, është qartazi një datë antikushtetuese. Zgjedhjet janë organizuar në kushtet e një bande mafioze të rilindjes për të pushtuar bashkitë e vendit. Zgjedhjet lokale do zhvillohen shumë shpejt konform ligjit dhe garës mes palëve.

Ka një moment ku opozita gaboi në gjithë këtë betejë?

Nuk ka të pagabueshëm, ne do të shohim me shumë kujdes e përgjegjësi, hapat që kemi hedhur deri këtu dhe axhendën për më tej. Unë besoj shumë se opozita është kthyer në mazhorancë shprese, pikërisht nga kjo rrugë që ndërmori. Kemi fituar qytetarët, kemi humbur pushtetin, do fitojmë standardet dhe do të kthehemi sërish në institucione nëpërmjet votës së lirë. Kjo është rruga me parimore, që një lider dhe opozitë ka ndjekur në pluralizëm.

15 komente në “Nard Ndoka “braktis” Lulzim Bashën: Të gatshëm të hyjmë në zgjedhje edhe me Ramën kryeministër. Ne s’do e njohim kurrë 30 qershorin, jemi kthyer në mazhorancë shprese”

  1. timo says:

    Keni humbur qytetarët bashkë me pushtetin. Nuk puthni më pushtet jeni të pa”riparueshëm”. Tek varrezat e makinave e keni vendin.

  2. salianji says:

    Me ngel shpresa e shqiptareve tek ty o trangull, flaka i rente Shqiperise.

  3. shqip says:

    Ka nje shprehje qe perdoret rendom per njerez me deformime mendore ( deficente ). Thuhet; idiot i lindur. Rasti i Nar(d) Ndokes eshte tipik. Madje per kete rast thuhet; idiot i lindur dhe i rritur. Tani ky thote ;me dhe pa Ramen, ne do hyjme ne zgjedhje. Ky jo vetem qe parti nuk ka, se eshte vetem iluzion i tij , po me shume gjasa kete nuk e voton as gruaja e tij. Mos flasim pastaj per Mediun qe ka 20 vite qe e fut Saliu ne parlament. Do dilte nje kinokomedi kryeveper me titull “karavidhet e parlamentit ” , me personazhe reale si Dashi i plonsit, apo Dulja me Idrizin. Çorbe e vertete.

  4. blerta says:

    Ska nevoj ta njihni e njef OSBE dhe ODIR, SHBA dhe BE….

  5. Lul kamarieri says:

    Ajri eshte i fresket ne mengjes sepse ka fjetur tere naten jashte .
    Filozof Nard Ndoka

  6. Tonny says:

    Shpikja e fundit:
    Limonata behet me limon.

    NDOKA N.

  7. Faqqosja says:

    Ju flet kryetar i partise me nji ish deputet. Yll fare.

  8. Gjoni.Shkoder. says:

    Neveri ime harxhu kohe me kete pis te qelbet.

  9. Arber iliri says:

    Hahaha nardo vari lesht kot ike nga deputet.ti rob i qut pse me saliun.

  10. Komentuesi says:

    Opo ç’dreqin flet ky mullari me kashte,Perotestat e paskan bere opoziten mazhorance.Uuu uh pika qe nuk ju bje.Juve u ka braktisur populli more lumdhenjer.Nuk ju bejne me syt drite.

  11. Une,Lubonja says:

    Cfare mjerimi! Cfare mediokriteti? Ku ka mbetur Shqiperia? Deri kur?

  12. MH says:

    Nardi asht ma perfeksionist per balet se per politike apo liderr partie.
    Kot nuk thone ne Shkodr: A je i marr apo ne balet.

  13. Vetingu says:

    Ky eshte nje K.. qe perfaqeson ” SHUMICEN OPOZITARE”. Sa kohe qe opizita perfaqesohet nga keta kastraveca, Edi Rama qeveris i qete.
    Edhe ato qe nuk e durojne Edi Ramen, dhe me deshire nuk do votonin per te, duke votuar kunder Haxhi Qametes, kunder Lules me brilantine dhe kunder ketyre kastravecave qe fantazojne se perbejne shumicen, hedhin voten per Edin.

  14. Ed tironci says:

    Ky eshte trap komplet!!njeriu i ri berishian!!i eshte trashur qafa,truri..me leket e shqiptareve.

  15. Koba says:

    Ju i keni bere NDER te Madh Rames.E keni Forcuar dhe Blinduar ne Pushtet.Ai ndjehet ma mire me Ju se me vete socialistet.Ne Tullum e keni per nje kohe te Gjate ,deri sa te shporni Lugatin dhe Te birin e Tij Satana.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje