Z.Basha, kriza mund të jetë një fillim i ri. Mos e digjni këtë mundësi!

5 Gusht 2019, 11:02Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

(Nje leter publike per kreun e opozites)

I nderuar z, Basha!

Po ju drejtohem publikisht, në përpjekje për tërhequr edhe të tjerë në një diskutim, besoj të nevojshëm.

Opozita është duke këmbëngulur që të mbahen zgjedhjet vendore në 13 tetor, sipas datës së dekretuar nga Presidenti i Republikës. Zgjedhje të cilat socialistët i refuzojnë.

Ju po kërkoni që të zhvillohen zgjedhje pa kundërshtarë, pra të bëni të njëjtën gjë që bënë socialistët dhe aleatët e tyre në 30 qershor. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në 13 tetor, me pjesëmarrjen vetëm të kandidatëve të opozitës, cili do të ishte ndryshimi nga 30 qeshori, të cilin ju e keni denoncuar botërisht si farsë? 30 qershori nuk zgjidhet me një tjetër 30 qershor, por zgjidhet vetëm institucionalisht në Gjykatën Kushteuese.

I nderuar z kryetar!

13 tetori është një datë që i ka ngecur në dorë Presidentit të Republikës tani, dhe ju nuk duhet të humbisni as energji dhe as kohë duke kërkuar ta shndërroni atë në ditë “historike”.

Ju provuat ta rrëzonit kryeministrin me protesta, edhe të dhunshme. Planifikuat ti ndalonit edhe zgjedhjet e 30 qershorit, po përmes akteve të dhunshme. Por ky skenar, me ndërhyrjen e SHBA-së, ra. Dhe unë nuk besoj se mund të riaktivizohet më.

Sado të urreheni, ju jeni të “dënuar” të uleni me njëri-tjetërin dhe të diskutoni, pasi në fund të fundit ky është edhe misioni i politikës. Edhe në luftë ultimatumet negociohen.

Ne të gjithë tashmë e dimë që kriza politike nuk është një qejfmbetje udhëheqësish. Ajo është pasojë e një procesi të vazhdueshëm degradimi të demokracisë.

Shqiptarët votuan, por nuk zgjodhën në 30 qershor. Kjo nuk ishte hera e parë. Prej vitit 2009, shqiptarët kanë votuar, por nuk kanë zgjedhur. Sepse deputetët i keni emëruar ju, kryetarët e partive, përmes listave të mbyllura. Dhe kjo solli degradimin e parlamentit, pasi në lista ju futët, gjithnjë e më shumë, miqtë dhe ata që nuk ju kundërshojnë, pra servilët. Për këtë arsye sot kemi parlamentin më qesharak që ky vend ka patur që nga fitimi i pavarësisë prej Turqisë.

Korruptimi i vazhdueshëm i politikës, nevoja për të siguruar vota me çdo mjet e mënyrë, solli që politikanët dhe intelektualët të zëvendësohen gjithnjë e më shumë me tregtarë, ndërtues, trafikantë, kriminelë ordinerë apo edhe palaço estradash. Sepse ata ofrojnë paratë e tyre dhe sigurojnë vota përmes parave dhe presioneve.

Kjo bëri që edhe përgjimet skandaloze të Dibrës, pjesës dërrmuese të shqiptarëve t’u duken si gjë normale. Sepse ata të gjithë e dinë, apo e kanë përjetuar një gjë të tillë, njësoj edhe kur PD ka qenë në pushtet.

Kjo situatë nuk lindi sot, as në një ditë e as nëj një vit. Ajo u prodhua dhe u konsolidua vit pas viti, e zgjedhje pas zgjedhjesh. Por sot, në emër të së ardhmes dhe në emër të atyre që po e braktisin këtë vend, kjo duhet të zhbëhet. Dhe kjo nuk zhbëhet duke ikur Rama e duke ardhur juve. Sot në kemi shancin që këtë krizë ta shndërrojmë në një fillim të ri. Ta zgjidhim duke riparuar shumë probleme në trupin e demokracisë tonë, që zor se mund ta quash të tillë tashmë.

Duhet një reformim i thellë, duke ndryshuar së pari sistemin, duke zhdukur listat e mbyllura, për t’ia kthyer pushtetin e votës popullit. Duhen bërë ndryshime të forta ligjore për të kontrolluar financimin e politikës, financimin e fushatave, paratë që derdhin vetë kandidatët-ndërtues dhe mbrojtjen prej shantazheve të votuesve.

Pra, duhet bërë një pastrim i politikës, si atje në pushtet ashtu edhe tek ju në opozitë, jo thjeshtë nga njerëzit, por edhe nga paratë që ushqejnë kapilarët e saj. Ju duhet ta dini, se ka shumë shqiptarë që e ndjejnë peshën e rëndë të korrupsionit, por nuk ju shikojnë juve si zgjidhje, me të njëjtat mekanizma loje.

Ndaj, ju që e nxitët dhe morët përsipër të udhëhiqni reagimin qytetar, sot nuk duhet të turreni pas karremit të 13 tetorit, të bllokoni derën e bashkisë së Devollit, apo të vazhdoni të këndoni këngën “Rama ik”. Që Rama të ikë me votë, që pas Ramës të ikni edhe juve, e pas jush kushdo tjetër, duhet të korigjohen defektet e mëdha të sistemit. Mos e humbisni këtë shanc për ti bërë këto.

Ftoni njerëz edhe jashtë gardhit të opozitës, jo për të marrë pjesë në protesta, por për të hartuar një platformë që do të forcojë themelet e demokracisë dhe hidheni atë në tryezë. Pastaj bërtisni fort që këto ndryshime të bëhen. Do të keni pas edhe zëra të tjerë për këtë. Ani, le ti votojë këto ndryshime edhe ky parlament qesharak, rëndësi ka të bëhen.

Nëse do të vazhdoni të protestoni për 13 tetorin, atëherë dijeni që kauzën që ju konsolidoi si kryetar opozite, jeni duke e vrarë po ju vetë.

13 komente në “Z.Basha, kriza mund të jetë një fillim i ri. Mos e digjni këtë mundësi!”

  1. Po ???? says:

    SAKTE, por mos u merzit prit dhe pak z. Kikia se do te vere pikat mbi i Reforma ne Drejtesi dhe atehere do te kete fillim te ri. Shpresa vdes e fundit dhe prisni dhe shpresoni deri atehere, dhe pak duhet.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Po po qesharak eshte ai Parlament.. Sa naiv o I shkreti ti.. Enderro ne qiell te hapur enderro..

  3. Lul kamarieri says:

    Kujt ia thua !!!???

  4. BLLOKMENI says:

    Kikia, ,megjithese mundohesh shume te shpjegosh su cila eshte zgjidhja, prap edhe ti bie ne batakun e politikes se sotme. Basha ka vetem nje te drejte por te cilen nuk e con deri ne fund , kriza zgjidhet kur te hyjne politikanet ne burg. Pra deri ketu shkon.
    Sot jemi ne kete situate jonormale te politikes shqiptare. Dhe dalja nga kjo situate do kohen e vete e cila lidhet pazhgjidhshmerisht me reformen ne drejtesi. Kini besim tek kjo reforme e cila do te fshije nga faqaja e dheut nga te gjitha krahet. Dhe do te shikojme se cilet figura do te mbeten ne qarkullim per te rivazhduar betejat per pushtet, por duke u riorganizuar dhe duke futur elemente te rinj te pandotur nga ky batak i felliqur.
    Eshte e thjeshte , kush ka luajtur poker, ka hedhur kater letra , ka mbajtur nje te forte dhe ka kerkuar kater te tjera me te cilen ka fituar edhe lojen.
    Ato kater letrat qe ka leshuar ne tavoline jane pikerisht politikanet qe do te kalojne ne vetingun e SPAK-ut. Beni pak durim dhe zgjidhjet do te jene shume te mira per kete komb.

  5. Ardi says:

    Bravo, keni trajuar thelbin e problemit.

  6. dhembeli says:

    E qe te bejne keshtu si thua ti Mentor (edhe une mendoj keshtu si Ti) , duhet qe te pranojne edhe te lepijne si qeni bishtin e tyre, ata qe perfaqesojne
    opoziten ne parlament . Atje te behen ndryshimet ne reformen zgjedhore edhe ndryshimet kushtetuese te nevojeshme ; ndersa keta te rrine jashte parlamentit dhe te mbeshtetin ata brenda. Kaq e thjeshte eshte, por duhet te pranojne publikisht gomarlleqet qe kane bere , demin qe i kane shkaktuar vendit si dhe vetes se tyre . Do jete me mire keshtu sesa te bien ne gropen qe hapen vete . Nuk thone kot ;”Kur tjetrit i hap gropen,bije vete brenda”. Gjithe C’ka po derdellisin jane per te shtyre kohen.
    Falm. Mentor! keshille e qarte.

  7. Lulzim Basha do perfundoje shume shpejt si dhe dy Boss_et e tij Berisha e Meta perpara BKH dhe SPAK; ne burg dhe i sekuestruar, sepse ka shume veprime kriminale te kryera qe nga koha kur ka punuar ne Kosove (2002), pastaj vjedhje kolosale te vepres Publike RRUGA E KOMBIT, pastaj firmetar ne shitjen e kufirit detare Greqise, pastaj pjesemarres ne vrasjen e 4 te pafajshmeve ne 21 janar 2011… PD dhe LSI kane renie ne perqindje ne perkrahje popullore, sidomos pas 30-Qershorit, ku triumfoi linja pro-Perendimore (pro-Amerikane) e Edi Rames dhe Jo linja filo-Ruse e Berishes dhe Metes. Kete e kane kuptuar shume perkrahes te PD dhe LSI ne rrang vendi, ku nder te ikurit azilante ne Europe e gjetke keto 4-vitet e fundit jane 90% nga radhet e perkrahesve te PD-LSI, prandaj keto Parti qe mbahen per Opozite “konstruktive”, ne fakt ka treguar e tregon se eshte nje Opozite destruktive, filo-Ruse, filo-Serbe, filo-Greke. Prandaj; LSI eshte ne kufijte e nen 5% dhe PD ka rene ne 20%, qe me Ligj te ri per perqindjen ne Zgjedhje te Pergjithshme sic e ka shumica e vendeve te BE, mbi 4 %, LSI rrezikon plotesisht shkrirjen nga faqja e dheut, ndersa PD mbetet ne 20% dhe pritet shkermoqja ne dy deri tre fraksione, qe do krijojne Parti te reja. Kot nuk thote proverbi: KU ISHE…, ASGJEKUNDI… Kjo eshte Opozita aktuale e Republikes se Shqiperise, nje duet kryekput palidhje si linje politike, njera mbahet per e djathte e tjetra mbahet per e majte, qe ne fakt jane nje amalgam mbeturinash te vjetra e te reja me linje Blloku te PPSH si dhe te Sigurimit te Shtetit, por dhe te UDB e Asfalise e deri dhe ne Moske tek KGB_ja (me emer te ri pas renies se BRSS). Kjo Opozite anti-Kombetare 100% ne cdo drejtim si dhe anti-Perendimore (vecmas anti-Amerikane ne kulm), do shkermoqet keq dhe do detyrohet te marre “rruget e mutit”, siç thote populli per jashteqitjet… Une kurre se kam dashur Komunizmin, se kam qene ne Kamp Internimi familjerisht qe ne Mars 1990, ndaj dhe ika me eksodin e Ambasadave te Korrikut 1990, per te shpetuar nga Komunistet e rinje me emer “Demokratik” te Dhjetorit 1990, qe na perdoren per propagande dhe na vodhen dhe Pronat, edhe me keq se krimineli Enver Hoxha, qe na i shtetzoi por nuk na i zhduku dokumentat, sic bene “Demokratet” e Dhjetorit 1990 e me pas…

  8. Ilir says:

    Analiza korrekte, por thirrja ne adresë të Bashës, për tu bërë një nga protagonistët e zgjidhjes se ”krizës” është jo korrekte, sepse Ai — BASHA, nën komandën e Berishës-padronit të tij, mban mbi supe përgjegjësinë direkte për Krizën.
    Jo, Z. Kikia, nuk ka pse të pranojmë të vazhdojmë të jemi viktima të Autorëve, Shkaktarëve që na shndruan në viktima të përplasjeve midis tyre për pushtet dhe pasurim.
    Në këtë kënd-vështrim analiza e juaj mendoj se do të dilte e plotë.

  9. USA says:

    Nuk e kuptoj per cfare duhet te ulen te bizedojne politikanet qe kane vjedh dhe kane Vrare kete jane te gjithe per Burg. Analiste Futja Kot.

  10. BRSS says:

    ANALISTI I LESHIT LULIT I TAKON TI THUASH GRUAN DHE MOTREN NE PUDH O BYTHQIR DHE E KA PAK KY DO PLUMBIN SE KUR KA QEN M BRENDESHEM KA VRAR KATE VET PLERA TE QIFSHA RRACEN RRAC E DEGJENERUAR

  11. Kalopi says:

    Shkrimi prefekte.te gjithe ta mbeshtesni per te dhene fund riciklimit te krizave. Rregullat dhe zbatimi korekte kryesore per zgjedhje te lira dhe te ndereshme,jo largimi i Rames.

  12. Lako Dejani says:

    Pershendetje zoti Kikia!
    Me gjithe rrespektin qe shpesh kam per opinionet qe jep ne aspektin politik, sikurse jane edhe keshillat e sotme per zotin Basha si kryetar opozite qe ai te “mos e humbasij shansin dhe mundesine…” (kuptohet aktuale), duke i sygjeruar atij hapje ne parti, pastrim nga element negativ brenda partise se tij, ndryshime ligji per listat e hapura ne zgjedhje , kontrollin e fondeve nga donatore private ndaj partive etj, jo se keto nuk vlejne, por nuk e di nese vertete keto jane shanset qw ka humbur ky “lider” qe vitet e tij ne krye te P.D.-es jane shoqeruar veçse me humbje?! Po u nuk i jane thene atij me dhjetra e qindra here (per te mos thene me mijra ),nga ju dhe te tjere si ju dhe atij ketej i jkane hyre ne koke e andej i kane dale?! A kini vertete besim se ky njeri ngjall besim tek elektorati i tij dhe nje shumice e mjaftrueshme shqiptaresh per te marre votat e duhura te tyre dhe te vije ne qeverri? Sipas gjykimit tim, i ke rene pak si anash probl;emit qe ka realisht Basha dhe Partia e tij. Ngjan pak me ate batuten; “qwellove si kalama o Mane…”! Po pse nuk i thuaj cope: Po nuk bere analize te sinqerte brenda partise tende per papjekurite dhe gafat e tua si nje politikan “kercakes” dhe teresisht i deshtuar, qe eshte nen nivelin e brigadiereve te nje kooperative bujqesore persa i perket pergjegjshmerise, per ate qe ben, po nuk dha shembull vete ai si pranohen gabimet qe vete ai ka bere e ben, dhe po nuk u shkeput nga vartesia e te ashtuquajturit “liderit historik” qe ne fund ta fundit mendimi i atij qe (siç ka thene edhe vet) te dorezoheshin mandatet e deputetit e te mos shkohej ne zgjedhjet vendore te 30 qershorit, Basha zor, per te mos thene kurre, nuk vjen dot ne qeverrisje me kete mendje e kete qendrim qe vazhdon te mbaje. Ju i dashur Mentor mire i sygjeroni qe mos te humbase kohe as me 30 qershorin e as me 13 tetorin ,por a eshte i prirur ai te te degjoje? Ju si person, nga pikpamja publike,doni te mos e merzisni, apo te mos e dekurajoni ate si “politikan i ri” por jam i bindur qe ne koshiencen tuaj nuk mungon mosbesimi tek ai per aftesite e cunguara qe ai ka per t’u bere “lider”. Ai do te bente aktin me te arsyeshem dhe do te fitonter pike si njeri nese do te thoshte burrerisht dhe publikisht: “U perpoqa duke menduar se po beja mire por me kane dale keq, sepse kaq dita. Me qellim nuk i kam bere por une e prura Partine deri ketu. Mire apo keq , n’daçi me falni, n’daçi me gjykoni. Une me tutje nuk e shtyj dot….” Ngjan pak si mentalitet komunist kjo qe them, por vetem keshtu mund te beje hair ajo parti, nese ka ndermend te vije ne pushtet afer, ndryshe, duke u hequr zvarre (siç i sygjeroni ne kete rast edhe Ju) , nuk besoj se ai do ta “kapij shansin…” Shansi i Lulezim Bashes ka kohe qe ka humbur, qe kur ai vazhdon t’i lepihet Rames, i argaliset Metes dhe i thote lepe-peqe Berishes.

  13. boston says:

    Ketij Lulezimit duhet prere koka qe ti mbyllet goja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje